( Truri Dhe Droga ) Zhvillimi i trurit tek të rinjtë dhe pasojat e lëndëve helmuese…

0
478

Nga : Lekë Imeraj

Para dhejtëra vitesh është menduar se , truri i të rinjve , është ndryshe nga ai i të rriturve por , ky mendim , që para pak vitesh , është vërtetuar shkencerisht dhe nuk është më vetëm mendim por , një e vërtetë. Shkencëtarët , para ca vitesh , mendonin se truri e përfundon rritjen e tij , kur fëmija mbush moshën dhjetë – dymbëdhjetë vjeç. Sot dihet diçka krejt tjetër se . Pjesët e trurit , të posaçme për vetëkontroll , ndjenja , aftësinë e të gjykuarit dhe oragnizim , e përfundojnë zhvillimin e tyre të plotë vetëm në moshën 20 deri në 22 vjeç . Duke u nisur nga ky përfundim shkencor , truri i të rinjve , në fazën e zhvillimit të tij , është shumë i rrezikuar .
Ashtu si tek fëmijët e moshës, nga një deri në tetëmëdhjetë muaj, edhe tek truri i të rinjve ndodhë një mbiprodhim i masës gri të trurit.
Ndërkohë që fëmijët e vegjel nuk e kuptojnë dot se çfarë duhet të mësojnë dhe si duhet ta shfrytëzojnë këtë periudhë për të regjigstruar sa më shumë, të rinjt kanë njëfarë kontrolli në këtë fazë.
Gjatë kësja periudhe mbiprodhuese, në trurin e të ruit krijohen të gjitha qelizat e nevojshme, për lidhje dhe komunikim me botën e jashtme. Paralelisht me këtë, ndodhë edhe një fenomen tjetër, i cili mund të mendohet i dëmshëm. Të gjitha qelizat të cilat nuk hyjnë në përdorim gjatë kësaj periudhe, që nuk aktivizohen por janë pasive, asgjesohen nga vetë truri. Ky asgjesim është i parikthyeshëm.
Nëse të rinjt e kalojnë kohën në divan, me telefonin e dorës dukue lozur apo para televizorit, vdesin shumë më tepër qeliza se sa në sport, me libra, në shkollë etj.
Nëse truri, në moshën 20-22 vjeç, është vetëshplarë nga qelizat e “tepërta”, nuk i kërkon më ato dhe për gjithë jetën nuk ndryshon gjë. Njeriu mbetet në një masë të konsiderueshme i paaftë, për punë dhe komunikim social. Eshtë fare e lehtë për mësuesin që të dallojë nxënësit me prejardhje fshatare nga ata të qytetit. Shpesh ndodhë që prindët, ju luten fëmive të tyre për t’i ndihmuar diçka në kompiutër. Prindët e kanë të vështirë që ta mësojnë kompiutrin, kanë vdekur qelizat për një gjë të tillë. Ndërkohë që fëmijët e moshës katër apo pesë vjeç bëjnë mrekullira në telefonin e dorës, gjyshi zor se mund ta përdorë për t’u përgjigjur dhe thirrur. Të rinjt, madje që në moshën fëminore, mund të mësojnë, njëkohësisht, disa gjuhë të ndryshme. Të rriturit nuk e kanë këtë mundësi, kanë vdekur qelizat e përshtatshme për këtë gjë. Truri është një seleksionues i pamëshirshëm i qelizave të panevojshme dhe nuk i riprodhon më ato.
Eshtë detyrë e posaçme por dhe shumë e vështirë e prindërve që, gjatë kësaj periudhe, t’i aktivizojnë fëmijët e tyre me aktivitete të ndryshme, duke i nxitur dhe guximuar ata, për të qënë sa më aktivë dhe të shumanshëm, para se të vendosë truri për “ekzekutimin” e miliona qelizave “parazite”.
Mekanizmi i ndjenjave tek të rinjtë është ndryshej nga ai i të rriturve. Menodhet se akoma nuk ka përfunduar së ndërtuari. Ndjenja e frikës, guximit, zemrimit, rebelizmit, përgjegjsisë janë në një masë krejt tjetër nga ato tek të rriturit. Reagimet e tyre janë ndryshej nga ato që presin të rriturit.
Ndërkohë që të rriturit i analizojnë ndjenjat me pjesën frontale të trurit, aty ku është “busulla sociale”, të rinjt i përceptojnë ato me amykdalën. Detyra e pjesës frontale të trurit është të menduarit llogjik, vendi i ekulibrimit të ndjenjave me vetëkontrollin. Amygdala kontrollon, mbi të gjitha, sjelljet instinktive të individit, shpejtësinë e reaksioneve, atyre që e vënë njeriun në veprim në raste rreziku, pa pasur nevojë të mendojë.
Truri i mesëm është qëndra e ndjenjave të jetës dhe e arrinë zhvillimin e plotë në moshën 22 vjeç.
Shkenctarët e trurit, thonë se, të rinjtë, reagojnë para se të mendojnë, ndërkohë që të rriturit e kanë aftësinë e të menduarit para se të reagojnë. Kjo vërtetton faktin që, përse të rinjt janë aq të ndikuar në vendimmarrjet e tyre nga ndjenjat, duke na befasuar me surprizat e tyre.
Për të rriturit, në rastet e veprimeve të nxituara dhe të gabuara të rinjve, është normale pyetja: Si e bëre ti këtë gjë? Por, po aq normale është edhe përgjigjia e të rinjve: Nuk e di! Ata vërtetë nuk e dinë. Të rinjt mendojnë ndryshej, madje shumë më ndryshej nga të rriturit, në një mënyrë dhe art krejt tjetër, befasues. Amygdala reagon automatikisht, para se i riu të mund të timonojë situatën, për të vendosur, gjykuyr apo kontrolluar diçka.
Armiku më i rrezikshëm për të rinjt, gjatë gjithë kohës së zhvillimit të trurit, deri në formimin e tij të plotë, janë lëndët helmuese, alkoholi dhe droga. Nëse të rinjtë, gjatë kësaj periudhe, konsumojnë në mënyrë të pakontrolluar drogë dhe alkohol, rrezikshmëria e dëmtimeve të pariparueshme të trurit, është shumë më e lartë se tek të rriturit. Rreziku tjetër i madh është se, sa më shpejt që të rinjtë fillojnë me konsumin e drogës dhe alkoholit, aq më aktual është rreziku për të kaluar në vartësinë e tyre.
Fillimisht, droga dhe alkoholi godasin qendrën e “busullës sociale”, ku perceptohet bota, vjen mendimi llogjik dhe kontrollohen fjala dhe veprimet. Prandaj, i dehri mendon se mund ta drejtojë makinën dhe i droguari thotë se shkolla është kohë e humbur. Përceptime jashtë realitetit. Kjo tregon se është demtuar pjesa frontale e trurit, vendndodhja e ndjenjave. Shpesh qëllimi i drogë dhe alkoholpërdoruesve është demtimi i kësaj pjese të trurit. Në rastet kur kjo preket rëndë, njeriu humbë ritmin e frymëmarrjes, zemëra fillon të rrahë jashtë normave dhe mund të ndodhë edhe vdekja.
Nëse njeriu e ndërpret konsumin e drogës dhe alkoholit, fillon shërimi “brëndshëm” i trurit. Në fillim normalizohen funksionet automatike: zemëra dhe frymëmarrja, gjumi dhe oreksi. Pastaj rikthehen ndjenjat por, jo aq shpejt në masën normale. Madje tek disa zgjatë aq shumë sa nuk e durojnë dot dhe rikthehen përseri tek alkoholi dhe droga. Për shumë të rinjë të cilët nuk e përballojnë dot kohëzgjatjen e rikthimit të ndjenjave, është mirë që të shkëputen nga mjedisi “helmues” dhe të dërgohen në vatra të sigurta, pa drogë dhe alkohol. Kështu që u hiqet mundësia e vendimmarrjeve jashtë kontrollit të ndjenjave.
Si rregull, trurit deri në shërimin e plotë, i duhet gjysma e kohës që përdoruesi ka konsumuar drogë apo alkohol. Nëse ai ka konsumaur të tilla lëndë për dy vjet, trurit i duhet një vit.
Në të gjitha rastet, përdorimi i dhunës dhe keqsjellja me viktimën e alkoholit dhe drogës, janë të pasuksesshme dhe madje të demshme. Duhet kërkuar ndihma e mjekut dhe psikologut.

SHARE
Artikulli i mëparshëmPena Shkodrane , të ftuara tre poete me tre poezi …
Artikulli tjetërKJO KA NDODHUR PESE VITE ME PARE NE ” LORO BORICI ” …

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here