“TEUTA” MBRETERESHA QE “MBRETEROJ” SOT EDHE NE TUZ

0
723

Reportazh Nga : Gezim Vuçaj

 

S’bashku me Lahutarin e mirënjohur Jonuz Delaj e kaluam kufirin ne shtetin e Malit të Zi , duke udhëtuar rastësisht me një të njohur këtu e 35 vite me parë. Ai shkonte , s’bashku me t’birin dhe një tjeter njeri të tij , per të punuar në sektorin e ndertimit, në Cetinje. -Ia kemi gjetur , disi mundësinë jeteses në Mal të zi, jo si disa me tregti, por duke punuar në ndertim. -Krejt mirë, i themi ne.Po si duket fitimi?-Jo si dikur, por serish jo keq… më mire…Po ju..? – ah ne , na ka ftuar “Teuta”, bëm humor, me mikun tim të vjeter dhe….
….82 VJECARI SHTJEFEN IVEZAJ KA PRITUR POET E SHKRIMTAR
Në mjedisin e jashtem të muzeumit etnografik , të vetmit në tërë Malin e Zi , muzeum që flet Shqip.Janë mbledhur poet , studiues , gazetar , pra njerzë nga Kosova,Mali i zi dhe Shqiperia… Takime, njohje pershendetje dhe pse jo edhe kënge.Kështu pas mireseardhjes nga Shtjefen Ivezaj kane pershendetur me kenge lahutari Jonuz Delaj , ndonse pa lahutë zëri i tij ka ngjallur emocion.Ka pershendetur edhe kryetari i shoqates atdhetare Malesia Ilmi Kurti dhe sekretarja Ermira Prroni..

 

TEK TROJA I JEPET CMIMI “TEUTA” SHKRIMTARIT MOIKOM ZEQO
Moderatorja dhe drejtuesja e gjithe këtij aktiviteti tre ditor, që ka filluar nga Istogu , per te ndaluar një ditë parë në Shkoder Gazetarja e njohur dhe mjaftë simpatike Jeta Beqiraj Ka ftuar poetin Malazes laurat i këtij çmimi ti dorzojnë kolegut të tij nga Shqiperia Moikom Zeqo , çmimin “Teuta”………

“MUZAT E ALPEVE ”, CMIMI “TEUTA” SHKON PER MOIKOM ZEQON
Në Istog ka nisur manifestimi letrar “Muzat e Alpeve 2017”. Në kuadër të manifestimit të përvitshëm Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve ndan edhe çmimin letrar “Teuta”. Laureatë paraprak të këtij çmimi deri tani ishin shkrimtarët e mirënjohur shqiptarë dhe malazezë: Jevrem Berkoviq, Dritëro Agolli, Ramiz Kelmendi dhe Mirash Martinoviq. Ndërsa sivjet çmimi letrar “Teuta” shkon për njërin ndër personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, profesor Moikom Zeqo. Ky aktivitet mbyllet me datë 6 korrik dhe brenda programit të sivjetshëm janë: historiku i “Teutës”, biografi e shkurtër e laureatëve të Çmimit për Vepër Jetësore “Teuta” si dhe homazh për dy laureatët e ndjerë Dritëro Agolli dhe Ramiz Kelmendi; kumtesa mbi temat: “Krijimtaria studimore e Dr. Ibrahim Rugovës”, “Letërsia shqipe dhe roli i saj historik” dhe “Feminizmi, bota dhe kundërbota e tij” si dhe promovim i librave dygjuhësh: “Svi moji-Të gjithë të mitë”, me autor Zuvdija Hoxhiq (Berisha), “Këngët e përgjërimit-Zavjetne pjesme”, me autor Lulzim Tafaj, si dhe “Ardhësit-Këngët e Ali Binakut”, përkthim dhe botim i ri nga Anton Nikë Berisha. Moikom Zeqo është autor i veprave poetike, të cilat fillojnë maratonën e madhe të postmodernizmit shqiptar, që në vitet 70-të të shekullit që lamë pas, marrin përsipër nëpërmjet plazmimeve të gjuhës shqipe, përgjegjësin e dendësimeve, kundërthënieve dhe vazhdimësisë së një realiteti të ri poetik. “Erudit i rrallë i historisë dhe traditës së qytetërimit shqiptar, akademiku Moikom Zeqo me veprën e tij iu takon pararendësve të brezit të lindur pas Luftës së Dytë Botërore, duke shprehur me një kurorë të re mendimtari dhe njeriu të shqetësuar dykuptimësinë e njeriut të sotëm, pa pasur drojë të na japë përgjigje të pafundme nëse është ky realitet i thellësive historike që ka krijuar njeriun, apo është njeriu i paepur për ëndërrim që krijon realitetin e një bote të përbashkët dhe universale”, thuhet ndër të tjera në komunikatën për ndarjen e çmimit “Teuta”. Ky manifestim letrar zhvillohet nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta”, e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria, në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Kulturë në Istog, bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër si dhe Muzeun Etnografik të Malësisë – në Lekaj të Tuzit. Ky është viti i pestë që zhvillohet manifestimin letrar.

 

JETA BEQIRAJ ,PLOTE ENERGJI DHE PASION PER MISIONIN E SAJ
Gjithëçka e kryer këto tre ditë dhe vecanarisht diten e tretë në Tuz , është realizuar nga gazetarja mjaftë e pa lodhur Jeta Beqiraj. Këtë e tregojnë edhe bashkpuntoret e saj.Edhe vendosja e nje banderi , edhe rregullimi i mikrofonit , edhe… e gjitha nga duartë e saj. Një foto me koleget , me të gjithë edhe me konen e muzut.. edhe me …Kjo është Jeta… Ndaj kush e njeh dhe kush do ta njohin, do thone ; Faleminderit Jeta Jone…

SHARE
Artikulli i mëparshëmMUZAT ALPINE ZBRESIN NE “MARIN BARLETI”
Artikulli tjetërNE TUZ JEVREM BRKOVIQ IA DOREZON CMIMIN “TEUTA” MOIKOM ZEQOS

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here