Sa e rëndësishme dhe me vlerë është dashuria prindërore ?

0
3994

Përgatiti : Anila Ahmataj

Të gjithë shqiptarët shkruajnë dhe shprehen në përgjithësi me keqardhje të madhe.Shprehin mendime të qarta,flasin për ide e projekte të mëdha por thuajse fjalët ngelen po aty.Në fund të fundit kush jemi dhe kush na mban gjallë!?Jeta që jetojmë nuk është gjë tjetër veçse një mardhënie me të tjerët. Gjithkujt nga ne i ka ndodhur të diskutojë me një mik ose mikesh nga i cili/e cila ka marr ose të japë një mendim.Kohët e fundit shohim qart një trasformim të dashurisë dhe respektit ndaj njëri tjetrit.Jemi mësuar të bëjmë vetvlersime por kurr vlersim.Si shoqëri por edhe si popull jemi qënie të çuditëshme,e bëjmë trasformimin dhe pastaj pyesim kush e bëri.Ndodh që dëgjojmë por nëse shohim diçka të mirë te ai/ajo nuk ja themi.Në këtë botë lindim dhe vdesim me të vetmin synim,të marrim dhe dhurojmë dashuri,por nuk duhet të harrojmë se ne lindim aktor të mirë dhe vdesim aktor të këqijë.Thuhet se edukata familjare është baza dhe kjo është vërtetuar nga gjithë brezat që kanë kaluar dhe do të vijnë.Fëmija aty hedh hapat e para,por ndodh që fëmija në ato hapa mësonë dhe trasmetonë në ty po të njëjtën dashuri që ti i dhuronë. Po sot në këtë kohë,sot në këtë ditë a ndodh kjo!? Sot ka një zbehje të bashkëbisedimit apo po hidhen poshtë modelet e të kaluarës për të vënë në lëvizje mundësitë dhe idetë e reja që sot janë shfaqur ? Gjithmonë intimiteti prind-fëmijë ka pasur dhe ka një rëndësi të veçantë,dashuria prindërore është si ajri që na rrethonë dhe pa të do të ishim pa jetë.Ajo është apsolute dhe e pakushtëzuar,vërtetë fëmijët në rritje kërkojnë më shumë indipendencë dhe kështu ata anashkalojnë ato të ashtuquajtura “të arta” këshillat prindërore. Dashuria prindërore është e rëndësishme për këdo, edhe pse me kalimin shekujve apo dekadave ajo vazhdon të quhet dashuri prindërore,ajo mund të konsiderohet si një mekanizëm ku ingranazhet e tij janë të pavdekshëm.Edhe respekti lind nga dashuria,fjala të dua lind nga dashuria,fjala jetojë lind nga dashuria.Dashuria është vazhdim dhe ne kemi kaq shumë nevojë për të,të dish të duash prindin është art më vete.Njeriu ka nevojë për prindin e tij që nga lindja e deri në vdekje,ajo është e vetmja dashuri pa interes në këtë botë të quajtur interes.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.