Ulqin : Partitë Shqiptare s’bashku mund të qeverisin pas këtyre zgjedhjeve

0
587

Sot në Ulqin u zhvilluan zgjedhjet lokale në të cilat sipas rezultateve paraprake , partitë shqiptare kanë fituar shumicën e mandateve . Sipas këtyre rezultateve Forca ka fituar 9 mandate , po aq sa edhe DPS-ja . Koalicioni ”Zgjohu Ulqin” (PD-LDMZ-Perspektiva) ka fituar 7 mandate dhe UDSH 3 këshilltarë . Nëse llogariten këto rezultate , partitë shqiptare kanë shumicën me 19 mandate nga 33 sa ka Kuvendi i Ulqinit , çka nënkupton se ato mund të formojnë pushtetin në Ulqin dhe të largojnë DPS-në e Milo Djukanovic-it në opozitë . Rezultatet paraprake : Socialdemokratët – 3 mandate Unioni Demokratik i Shqiptarëve – 3 mandate Partia Boshnjake – 0 mandate Demokratet – 0 mandate Forca – 9 mandate SNP dhe Demokratski Front – 0 mandate SDP – 0 mandate Partia Demokratike , Perspektiva dhe LD në MZ – 7 mandate URA – 2 mandate DPS – 9 mandate .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.