Të pimë një gotë dielli Amerikan

0
712
Nga : Namik Selmani (Boston – Usa) –  Shkrimtar , Studiues , Mësues “Një jetë në shërbim të kulturës së Kombit” 
Zakonisht poezitë e bukura kanë një shtysë të madhe. Mbase dhimbjen. Mbase dashurinë shumë të fortë. Emocion e trishtim. Një njeri që e njeh dhe e prek. Këto brigje amerikane të ftojnë kudo e kurdo që të pish një gotë me rreze dielli. Një diell më të vyer se goat e verës që diku të ulen në një tryezë. Apo të uiski që derdhet mbase edhe si lumë në lokalet e Amerikës. nën ritmin e një muzike të lehtë . Po, po një gotë të papirë, por që e kemi përherë parasysh në zemrat e miqve të mirë. Nga ai diell që më shumë se në qiell është në zemrën e tij dritëdiellore të farfurinjtë. Po eci në këtë gjurmëzim dollie pa paterica, por fort.

Të pimë një gotë dielli amerikan

Të pimë një gotë dielli amerikan
Le të jetë nga Florida, Las Vegasi det drite
të jetë nga Filadeldia
ku ende zemrat dhe eshtrat dhembin
të jetë nga Saharaja
lu dhe gurët digjen mes shkretëtire
a nga Bostoni magjik
ku avionët si pëllumba a si zgalemë puthin qiellin.
Të pimë një gotë diell
të urojmë udhëtarët që vrapojnë pas një valixheje
Të pimë
për të dashuruarit që fshehin puthjen pas një lisi
Të pimë
për vogëlushët supelagur që vrapojnë pas një zileje
Të pimë një varre
një gotë Kujtese për gjyshërit që duan ngrohtësi biri.
Të pimë një gotë diell
të na dehë kaltërsia kur flokët përkëdhelim
të mos na trembë
një thinjë që e prek heshturazi rrezja e purprur
jetojmë, miku im
edhe kur dikush do të na errësojë mëngjesin
Edhe
kur Plumbi i së Keqes kërkon të na djegë magjen e bukës.
Të pimë një gotë me diell
të bëhemi karvanarë drite më fort se Zeusi kryezot.
Të gjithë
na bën si rrezja që gotën e mbush.
Trëndafilët e zemrës
t’i vadisim për djemtë e vajzat që dashurojnë.
Zambakët e mallit
t’i rimbjellim në ugare për të tjerë zemrërprush.

Foto : Krijimtaria ndër vite e Namik Selmanit

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.