Shqiptarit i troket fati , fiton 1 milion Dollar në Lotari …

0
215

Një shqiptar 41 vjeç i identifikuar si Edmond Nicaj ka mundur të gjejë kombinimet e lotarisë së famshme “Michigan Lottery’s Powerball”, nga e cila ka dalë fitues me një shifër të konsiderueshme parash.“Unë blej një biletë lotarie herë pas here, por kësaj radhe ishte vërtet shpërblyese”,- tha Nicaj pasi fitoi çmimin e madh.Bileta e kësaj lotarie kushton vetëm 1 dollar, ndaj gëzimi i Nicajt dhe i familjes së tij ishte i natyrshëm.“E pashë biletën në mëngjes dhe nuk ndaloja dot duke u hedhur nga gëzimi. Fëmijët më dëgjuan dhe zbritën poshtë. Djali 6-vjeçar filloi të më pyeste se me sa zero ishte shuma që fitova”, shprehet shqiptari.Të premten, Nicaj ishte pranë ambienteve të lotarisë për të tërhequr çmimin. Me këto para, Nicaj tha se ka planifikuar të paguajë faturat dhe të ndajë mënjanë disa para për gjashtë fëmijët e tij.

SHARE
Artikulli i mëparshëmKONKURSI ,”KAFEJA E DASHURISE”
Artikulli tjetërMjekimet Natyrale Kundër Gurëve të Tëmthit
Revista "FJALA" është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe...

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here