SOFRA SHQIPTARE NE SHTEPINE E BIZNESMENIT NDUE FTONI NE DUKAGJIN

0
402

NGA : RAMAZAN ÇEKA

 Zona e Dukagjinit zë pjesën më të madhe të Alpeve Shqiptare. Kjo krahinë në zemër të maleve është e shquar për bukuritë e rralla dhe të egra, për luginat dhe ujrat e kristaltë të përronjëve dhe lumenjve që zbresin nëpër rrugë shkëmbore, deri poshtë në fushën e Shkodrës.
Kjo krahinë e bekuar nga Zoti shpaloset përpara çdokuj që e sheh për herë të parë, si një pikturë madhështore me jeshilen e thellë të pyjeve, me grinë e kristaltë të shkëmbenjve dhe me kapuçin e bardhë të dëborës në majat e maleve.
Dukagjini ngjason me një kështjellë gjigande, dëshmitare e pamposhtur ndaj çdo tentative për ta pushtuar. Ai ka nxjerrë nga gjiri i saj burra trima me zë, mendimtarë të shquar, bajraktarë dhe prijësa që kanë bërë emër që nga lashtësia e deri më sot, ku trashëgimtarët e tyre japin kontribut, jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe deri në Amerikën e largët.

As tentativat e dimrave të egër alpin, apo dimrave të dhunshëm komunistë, nuk arritën kurrë ta izolojnë Dukagjinin dhe banorët e tij. Ata u integruan pas ndryshimeve demokratike të barabartë si të gjithë shqiptarët, bile karakteri burrëror dhe intiligjenca e lindur i vunë ata në pararojën e ndryshimeve të thella në Shqipëri pas viteve ’90.
Të tilla figura, bij të Dukagjinit i gjen sot në sfera të ndryshme të jetës sociale, ekonomike e politike të vendit, nga kuvendi i Shqipërisë deri tek organet administrative, në veprimtaritë ekonomike kapitaliste dhe në ato social-kulturore.
Unë zgjodha të flas për njërin prej tyre, birin e Dukagjinit, biznesmenin e suksesshëm, të njohur në Shqipëri dhe Amerikë, z.Ndue Ftoni, të cilin do ta quaj zëri shqiptar i jetës së biznesit, që ka bërë aq shumë me investimet e tij mendore dhe kapitale për progresin, jo vetëm të vendlindjes, por të gjithë shqiptarëve në përgjithësi.
Sigurisht që unë nuk e kam të mundur t’i përmbledh të gjitha sukseset e këtij malësori, që bëri dhe po bën emër në Amerikën e largët, por e quaj veten me fat që pata mundësinë të isha disa herë në Amerikë me ftesën e z.Ftoni dhe të isha i pranishëm në të gjitha bizneset e tij, si dhe në disa nga aktivitetet kulturore e artistike, ku u takuam nga afër dhe shkëmbyem së bashku mendime dhe fjalë që nuk do të më shlyhen kurrë nga kujtesa ime.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here