RUGOVA KRESHNIKE … NE PENDEN E AUTORIT : FAZLI MURIQI

0
278

Nga : Ndue Bacaj 

Kur mora në dorë dy librat e autorit , zotri Fazli Muriqi (Bajraktari) ; Rugova Kreshnike , dhe e kaluara e saj historike , dhe , Koshutani Heroik i Rugovës Kreshnike , pata një ndjesi mjaft emocionuese , pasi Rugova është njera ndër trevat më emblematike të Shqiperisë Etnike , dhe me një histori të pandarë me historinë atdhetare Iliro-Shqiptare të Malesisë e Madhe ,”Nderi i Kombit”. Kur fillova të lexoj kisha mendimin se po lexoj dy libra të cilet nga ana figurative më ngjanin me “dy gurë” të mëdhënjë mali , të gdhendur bukur që do të zinin vend në lartesimin e kullës mijera-vjeçare të histrorisë së autoktonisë Iliro-Shqiptare të Rugovës e më gjërë. Mirpo pasi i lexova me vemendje dhe endje keto dy libra e kuptova se kisha gabuar në krahasimin tim figurativ që kisha pasur në mendje , pasi z.Fazli Muriqi , me keto dy libra i ka ngritur Rugovës Kreshnike dhe Koshutanit heroik të Rugoves dy “kulla” të mëdhaja “binjake”, perplot me vlera historike Iliro-Shqiptare të memorizuar mrekullisht dhe shkencerisht , me një renditje kronologjike dhe enciklopedike thuajse të pagabueshme. Por edhe me një ndryshim të madh pasi kullat prej guri sa do të forta të jenë , nën godtitjen e baticave dhe zbaticave të moteve dhe shekujve kanë treguar se rrezohen , rrafshohen e humbin fizikisht, ndersa librat –“kulla” si : “ Rugova Kreshnike , dhe e kaluara e saj historike , dhe , Koshutani Heroik i Rugovës Kreshnike” të shkruara me vertetësi historike , të bazuara në dokumente , autor e trashigimi autentike , të perpunuara nga një mendje e hollë e profesioniste , me zemer e shpirtë patriotik të kultivuar e trashiguar ndër breza të terë , siç është autori i ketyre dy librave zotri Fazli Muriqi (Bajraktari) , jo vetem nuk do ta kenë kurr rriskun e kullave prej guri , por sa më shumë mote të kalojnë aq më më shumë do t’u duhen brezave që vijnë të Rugovës (e më gjërë të Shqiperisë e Kosovës) , per të njohur , mësuar e memorizuar historinë e tyre kreshnike e krenare , safi shqiptare , se nga vijnë , per të mos ngatërruar kurr rrugen nga do të shkojnë …


“ Rugova Kreshnike , dhe e kaluara e saj historike”
Fillimisht dua tja nisë me fjalët një libër kreshnik , per një trevë kreshnike shqiptarie si Rugova… Siç është bërë “zakon” nga shumica e autorëve sot , edhe autori i ketij libri z. Muriqi shkruan se ketë liber ia kushton , Protagonistit të luftrave frontale , Bajraktarit të Rugovës SAK FASLISË , dhe figures më emblematike të politikës shqiptare , ideologut të Pavarësisë së Kosovës Dr. IBRAHIM RUGOVËS.
Zotri Fazli Muriqi (Bajraktari) , ketë libër e ka “ndarë” profesionalisht , në katër kapituj e tituj domethënes dhe sipas “temave” që trajton… Libri mund të lexohet sipas renditjes së temave , por edhe si tema të “shkeputura” , ndonse per të mësuar historinë e Rogovës ato janë të pandara … Autori që në parathenien e librit tregon se Rugova si trevë etnike shqiptare sot banohet me banorë shqiptar me prejardhje kryesisht nga fisi i Kelmendit , ku cilësohet si i pari i tyre Gjekë Stanisha i ardhur rreth dhjetë breza më pare në Rugovë. Gjithashtu Rugovën e popullojnë edhe banorë me prejardhje nga Kastrati , Shkreli , Shala dhe Berisha. Pas ketij “prezantimi” autori e vijon me një paraqitje të shkruter per krahinën e Rugovës , me siperfaqen dhe kufijët e saj të vegjël sot , por të “medhenjë” dje. Gjithashtu ai ketu renditë emrat e 13 fshatrave të Rugovës të sotme , ku në mes tjerve janë edhe emrat e fshatrave Boga dhe Shkreli , që tregojnë qartesisht vend-origjinen e tyre të hershme nga Malesia e Madhe… Rugova si dhe trevat e tjera etnike Shqiptare ishin dhe janë të banuara prej mijëra vitesh nga banoret autokton Iliro-Dardan , të cilet leviznin në trojet e tyre etnike të detyruar nga baticat dhe zbaticat që sillnin motet , shekujt , katastrofat natyrore dhe pushtues të ndryshem. Por mbi të gjitha e rendesishme ka qenë dhe është se Iliro-Shqiptaret nuk i lanë kurr shkretë trojet e tyre , të banuara që në agimin e jetes në kontinetin plakë (Europë). Autori vijon me një histori interesante me Rugoven gjatë pushtimit nga perandoria Otomane me vendbanimet më të hershme si Shtupeqi i Madh dhe Shtupeqi i Vogël e tjer , si dhe referimet ndaj disa autorëve të huaj e vendas , si At Xhuzepe (Zef) Valentini , Selami Pulaha , Stefan Pavloviqi , Franc Nopça , Milan Shuflaj , Georg Stadmuler , Peter Bartl , Pjeter Bogdani , Rrok Zojsi , Dom dr.Nikë Ukgjini , profesor Zymer Neziri , Dr. Liman Rushiti e tjer. Në liber janë “renditur” luftrat mbrojtëse të Rugovasve per trojet shqiptare , si dhe luftrat per mbrojtjen e të drejtat tyre zakonore , etnike e tjer . Spikasin lufta e Bukovikut , lufta e Moraçës , lufta e Beranit , lufta e Nokshiqit e tjer , ku janë cilësuar me emra udhëheqesit dhe të dalluarit e ketyre luftrave si Sali Jaha , Çel Shabani , Avdi Smajli , Kadri Bajri , Isuf Mujani , Zhujë Selmani , Halil Turku , Hysen Bajri , Isuf Smajli , Demë Isufi , Rexh Avdia , Balë Alia e deri te trimereshat , pasardhese të Nores së Kelmendit e bashkohses të Tringë të Nokshiqit , Kajë Shabania e cila kishte prerë sulmuesit shkije me sakicë edhe sot i kendohet kenga :


“Sadri Groshi mjekër bardhë
Se lshojë kullen per të gjallë
Ish më Kajën faqebardhë
Kajë Shabanja… si baciqë
Gatoj sillen në Nokshiq
Katër shkje i preu sakicë
Motra e Zhujit Qafë kapricë.”
Edhe trimereshes tjeter Bekë Alia që preu pesë nizam i kendohet kënga :
“…Si sokol ish kjen nji grue
Bikë Alia n’strehë të kershit
Largohu u thotë , zaptit e mbretit
Largohu qenë i Anadollit
Se s’jam kurv prej Stambollit
Sish kjen grue , por ish kjen krajlicë
Pesë nizam i preu sakicë ”.
Në ketë libër ka edhe shumë emra të tjerë trimash atdhetar që autori i ka memorizuar mrekullisht , ndonse unë per aresye kohe nuk po munden t’i cilësoj të gjithë. Disa nga keta trima janë të shoqeruar edhe me fotografi e me kengë që kendohen edhe sot me lahutë e tjer. Rugova me perfaqesuesit e vet ishte pjesmarrese aktive në Lidhjen e Prizrenit (1878) , dhe në luftrat mbrojtese të trojeve shqiptare të Plavë-Gucisë e tjer , të sulmuara nga ushtria shovene serbo-malazeze. Rugovasve u printe si gjithnjë bajraktari apo shqip flamurtari dhe komandanti famëmadh tyre Sali Jaha me shokët e tij të atdhetarisë… Në libër një vend të rendesishem zënë luftrat mbrojtese të rugovasve gjatë vitit 1912 , kundër shovenëve serbo-malazez , luftra mbrojtëse keto të zhvilluara në Mokën , Çakorr , Rugovë , Peklenë , Zhleb e tjer , per të cilat shenohen edhe mjaft emra luftëtarësh kreshnik të ketyre luftrave mbrojtëse.. Ndersa kur lexon në fletet e librit per masakren e shkjeve të Malit Zi në vitin 1919 në Shtupeq të Madh e të Vogël , të mbushen sytë me lotë edhe sot , pasi shovenet duke perseritë inkuizicionet mesjetare , vetem në një ditë kishin djegur në një shtepi per së gjalli 83 vetë , femijë , gra e pleq , nga mosha 3 deri në 99 vjeç. Në liber paraqitet edhe një listë me 340 emra të të masakruarve nga ushtria malazeze. Gjatë ketyre viteve në luften e saj mbrojtese kunder ushtrive pushtuese serbo-malazeze , nga Rugova kishin dhënë jeten si me le edhe dhjetra deshmor të shqiptarisë … Në liber një vend të rendësishem zënë edhe rrjedhat e luftes dytë botërore dhe zhvillimet në Rugovë . Per ketë autori shkruan se atë që e beri Dedë Gjon Luli në Deçiq (1911) e Ismail Qemali në Vlorë (1912) e bëri Sak Faslia në Rugovë. Nga peshkrimi i ketij evenimenti historik citojmë : “ Me 3 korrik 1941 ishin mbledhur forcat ushtarake e ato vullnetare dhe kishin bërë konsultat e fundit ku ishin sistemuar pergjatë kufirit me Malin Zi … Sak Faslia me Flamur në dorë në percjellje nga forcat ushtarake dhe ato vullnetare u nisen drejt Kulles së Moknave , e cila u bë kala e vertetë në atë zonë kufitare . Lufta zgjati deri të nesermen dhe më në fund u vendos flamuri kombetar per herë të parë në keto anë nga Sak Faslia bajraktari i Rugoves…”. Është interesante një Perballje (dyluftim) në mes Sak Faslisë dhe malazezit trim Vukosav Keniqi të cilen e paraqet mjaft bukur rapsodia që nuk po mundem pa e cituar :


“Kriske topi po bjen buria
Fort luftojke Sak Faslia
Sak Faslia ish bajraktari
Jurish bajke Vukosavi
Vukosavi po ban jurish
Don flamurin me ja grabit
Sak Faslia i shbërdhitë
Ja ka dhanë dy pluma n’gryks…”
Me ketë rast vlen të kujtohet se pushtuesit fashist me dekretin e 7 gushtit 1941 të Jakomonit , mkëmbësit të mbretit të Italisë në Shqiperi , kishte rikthyer deri diku Shqiperinë me kufijë Etnike , ku edhe Rugova si shumica e trojeve të Kosoves e tjer ishin ribashkuar me Shqiperinë Nanë , dhe kjo ndonse vinte nga një pushtues kishte prekur jo pak zemrat e pervlueme të nacionalisteve shqiptarë . Mirpo ish pushtuesit serbo-malazez , qofshin mbretrore-çetnikë apo komunist , gjithnjë organizoheshin dhe ishin të bashkuar në luftë kunder trojeve tona etnike dhe shqiptareve nacionalist. Në luften mbrojtese të ketyre kufijeve etnik shqiptar nga shovenet serbo-malazez rugovasit ishin si gjithnjë pushkë e ngrehur , si në luftën per mbrojtjen e Plavë-Gucisë , luftën e Morinës , luftën e Pazarit të Ri , luftën e Smilovicës etjer. Keto luftra heroike janë memorizuar në liber me mjaft të dhëna per deshmorë dhe heronjët rugovas. Në liber është shenuar edhe vizita e kryeministrit të Shqiperisë Etnike Mustafa Kruja , si dhe kundershtimi i Sak Faslisë me 1943 kur pushtuesit Italian kishin lëshuar urdhra që favorizonin malazezët në dëm të trojeve etnike shqiptare. Në mbrojtje të kufijeve etnik shqiptar 1941-1944 kishin rënë dhjetra deshmor rugavas , emrat e të cileve libri i ka të skalitur me shkronja “ari”… Mirpo lufta nuk mbaron me kaq pasi shovenet komunist serbo-jugosllav , kishin krijuar edhe në Shqiperi e Kosovë sherbetoret e tyre komunisto-intarnacionaliste , që ndonse mbanin emra shqiptar , ata ishin venë në sherbim të armiqve të pandreqshem të trojeve shqiptare- serbo-sllavëve , të cilet edhe pse kishin proklamua gjatë luftes të drejten e vetvendosjes së popujve pas luftes , ata me ndihmen e komunisteve syplastë shqiptar , me zjarr e hekur do të ripushtonin trojet etnike shqiptare të Kosoves e tjer. Në keto kushte edhe shqiptaret nacionalist të Rugoves e prtiten pushtuesin serbo-sllav-komunist me pushkë në dorë ,ndonse në një luftë të pabarabartë dhe me një fund tragjik që shihej . Betejat mbrojtese të rugovasve si edhe të shqiptarëve të tjerë të Kosoves e më gjerë kunder pushtuesve serbo-sllaveve komunist dhe sherbtoreve të tyre shqiptar janë akte trimerie dhe heroizmi të memorizuar objektivisht në liber nga autori , si dhe heronjet e deshmoret kesaj lufte mbrojtese ,që koha u dha të drejtë rugovasve dhe shqiptarëve të tjer nacionalist. Libri evidenton edhe të denuarit rugovas nacionalist nga komunistet jugosllav dhe ata shqiptar , që jo rrallë kur nacionalistet rugovas e kosovar iknin nga Rugova e Kosova e pushtuar per të shpetuar nga sllavo-komunistet serb , dhe vinin në Shqiperi që e dinin nanë , ata gjenin ketu , jo një nanë , por një njerkë të pashpirtë që i dorzonte pa meshirë te kriminelet komunist ronkoviço-titist. Në liber lexuesit do të gjejnë informacion të bollshem e realist per demostratat e vitit 1981 , per derjtuesit , pjesmarrësit dhe të denuarit nga shteti sllavo-komunist. Libri ka të memorizuar themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosoves dhe themeluesit e saj me në krye Dr. Ibrahim Rugoven , si dhe momente historike si falja e gjaqeve me në krye kryepajtimtarin historik prof. Anton Çeten e tjer. Në liber është pershkruar edhe një histori me vlera per familjen Rugova dhe per pinjollin e saj Ibrahim Rugova , një ndër shqiptarët më të mëdhenjë të fundit të shekullit XX dhe fillimit të atij të XXI , që komunizmi serbo-jugosllav i kishte vrarë që në ripushtimin e Kosovës gjyshin , baben dhe axhen… Autori në libër ka memorizuar edhe një kengë që ja ka kushtuar Presidentit Rugova. Rugova si trevë kreshnike shqiptarie ishte ndër të parat krahina të Kosoves që do ti bashkohej luftës së UÇK-s në vitet heroike 1998-1999. Emrat e deshmorve rugovas , të plagosurve dhe të denuarve nga ish pushtuesi serb janë të memorizuar në perjetsi edhe në faqet e ketij libri , ashtu si janë perjetsuar në panteonin e lavdishem të Kosoves e krejt shqiptarisë. Në vitet e Kosovës së pavarur deshmoret , heronjet dhe veprimtaret e shquar Rugovas të lirisë e pavaresisë së trojeve shqiptare të Kosoves janë nderuar , janë rivarrosur , u janë ngritur monumente e memoriale dhe janë perkujtuar me cermoni madheshtore dhe akademi perkujtimore , ku kanë folur e pershendetur personalitete të rendesishme të Rugoves , Pejës , Kosoves e Shqiperisë. Në keto cermoni e akademi nuk ka munguar me pershendetje dhe as fizikisht sa ishte gjallë presidenti historik i Kosoves Ibrahim Rugova e deri te presidentja Atifete Jahjaga e tjer, momente të cilat autori i ka shenuar me mjaft objektivitet në faqet e librit. Në liber është paraqitur edhe zhvillimi i shkollave shqipe në Rugovë , si dhe të arsimuarit rugovas që kanë bërë emer në Kosovë e më gjërë , si dhe momente nga jeta kulturore –artistike e Rugovës dhe protagonistet e saj.. Në kapitullin e katert të librit autori ka renditur edhe curriculume apo biografi të figurave të mëdhaja të Rugoves , Kosoves e krejt Shqiptarisë , duke perfshir edhe ata të luftes çlirimtare të Kosoves (1998-1999) si Qerim Ukë Muriqi , Xhavit Sali Lajqi , Besnik Muç Lajqi , Asllan Sali Nikçi , Selman Bekë Lajqi , Rifat Bekë Shala , Ramush Mic Lajqi ,Bajram Sokol Kelmendi me të bijët Kastriotin e Kushtrimin të cileve aktori , artisti dhe veprimtari i shquar i Kosoves e shqiptarisë Çun Lajçi u ka kushtuar një poemë brilante…
Pakë fjalë per librin; Koshutani Heroik i Rugovës Kreshnike
Në pamje të parë libri Koshutani Heroik i Rugovës Kreshnike duke ju kushtuar një fshati të Rugoves , per të cilin është shkruar edhe në librin , Rugova Kreshnike dhe e kaluara e saj historike , në momentin e parë që fillon ta lexosh të duket se ka edhe perseritje historie , por në të vertet ka shumë më shumë vlera të reja historike dhe aktuale per Koshutanin , Rugoven e më gjërë se sa perseritje të pashmangëshme . Në parathenien e ketij libri autori Fazli Muriqi (Bajraktari) , shkruan : “Të flasesh per Koshutan e të mos hyshë në mes të Rugoves është e pamundur , sikurse është e pamundur të flasesh per Rugovë e të mos kalosh permes fshatrave të saj e veçanarisht në fshatin Heroik të Rugoves Kreshnike KOSHUTANIN..”. Z. Fazli Muriqi Koshutanit tij me ketë liber i ka ngritur një monument të pavdekshem historik , heroik dhe enciklopedik , që rradhë burra apo burrnesha që kanë marrë penden per të shkruar per vendlindjen e tyre kanë ditur të shkruajnë më bukur , më me vertetsi historike të dokumenetur , por edhe me një qetsi të admirueshme , pa u rrembyer as nga emocionet dhe pasionet që është e veshtirë ti mposhtesh kur shkruan e fletë per vendlindjen tënde , dhe të paret e tu që bënë historinë e atdhetarisë duke u lanë nderë , krenari e lavdi të perjetshme pasardhesve të tyre , fshatit , krahines dhe krejt shqiptarisë. Në liber janë memorizuar ngjarje, data emra heronjesh , deshmoresh e veprimtaresh të shquar Koshutanas , si dhe curriculume , gjenealogji familjare brezash e tjer. Historia fillon me të parin e shumicës të ketij fashati e të Rugoves , me Gjekë Stanishen me djemt e tij Deden , Leken , Lucin e Palin , të ardhur në Rugovë rreth 300-350 vite më parë. Per ketë autori shkruan: “ Është ky Gjeka i madh jo vetëm i Koshutanit por edhe i Rugoves . Njeriu që kundershtoi ligjet e perandorisë Osmane tash e tre shekuj më pare. Në ketë fshat të lartë e lashtë të Rugoves kreshnike nga Gjekë Stanisha me të bijtë e tij dhe disa të tjerë mbeten të vrarë 100 nizam të mbretit në krye me udhëheqesin e tyre Kadiun . Edhe sot e kesaj dite në Koshutan gjendet guri ku u pre Kadia , nga kush tjeter veç nga Gjekë Stanisha…”. Kohet rrodhen dhe historia e veshtirë nën pushtimin e një perandorie të madhe e të fuqishme si ajo Otomane , nga e cila dridhej edhe vetë Europa e kohës , pasardhesit e Gjekë Stanishes e tjerë u detyruan të nderrojnë besimin , por koha tregoi se kurr nuk ndërruan shqiptarinë dhe atdhedashurinë , per të cilen dhanë jeten dhjetra e qindra deshmorë e heronjë ndër mote e shekuj , si në luftën me pushtuesit otoman dhe me shovenet hileqar , grabitqar , krimnel e pushtues serbo-sllav. Heronjet , deshmoret dhe figurat e shquara të Koshutanit nën penden e mprehtë e realiste të Fazli Muriqit pershkojnë ketë liber të mrekullueshem historiko-enciklopedik. Por unë me ketë rast mendova ta mbyllë fjalen time per ketë liber me dy strofa të kenges që i kushtohet deshmorit Qerim Ukë Muriqi të vrarë nga ushtria serbe me 18 mars 1998 , kengë e shkruar nga vajza e tij Mirlinda Muriqi në atë kohë nxënëse në klasen e VII-të :
Babit tim të Ndjerë
……………………
Po ai kish lindur
Të vdesë per ketë tokë
Por vdekjet si e tij
Kurr nuk shkuan kot
…………………………
Tjeter nuk na mbetet
Në shekuj në robëri
Njeherë e pergjithmonë
Ja vdekje ja Liri.
Siç tregon kjo këngë e kesaj vajze të vogel (atëherë) , humbjen e njerzve të dashur per lirinë , shqiptaret i qajnë si pak popuj në Botë , me kengë kreshnike , se vetem me kreshnikë fitohet liria , se liria që i ka rrenjet në gjakë nuk vyshket kurrë…

SHARE
Artikulli i mëparshëmKARIKATURE
Artikulli tjetërDIKTATORI , NOVELE NGA AGRON BAJRAKTARI , ME SHUME SE GJITHECKA FILOZOFI

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here