RIKTHEHET “FUKURALLEKU” ME LUMTURI NE SHKODER

0
844

U shfaq për 8 netë në teatrin “Migjeni të qytetit të Shkodrës , por publiku shkodran e kërkon përsëri . Komedia “Lumturi në fukarallek” e vendosur në skenë nga estrada e aktorëve shkodranë do të shfaqet përsëri në skenën e teatrit “Migjeni”. Një gjë e tillë u bë e ditur nga drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka . Ajo tha se pas kërkesave të shumta është vendosur që kjo komedi të jepet përsëri në teatrin “Migjeni”. Duket se pas “shkundjes” së qeseve per vit të ri të qytetarve , por edhe të një realiteti , ku mbase sot më shumë se kurr ky popull s’jeton mire , por i lumtur , trupa e teatrit të estrades , rikthen Komedin “Lumturi në fukarallek” . Ndaj nga ana tjetër , aktori dhe njëkohësisht regjisori i komedisë , Bes Çinari , u shpreh se njerëzit kanë parë vedin në këtë komedi . Ai gjithashtu vuri edhe njëherë theksin te mungesa e financimeve për të tilla komedi e prandaj nuk mund të shfaqet edhe në qytete të tjera . E pra duket se “fukaralleku” ka kap edhe Teatrin e estrades së Shkodres , mbasi siç shprehet Bes Cinari , është vetem mungesa lekve , ajo që “Lumturinë në fukarallek”, e ka kap fukaralleku , se per ndryshe kjo komedi do të kishte bërë xhiron e “botes” Shqiptare . Gjithësesi me fukarakllek ose pa të në Shkoder , Komedia “Lumturi në fukarallek” do të rishfaqet në datat 11-12-13 janar në teatrin “Migjeni”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.