” SULEJMAN ÇAKER ” LUGINA UJQERVE VIZITON SHQIPERINE …

0
124

Përgatiti : Eglantia Alliaj

Vjen për herë të parë në Shqipëri, por vendi ynë nuk është i panjohur për të, pasi në Turqi jetojnë shumë shqiptarë. Publiku shqiptar e njeh nga telenovela “Lugina e Ujqërve”, një telenovelë e ndjekur në vendin tonë, për vet historinë dhe ngjarjet që përcjell. Ky është aktori turk, Oktay Kaynarca, i njohur për publikun shqiptar për rolin e tij, si “Sulejaman Çaker”, në serialin “Lugina e Ujqërve”. Kaynarca ishte i ftuar në një konferencë të organizuar nën drejtimin e AKM MEDIA GROUP. “ Është hera e parë q ëvij në Shqipëri, me aq sa kam parë deri tani, është vend i bukur. Edhe ky takim për mua është surizë, duke parë këtë sallë të mbushur plot me të rinj, them se me prêt shumë punë në të ardhmen. Shqipëria nuk është një vend I panjohur për mua, pasi në Turqi jetojnë shumë shqiptarë. Në të kaluarën kujtonim se kur thua turk-je shqiptar, dhe kur thua shqiptar-je turk. Shqipëria dhe Turqia janë dy vende mike, dhe duke vlerësuar që këto dy popuj janë miq, kjo miqësi duhet përdorur në të gjitha fushat. Fakti që telenovelat pëlqehen, do të thotë se ndjenjat janë të njëjta”-tha aktori Oktay Kaynarca. Duke folur për planet në të ardhmen, ai rrëfeu se është duke realizuar një telenovelë shumë herë më të mirë se I mëparshmi, një telenovelë që ndryshe nga “Lugina e Ujqërve”, që tërhoqi vëmendjen e meshkujve, kjo telenovelë do të tërheqë vemendjen e femrave. Aktori i njohur, ju përgjigj edhe pyetjeve të gazetërve të pranishëm prë jetën dhe karrierën e tij. “Unë kam studiuar për Artet e bukura, kam punuar edhe në filma, jo vetëm në telenovela”-u shpreh ai. Në përfundim të konferencës , Oktay Kaynarca bëri foto me të rinjtë e pranishëm, student, dhe me gazetarë.

SHARE
Artikulli i mëparshëmPENA SHKODRANE – CIKEL ME POEZI NGA EVLONDA PERLALA
Artikulli tjetërTRE DITE FESTA E KENGES NE VITOJE – TUZ 2017 …

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here