Tuz , “Shqiponja” çel Vitin e Skenderbeut

0
937

Gëzim Vuçaj – Tuz – 17 , 01 , 2018

Mbremja e kësaj të mërkure , e dates 17-Janar 2018 ka shënuar çeljen e veprimtarive kulturore , artistike dhe historike në kuader të Vitit të Skenderbeut në qytetin e Tuzit në Malin e Zi . Kjo veprimtari ndër më brilantet dhe natyrisht ndër më të realizuarat nga mjeshtrat , Agron e Anton Pllumaj drejtuesit artistik të ansamblit “Shqiponja” në qytetin e Tuzit . Salla e qendres informative kulturore në këtë qytet ishte mbushur si asnjë herë tjetër . Shqipëtaret në Malin e Zi kësaj rralle dukeshin më shumë se cdo herë tjetër të bashkuar , ku së bashku me anëtaret e shoqatës “Shqiponja” të cilet dihet që janë fitues të çmimeve të para në folklor në shkallë europian dhe botërore , prezent sonte në këtë shfaqje kushtuar 550-të vjetorit të Skenderbeut ishin të gjitha shoqëritë kulturore të Tuzit , pra Skenderbeu i bashkoi të gjithë . Numra të përformuar nga të gjitha shoqërit kulturore të Malesise në Tuz u shoqeruan edhe nga interpretimet e artisteve të ardhur nga qyteti i Shkodres ku veçojmë grupin Koral “Rozafa Express” të drejtuar nga maestro Zef Çoba . Në fund të këtij aktiviteti kompozitori i njohur Çoba ka folur rreth impresioneve që i sollen artëdashesit me duartrokitjet e tyre . Po kështu edhe Anton Pllumaj interpretuesi i Skenderbeut në minidramen kushtuar heroit tonë kombëtarë u shpreh se sonte Skenderbeu i bashkoi të gjithë . Ndërkaq edhe maestro Agron Pllumaj është ndjerë i lumtur për mbështjetjen e gjithë artisteve për të realizuar këtë koncert madhështor në kryeqendren e Malesise në qytetin e Tuzit në Mal të Zi . Ndersa për dy artistet e folkut Viktor Paloka e Jonuz Delaj kjo mbremje kishte vlerat e veta që do mbahet mend gjatë . Nderkaq historiani Mark Junçaj , veçmas fjales së tijë në këtë aktivitet është shprehur se gjatë këtij viti të Skenderbeut nuk do pushojnë duke i njohur të rinjtë me historit e heroit tonë kombëtar . Së fundmi duhet theksuar se kjo veprimtari e Shqipëtarve në Mal të Zi është edhe një ftese për instutucionet kulturore dhe pushtetit në qytetet Shqipëtare për të mos u ndalur por për të vijuar kështu si Tuzi për të festuar Vitin e Skenderbeut .

Foto gjatë aktivitetit :

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.