Se nuk e kuptova…

0
99

Reagim i gazetares Sonila Meço …

1. Kryeministri tha: ‘Jam i turpëruar nga tregimet e sipërmarrësve këto dy muaj. Kam dëgjuar çudira. Sepse kam dëgjuar popullin, por sipërmarrësit tregojnë çudira. Padrejtësitë ndaj biznesit, nga veprimet kriminale të administratës, kudo ku ka hapësirë që të kalojë frymë e gjallë”.
Dhe ministri i ‘çudirave’ shpërblehet me super ministri.

2. Një qeveri e majtë zhbën ministrinë e Punës dhe Mirëqënies Sociale për të krijuar Ministrinë e Sipërmarrjes.

3. Kryeministri i tha Trupit Diplomatik: ”Si ka mundësi që keni qenë kaq të avashtë, ose për ta thënë shqip, kaq të leshtë, për të ndjerë urgjencën e domosdoshmërisë, për të gjetur mekanizmat e duhur, për të ndërtuar platformat, për të hartuar formulat, skicuar rrugët e nevojshme, në mënyrë që realiteti ynë, ky vend që ndryshon me muaj dhe me javë, të pasqyrohet me zhdërvjelltësinë e duhur, angazhimin e vazhdueshëm, aftësinë dhe shprehitë e nevojshme, jashtë kufijve tanë, ku na njohin pak, s’na njohin fare ose më keq akoma, na njohin keq.”
Dhe koka e strategjisë së dështuar nuk ndryshon?

Por kuptova se në ekonominë e lodhur nga informaliteti dhe kriminaliteti, kjo është qeveria më e mirë që kjo lloj paraje mund të blinte.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here