Skandali , zbulohen shkaqet që sollën ngordhjen e midhjes në Butrint . Kanali i Vivarit nuk hapet prej 14 vitesh …

0
179

Kanali i  Vivarit nuk hapet prej 14 vitesh, ndërsa pengesë për rigjallërimin e midhjes së Butrintit është dhe moshapja e dajlanit një pengesë rrjete prej 500 metra. Por jo vetëm këto, kreu i Shoqatës së Eksportuesve Alban Zuzi analizon shkaqet e ngordhjes masive të midhjes që fundosi biznesmenët në Butrint.

 Bionew.al i cili trajtoi çështjen e ngordhjes së midhjeve dhe dëmet e  mëdha financiare që pësuan operatorët zbulon sot disa nga arsyet pse prodhimi i midhjes dështoi  këtë vit në Liqenin e Butrintit, që është dhe prodhuesi më i madh i këtij produkti. Qindra ton midhje ngordhën në qershor për shkak të rritjes së temperaturës së ujit në Liqen në afro 33 gradë celcius.Kreu i Shoqatës së Eksportuesve Alban Zusi i cili është në kontakt  të vazhdueshëm me operatorët në Butrint bën me dije se temperaturat e ujit u rritën në liqen për një arsye të thjeshtë dhe të dukshme. Kanali i Vivarit përmes të cilit hyn uji i detit  në liqen dhe do t’i jepte mundësi rritjes dhe zhvillimit të midhjes nuk u hap asnjë moment.Dhe në fakt ky kanal ka 14 vjet që nuk është hapur. Ndërsa dekada më parë periodikisht  kanali hapej në çdo 3-4 vjet. Mosdepërtimi i ujit të detit në liqen shkaktoi rritjen e temperaturës së ujit në liqen, atrofizimin dhe më pas ngordhjen masive të midhjes, ndërsa për operatorët dëme të pallogaritshme financiare

Ana tjetër e skandalit

Pas midhjes dhe brenda ujërave të Liqenit të mbrojtur te Butrintit fshihen dhe interesa të tjera.  Vendi ynë aderon në Konventën Europiane të Peshkut dhe në bazë të saj qeveria ka marrë angazhim të sigurojë hapjen e dajlaneve në kohën e shumimit të peshkut. Nëse kjo nuk ndodh i gjithë prodhimi i midhjes dhe jo vetem, shkon drejt reduktimit dhe degradimit. Aktualisht në liqenin e Butrintit ndodhet dajlani në gjatësi 500 metra që ndan ujërat e liqenit me ato të detit që vijnë nga Vivari. Dajlani i është dhënë me koncension një operatori i cili nuk e bën hapjen e detyruar të tij pasi shfrytëzon peshqit që përplasen në rrjet duke siguruar fitime jo të pakta. Moshapja e dajlanit ka shkaktuar dhe grumbullimin masiv të rërës në kanalit e Vivarit saqë nga një breg në tjetrin mund të kalosh me këmbë, ndërsa detyrimi ligjor për koncensionarin është pastrimi i tij prej rërës së grumbulluar dhe thellësia e ujit 3-4 metra.

Eksporti I midhjes I ndërprerë që në 1994

Shoqata e eksportuesve shqiptarë i kërkon qeverisë të ndërmarrë të gjitha masat dhe të bëjë gjithë përpjekjet për rinisjen e eksportit të midhjeve shqiptare drejt vendeve të BE. Alban Zusi thotë se pas pezullimit të eksportit të midhjeve   që në 1994 për shkak të rënies së kolerës në vend, nga të gjitha qeveritë që erdhën më pas nuk është ndërmarrë më asnjë hap për rinisjen e eksporit.

“E ndërsa nga BE janë bërë përpjekje për këtë çështjë, problemi qëndron te inkompetenca e autoriteteve shqiptare te paafta  për të krijuar të gjitha kushtet e nevojshme që midhja jonë të kapërcejë kufijtë ë Shqipërisë. Autoritetet tona nuk janë në gjendje të sigurojnë dhe të bindin partnerët europianë për  pastërtinë higjeno sanitare të midhjes sonnë , pavarësisht se ky prodhim u serviret i sigurt konsumatorëve shqiptarë”-shprehet Alban Zusi

Çfarë kushtesh duhet të ketë midhja për t’u eksportuar?

Alban Zusi thotë se fillimisht duhet të ketë një plan të qartë monitorimi të pastërtisë së midhjes dhe ujërave ku rritet ajo. I gjithë prodhimi i midhjes duhet të kalojë në testim. Nga liqenet ku ajo rritet dhe kultivohet duhet të kalojë detyrimisht në ato që quhen pastrues ose “depurator”.

Në Sarandë vite më parë është investuar në ngritjen e një  “depuratori”, por fatkeqësisht  kapaciteti i tij është i vogël dhe ai nuk është funksional. Madje po në këtë qytet është gati  edhe një investim në vlerë 1 milionë euro ne sektorin e midhjeve, por që nuk po vihet në punë për shkak të pengesave për eksport.

“Fillimisht duhet të ngrihet infrastuktura e domosdoshme për eksport. Në Sarandë, qytetin më afër Butrintit, duhet të ngrihet detyrimisht një laborator monitorimi për ujërat dhe produktet ” vijon më tej Zusi. N.Spiri

SHARE
Artikulli i mëparshëmMëngjes bio në Pëllumbas me vetëm 500 lekë …
Artikulli tjetër“TË TJERA KOHËRA , TË TJERA TABIATE” ( Tregim i jetuar )

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here