Revista “Fjala” dhe Shoqata Kulturore–Artistike “Sali Mani“, promovojnë tre libra të autorëve malësorë dhe “themelojnë” një biblioteke të re!

0
486

Perg. Ndue BACAJ

Në një lokal (privat) në qytetin e Koplikut, në qendrën e Bashkisë Malësi e Madhe (me daten 23 prill 2017), revista “Fjala” dhe shoqata kulturore-artistike “Sali Mani” organizuan një takim promovues me studiues, poetë, gazetarë, publicistë, kritikë letrarë e krijues të tjerë nga Malesia e Madhe. Takimi kishte si qellim, promovimin e tre librave të botuara nga revista “Fjala”, si dhe “prezentimin” e librave të tjerë, të botuar nga autorë malësorë gjatë vitit 2016, si dhe “hedhjen” e themeleve per një biblioteke të re kryesisht me autorë malësorë, por edhe të huaj. Në ketë takim muaren pjesë:

1. Gezim Vuçaj – poet, gazetar e kryeredaktor i TV-Koplikut dhe botues i revistes “Fjala”, njëkohësisht edhe drejtues i shoqates kulturore-artistike “Sali Mani”,
2. Kadri Ujkaj, kritik letrarë dhe studiues i letersisë, artit dhe autor librash,
3. Mimoza Rexhvelaj, poete dhe autore e 4 librave me poezi dhe një studimi,
4. Ndue Bacaj, publicist, studiues,
5. Dakë Keqaj – poet dhe autor i disa librave me poezi e tjerë,
6. Senada Demushi (Delaj), poete dhe studiuese, autore e një libri me poezi dhe një studimi, per vepren letrare e krijuese të Gjekë Marinajt,
7. Gjyste Bici (Çarku), mjeshtre dhe studiuese e artit të kuzhinës, si dhe botuese e një libri (famoz) per guzhinën tradicionale të Malesive të Shkodrës,
8. Qazim Çela, humorist, krijues i njohur dhe autor librash,
9. Ardian Ulaj, studiues i flores, faunes dhe klimes të vendeve klimaterike e turistike të Malësisë Madhe dhe autor i një monografie studimore,
10. Life Hasaj, poete dhe krijuese letrare, autore librash,
11. Esat Imeri, gazetar sporti,
12. Bashkim Ramekaj, gazetar sporti e tjer,
13. Isuf Hebaj, poet, autor librash me poezi,
14. Vehbi Kurti, humorist dhe autor i një libri saterik,
15. Fadil Hasmuja, redaktor dhe kritik letrar.

Ndersa nga tevat e Malesisë së mbetur në Malin e Zi muaren pjesë ;
1. Nikoll Camaj, veprimtar i të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre etnike dhe studiues i njohur,
2. Luigj Dedvukaj – autor i librit “memorial” “Cemroniali i dasmes në Hot”,
si dhe krijuesi dhe perkthyesi i njohur
3. Dimitrov Popaj.

Takimin e hapi z. Gezim Vuçaj i cili pasi foli per qellimin e takimit, beri një prezantim mjaft dinjitoz të tre librave të botuar nga revista “Fjala”:
1. “Boga, Resurse dhe Mundësi”, studim monografik me autor Ardian Ulaj,
2. ”Kuzhina Tradicionale e Malësive të Shkodrës” me autore Gjyste Bici (Çarku),
3. “Kryekryengritja e Malesisë Madhe kundër perandorisë Turke-osmane 1911” monografi” me autor Ndue Bacaj.

Gjithashtu u paraqiten edhe tituj të librave të tjerë të autorëve malësorë, të botuara gjatë vitit 2016, ku ndër keta libra po cilësojmë: ”Cemroniali i Dasmes në Hot”, me autor z.Luigj Dedvukaj dhe monografinë e sukseshme ; “Shtigjeve letrare të Gjekë Marinaj”, të autores me mjaftë prespektivë Senada Demushi (Delaj), e cila keto ditë ka botur edhe një liber tjetër me titullin d.mth. “Thjesht, Unë”, Poezi dhe monodrama. Të parët që e moren fjalen pas drejtuesit të ketij takimi z. Vuçaj ishin tre autoret e librave të promovuar, të cilet treguan disa nga motivet dhe momentet e punës tyre, gjatë “ndertimit” dhe shkruarjes të librave perkatës, si dhe projektet e tyre për të ardhmen.

Më pas folen pjesmarrës dhe autorë të tjer të pranishem, të cilet perveç vlersimit të takimit të sotëm promovuese të librave të autorëve nga Malesia, ata vlersuan edhe inisiativen e revistes “Fjala” dhe shoqates kulturore-artistike per “themelimin” e një biblioteke të re në Malesi, me libra, revista e gazeta të autorëve malësorë dhe të tjerë. Në takim u shpreh edhe keqardhja e të pranishmëve se Malesia e Madhe si një trevë plotë trashigimi atdhetare e tradicionale me krenari kombëtare, edhe në “laminjtë” e kultures, muzikës, artit, studimit e tjer, sot është e vetmja bashki nga 61 bashkitë që ka republika e Shqiperisë që nuk ka jo vetem një pallat kulture, por as edhe një dhomë të vetme ku mund të mblidhen malesoret krijues e promovues të velrave të Malësisë Madhe e më gjërë.

Është kjo aresyeja që edhe ky takim u bë në lokalin e pronarit z. Sami Zeka, të cilin gjejmë rastin ta falnderojmë per gatishmerinë e treguar per të na venë në dispozicion pa asnjë shperblim lokalin e tij. Në ketë takim disa nga pjesmarresit dhuruan (falas) librat e tyre per biblioteken e re, gjithashtu edhe autor të tjerë premtuan që së shpejti do të sjellin librat e tyre, por edhe libra të tjerë per tja dhuruar bibliotekes së re, themelet e të cilës u hollen sot… Vlenë të theksohet se per biblioteken e re u dhuruan nga autori i ketij “reportazhi” të vogël, para mesazhit të madh të ketij takimi të krijuesve malësorë, edhe numrat e mbërritur në Shqiperi të gazetës “Malësia”, që sot botohet në New York të SH.B.A, nga gazetari i njohur z. Vasel Gilaj.

Takimi u mbyllë edhe me mesazhin per tu hequr “merakun” militantëve partiak të bashkisë, se biblioteka e re që sapo u “themelua” nuk ka per qellim të konkurojë biblioteken “në thasë” të Bashkisë Malesi e Madhe të trashiguar nga ish Bashkia Koplik. E themi në thasë, pasi të gjitha librat e bibliotekes që ndodheshin në një dhomë komode në godinen e bashkisë (e cila kur filloi të rikonstruktohet) librat u futen në thasë dhe prej rreth gjashtë muajsh librat janë të “sistemuar” po në ata thasë në një zyrë të godinës së bujqësisë të Bashkisë Malesi e Madhe. Ndëkohë godina e bashkisë ka mbi një muaj që është rikontruktuar (ku edhe punon administrata e bashkisë sot), dhoma e bibliotekes tashma është “suprimuar” duke u pershtatur per një nevojë tjeter të Bashkisë. Gjithsesi ne me ketë konstatim, nuk kemi hequr shpresat se Bashkia ka menduar per më mirë per sistemimin e bibliotekes së trashiguar të Bashkisë, ku shpresojmë të kenë vendë edhe biblioteka e re me autorë nga Malesia e Madhe e më gjërë.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here