Tre kartolina per qeveritar , gazetar dhe opozitar per vitin e ri 2018 ..!

0
1763

Nga : Ndue Bacaj

Sic eshte bere tradite prej kohesh me rastin e cdo viti te ri , njerzve me te afermeve u dergohen kartolina ne te cilat me fjale zemre u urohet viti i ri , si vite qe shpresohet se do tu realizojne endrrat dhe deshirat personale e familjare , se bashku me mbaresine dhe sukseset ne pune e jete e kudo.. Nje urim te till si fillim ju a kushtoje (pa kartolina) jo vetem te afermeve , miqeve dhe dashamiresve te mi , por te gjithe shqiptareve kudo qe jane… Ndersa kartolinat mendova tu a dergoj qeveritareve , atyre gazetareve qe u sherbejne qeveritareve dhe ne fund opozitareve. Tekstet e kartolinave mendova te mos perpiloj une por t’i marre “hua” nga dy poetet e veprimtar te njohur , Gjergj Fishta dhe Fan Noli.

Kartolina e pare kushtuar Qeverise dhe kryeministrin Edvin K. Ramen :
Gjergj Fishta :

“Korrupsioni”
…………………………

T’kanë ba zyret monopol
Ç’prej Koplikut m’Konispol,
Franka ar tue grrye me spol,
Do ministra-e Kryeministra,
Tjert prefekta-e nënprefekta,
Kta n’Botore ata n’Foshnjore,
Disa antarë-disa gjygjtarë:
Kush me da tokën e Shqipnisë…
Ju rrugaça e sallahana,
Vagabonda, shakllabana,
Rriqna t’ndyet, mikrobë të kqi,
Qi të mjerës moj Shqypni
Kthellë hi i keni në mushkni,
Pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
Po der kur, bre batakçi!
Bre coftina kalbë mbi dhe!
Der kur ju t’u u tallë npër ne,
Do t’na qelbni fis e atdhe?…..

Kartolina e dyte kushtuar gazetareve te kazanit te qeverise te PS-s , te cilen cdo dite duke hanger corbe partie e qeverie glorifikojne realitetin e mjeruem te Shqiperise e shqiptarve

Gjergj Fishta :
Për do “gazetarë”
…………………….

Edhe kshtu po qep e shkep,
Me nji shqipe per gazep
E si t’ishin ne kllapi,
Pa kqyre cak, pa mbajte hulli,
Pa pase shkrimi as kambe as krye,
N’mereqep kartat kane zhye,
E t’kane pjelle-me nder me thane-
Njata artikuj qe ty dhane
S’ t asht der sot me u vu me i kndue.
Se ata, besa – m’ndigjo mue-
Nuk i kane shkrimet zanat:
S’ jane per pendë, por jane per shat.
Jo, po, kshtu asht mor t’u ngjate jeta!
Per me shkrue zotni n’gazeta
Duhet shkruesi t’jete ma parë
Njeri i ndershem e atdhetar,
T’ jete fisnik, zemer-bujar,
Jo intrigant e ngatrrestar
Edhe kenë mos t’ket hafije
Mandej duhet qe t’ kete dije-
Dije t’hàpt n’ekonomi,
N’histori e ne tregti,
N’politike e ne drejtsi;
Edhe t’dije shk’ asht shkolla e msimi
Shk’ asht lirija e qytetnimi,
T’jete shqiptar ne shkrim e n’goje,
Fjala n’pende mos t’i ngurroje:
Mbare e mbare punte t’i kallzoje
Me t’ ngushtue me kndue perdhuni
Shka nder shtylla ai rresht vuni,
Tashti, pra nji sallahan,
Vagabond e shakllaban,
Njeri idiote e laraman,
Qe mendon se per taman
Te tane bote rri i n’“sahan”,
Çka mund t’shkruej, po t’pyes une ty
Ky qi as byk nuk ka ne krye …

Kartolina e trete qe besoj se i shkon per shtat Opozites se Shqiperise , e cila gjate vitit 2018 duhet te jene ne krye te shqiptareve qe duan nje jete me te mire e me te dinjitetshme , si edhe e meritojne si Europian e Perendimore..
Fan Noli:
“Anes Lumenjeve”
……………………

Ku e lam’ e ku na mbeti,
vaj-vatani e mjer mileti,
anës detit i palarë,
anes dritës i paparë,
pranë sofrës i pangrënë,
pranë dijes i panxënë,
lakuriq dhe i dregosur,
trup e shpirt i sakatosur.

se ç’e shembenë derbederët,
mercenarët dhe bejlerët,
se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
nënë thundrën e përdhunës
anës Vjosës, anës Bunës.
…………………………
dhe një zë vengon nga lumi,
më buçet, më zgjon nga gjumi,
se mileti po gatitet,
se tirani lebetitet,
se pëlcet, kërcet furtuna,
fryhet Vjosa, derdhet Buna,
skuqet semani dhe drini,
dridhet beu dhe zengjini,
………………………
ngrehuni dhe bjeruni,
korini dhe shtypini,
katundar’ e punëtorë,
që nga shkodra gjer në vlorë!
………………………….

ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal’ e më bën trim,
më jep force e më jep shpresë,
……………………………
se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
anës vjosës, anës bunës.
………………………

Edhe pse vargjet e tre kartolinave jane shkruar nga Fishta e Noli rreth nje shekull ma pare , dhe duken shume aktuale , faji nuk eshte ime , por i atyre dy mendjeve e pendave qe i kane shkruar.. Sidoqofte une e bera urimin per vitin e ri 2018 ,kujt te mos i pelqejne une vendosa te mos mbaj pergjegjesi , per te mos me kapur vetingu i dreqsise , me falni i drejtesise se qeverise e partise…

Athine me 31 dhjetor 2017

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.