SHTJEFEN IVEZAJ : UNË EDHE VARRIN DO E HAPI KËTU . . . PËR TË RUAJTUR MUZEUN

0
121

Natyrisht që është e pamundur, kur ndodhemi në qytetin e Tuzit, në Mal të zi, të largohem këtej pa u kthyer një herë në Lekaj, këtu tek Muzumi i Malësisë. Edhe kësaj rradhe u ndalëm dhe sa herë që vijmë dhe sa herë qe i shikojmë këto objekte na duket se i shikojmë për herë të parë. Vlera e tyre është e paçmuar. Një ndales tek kjo “magazinë” negativesh të filmave, ku edhe Marubi po të ishte gjallë do ia kishte lakmi. Më tej nga njëra dhomë muzeale në tjetrën. Biseda me Shtjefnin, me Gjysten, me . . . dhe në bisedë mësuam se Shtjefni disi i irrituar nga moskujdesja e shtetit Shqiptarë apo edhe atyre të komunes urbane Tuz, shprehet se do të hapin varrin tek muzeu dhe këtu do të qëndrojnë roje për të mos lejuar kurr të tretet vlera e këtij muzeumi. Pak me tej fëmijët i kanë sjell nje autoshtëpi për të kaluar dimrin në të. Por jo . . . Është largë muzeut dhe ka frikë se i’a shkatrrojnë. Ndaj si gjithnjë edhe këtë dimër Shtjefni dhe bshkëshortja e tij do ta kalojne këtu në mes këtyre objekteve muzeale . . .

SHARE
Artikulli i mëparshëmFESTA E ZOJËS SË TRIESHIT …
Artikulli tjetërTAKIM PAS 50 VITESH …
Revista "FJALA" është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe...

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here