SUKAJ RIKTHEN VLLAZNINE TEK FITORJA

0
738
Vllaznia ka arritur të triumfoje ne takimin e luajtur në transferte ndaj Lushnjës 
Ka perfunduar , ashtu siç e desheronin futbollistet dhe tifozeria e Vlllaznisë sfida ne mes dy ekipeve të fundit të tabeles së klasifikimit në superligen e futbollit shqiptar Lushnja – Vllaznia .

Pra Shkodranet duket se e filluan shpetimin e mos’rënies një kategori më poshtë pikrisht nga kjo përballje , ka qënë futbollisti Xhevahir Sukaj i cili ka shenuar golin e pare për vllazninë po kështu dhe golin e tij të parë me Vllaznine pas rikthimit nga skuadra e Partizanit . Ky gol ka krijuasr besimin që skuadra Shkodrane të mos bjerë në loje por edhe të ngulmojnë sërish për të siguruar një avantazh të mirë deri në fund të takimit . Kështu 10 minuta më vonë përsëri Sukaj ka shënuar për Vllaznine , kësaj rradhe ka kthyer në gol një penallti të fituar nga skuadra e tij . Me këtë fitore me rrezultatin 2 – 0 Shkodranet ngjiten në kuoten e 18-pikve dhe me besimin tek vijueshmeria e rezultateve pozitive në javët e ardshme . Kështu javen që vjen në Shkoder do të kemi një tjeter sprove për Djemt e Vllaznise pikrisht me Teuten e Durresit . Fitorja ndaj lushnjes ishte fitorja e pare e vllaznise për vitin 2018 , pas atyre dy humbjeve me Kuksin dhe Skenderbeun e Korces.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.