“Syte e Molines” në syte e Lexuesit…

0
179

Nga : Paul Palushi 

– Megjithese isha famijar me subjektin e tregimit te Rush Dragut, perseri e lexova me kuriozitetin e leximit te pare per te pare formen artistike qe i kishte veshur autori skeletit te subjektit, qa pa piken e dyshimit mund ta quash: provokativ, intrigues e romantik njekohesisht me suspensin qe autori qellimisht e zgjate “pa fund” per ti lene lexuesit mundesine per te “fantazuar” fundin e tregimit.

Pa dyshim qe ja arrin qellimit, mbasi Albani, “treguesi” ne veten e pare, perdor personazhin “periferikal” te Bertes, qe e intrigon edhe shume kete tregim me nderhyrjet e saja dyshuese e xheloze, ne stilin e grave “qe nuk e qajne koken se cfare ka ndodhur dikur”, e qe pa dyshim kete “semundje” ja ngjet edhe lexuesit.

Megjithese autori Rush Dragu, si shites i mire, qe e shetit lexuesin neper vitrinat e tregimit edhe pse ka vendosur se cfare don ti sheshe, intrigon me personazhin e Molines, nje bukuroshe sensuale e provokative por me karakterin e nje “Tom Boy” te vertete, ne Shqiperise e viteve ’80, perseri na drejton ne idene madhore te besnikerise bashkeshortore, qe sot ne boten e milenjumit te dyte eshte gadi-gadi kthyer ne antikuar…

Figuren e Albanit, migjithese Berta na e shet per nje “Playboy” te viteve universitare, qe nen provokimin e dyshimeve te saj, i nxjerr per lexuesin te gjithe ndjenjat e deshirat e tija qe drejtonin jeten e tij seksuale ne ato vite e per ndjenjat e tija qe i ruante edhe sot per personazhin kryesor, Molinen, perseri pjekuria e tij e sotme mbizoteron emocionet e kontaktit me te kaluaren e embel e me shume kujtime te “dashurise se pare” apo me sakte ndjenjave te para . E thene me humor nga ana ime, ne fund lexuesi arrin ne konkluzionin romak, qe “qellimi justifikon mjetin”. Pra tregimi i Albanit, ne formen e kujtimeve, i cili eshte besnik deri ne fund per premtimin e dhene, sekretin e tij e ndan vetem me ne-lexuesit, (sheeeet mos i thoni askujt) na e drejton vemendjen tek mesazhi final qe labirintet e jetes mund te na fusin me qellim apo pa qellim ne zona te erreta te te trurit e te jetes, me shume dyshime ne vehte e tek te tjeret, me emocione te ngarkuara pozitivisht apo negativisht, me pikpyetje per te ardhmen qe peshohen ne kandarin e karakterit e te emocioneve, me jeten e vitet e kalura, duke kerkuar per te shpetuar te ardhmen me zgjidhje jo shume komode por qe te bejne ta shohesh boten pa frigen e te treguarit me gisht…qe ndodh cdo dite ne jeten e perditeshme.

Kete duhen te kene pare edhe Shoqata e Shkrimtareve te Shkodres qe me te drejte e kane perfshire kete tregim te Publicistit Rush Dragu, ne Antologjine vjetore “Pena e Shkodres” dhe e kane vlersuar me Mirnjohjen e kesaj Organizate Intelektualesh e Autoresh te njohur ne gjithe Shqiperine.

Duke mos dashur qe refleksioni im te jete me i gjate se tregimi vete i uroj mikut tone Rush Dragu suksese ne krijimet e ardhshme. Deshiroj qe kete tregim ta shohim si screenplay te ndonje filmi.

SYTË E MOLINËS

SHARE
Artikulli i mëparshëmBAJRAKTARËT (FLAMURTARËT) E MALËSISË , REÇI
Artikulli tjetërPena Shqiptare : E ftuar shkrimtarja Fatbardha Alimeta

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here