Thaçi dekoron Kryeministrin Edi Rama me Medalje Presidenciale

0
700
Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama i ndodhur në Kosovë ku do të qëndrojë disa ditë për nderë të 10-Vjetorit të shtetësisë së Kosovës , gjatë orëve të mbrëmjes është takuar me presidentin e Kosovës , Hashim Thaçin , i cili e  ka dekoruar me medalje presidenciale , kryeministrin e Shqipërisë , për kontributin që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

“Kjo medalje presidenciale, për dhjetëvjetorin e pavarësisë   ndahet për kryeministrin e Shqipërisë për kontributin që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke çmuar dhe respektuar angazhimet për pavarësinë e Kosovës dhe proceset në të cilat ka kaluar vendi, kemi pasur mbështetje të fuqishme për procesin e shtetndërtimit dhe konsolidimit dhe të integrimit sa më të shpejtë të Kosovës edhe në NATO edhe në Bashkimin Evropian”, ishte fjala e mbajtur nga Hashim Thaçi . Ndërsa  për Edi Ramën kjo është një medalje e veçantë dhe një moment shumë emocionues. Rama përmendi edhe marrëveshjen e arritur me Malin e Zi duke shtuar kështu se është e rëndësishme arritja e kësaj marrëveshje , në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm.“Dua të ju përgëzoj atë që ju bëtë bashkë më presidentin e Malit të Zi si një hap drejt finalizimit të një procesi i cili shpresoj dhe duhet bërë në këtë fazë, për arsye se qytetarët duhet të lëvizin lirshëm”, ka thënë Rama .

Së fundmi nga “Shtëpia e Haradinajve” kryeministri Shqiptar përkrah Ramush Haradinaj uron gëzuar Pavarsine e Kosovës … 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.