SKENDER TAFAJ , AKTOR I PERMASAVE KOMBTARE

0
883

NGA : JETA BEQIRAJ RTK 

“Aktori Skender Tafaj ishte aktor I përmasave komtbare I cili nuk bëri asnjëherë compromise në emër të artit. Ai ishte një patriot I ci lie deshi dhe punoi për vendin e tij”-u tha ndër të tjera në mbledhjen komemorative organizuar nga komuna e Decanit, kushtuar aktorit  tonë të mirënjohur Skender Tafaj, I cili ndërroi jetë  dje duke lene pas vetes nje bagazh te pasur ne teatrin dhe filmin shqiptar.

Ne emer te fshatit Isniq foli Enver Osdautaj, I cili duke sjell biografine dhe veprimtarine patriotike të aktorit me përmasa kombtare Skënder Tafaj, shtoi se ai mbetet frymëzim dhe shembull se si duhet profesioni , atdheu dhe familja?

“Në kuadër të lojes skenike teatrale vlen të përmenden angazhimet në shfaqjet: “Gjenerali I ushtrise së vdekur”m “:Erveheja”, “Varri qyes”, “Zogu I |diellit”, “Sfinga e gjakut”,etj. Ndërsa, si actor filmi Tafaj u angazhua në filmat”Njeriu prej dheu”, “Kafshoja Terrin”, “Era dhe Lisi”, “Tre veta kapërcejnë malin”, “Si te vdiset”,etj.”

Aktori Nimon Mucaj, tha se aktori Fafaj asnjëherë në dëm të artit nuk ka bërë kompromis. “Prandaj, shpeshherë ne e mendonim sit ë ashpër… Por, ai ka qënë vazhdimisht kundër politikës së Lidhjes Komunistë dhe një zë I vertet komtbar I teatrit, I filmit dhe i familje se tij“.

Ish kryetari I komunes se Decanit dhe deputet actual Rasim Selmanaj solli një rezyme kujtimesh të takimit të parë me aktorin Tafaj:“E mbaj mend kur kemi këndu këngë patriotike dhe ai imazh më ka mbet edhe sot e kësaj dite në kujteseë, për Skender Tafajn, i Skender Tafajt më ka mbet në kujtesë edhe sot e ktë cilin e kujtoj si artist por edhe si një patriot I cili ka punaru për vendin e vet”. Përderisa, në emër të familjes të pranishmit I falenderoi I biri, Leonis Tafaj.

Skender Tafaj, aktori I brezit të arte I cili la pas vetes nje bagazh të pasur interpretimi në teatrin dhe filmin shqiptar, ndërroi jetë dje. Ndërsa, varrimi I tij është pralajmëruar për orën 16-të, në varrezat e fshatit të lindjes, në Isniq të Decanit.

SHARE
Artikulli i mëparshëmMotosharra (Mbresa)
Artikulli tjetërNJERZORE , NJE MUSLIMANE I LUTET KRISHTIT PER JETEN E DJALOSHIT KATOLIK

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here