UJSJELLSI MALËSI E MADHE ; DËGJESË PUBLIKE.

0
307

Në mjediset e këshillit të bashkisë Malësi e Madhe është organizuar për herë të parë në keto 27 vite, dëgjesë publike. Kësaj rradhe krahas kryepleqve, drejtuesve të njësive vendore kanë qënë prezentë në këtë takim edhe qytetarë të cilët kanë shprehur mendimet e tyre për çmimin e ujit të pishëm, por edhe për problematikat e hasura në furnizimin me uj. Administratori i Ujsjellsit Malesi e Madhe Ndoc Prela pasi ka prezantuar qëllimin e takimit dhe ka shprehur gatishmërinë për t’iu përgjigjur mjaft pyetjeve, ia ka dhënë fjalen drejtuesit teknik të ndërmarrjes ing. Adi Hasanaj. Ky i fundit ka bërë një ryzeme të artë dhe të detajuar rreth gjendjes aktuale të ujsjellësit në Malësi të Madhe. Në takim ka përshëndetur, por edhe ka garantuar mbështetjen e bashkisë dhe posaçërisht të kryetarit Tonin Marinaj, për ujsjellsin Malësi e Madhe. Përfundimisht në këtë takim është rënë dakort që çmimi i ujit të pishëm pa TVSH të jetë 500 lekë të vjetra për m³(meterkub).


LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here