Refleksione rreth Librit satirik “Shkopi Qorrit” te Autorit Qazim Cela

0
665

Nga : Senada (Delaj) Demushi

U promovua ne Shkoder këtë muaj libri  me i ri me fabula i autorit malësor Qazim Cela me titull <Shkopi I Qorrit >U promovua ne Shkoder këtë muaj libri  me i ri me fabula i autorit malësor Qazim Cela me titull <Shkopi I Qorrit >Me krijimtarinë humoristike të Qazim Çelës njihem prej vitesh. Shkrimtar ,aktor i humoritdhe parodist! Antar i lidhjes së shkrimtarëve dhe artisteve të Shqipërisë.Antar i shoqates së shkrimtarëve Shkodër ..Autor i librave humoristik “Ju lutem një buzëqeshje”1995,poezi dhe fabula, “Gaz dhe maraz” 1998,tregime dhe skica,  “Dëgjo vesh ,pastaj qesh”,poezi dhe fabula….

Si dhe I komedive “Binjaket”2005,”Vajza dhe komuna”2007,”Kollovari”2008 “Vëllai nga babai”2009.Ka gati për botim edhe tre libra të tjerë,dhe dy komedi për skenën (Nuse për vip* dhe (Duel grash).Qazim Çela është nderuar me titujt “Qytetar Nderi” nga komunat Rrethina,Shkrel dhe Gruemirë si dhe çertifikaten e “Mirënjohjes” nga nënprefektura Malësi e madhe…Më ka pëlqyer dhe vazhdon të më pëlqejë komikja në vargun e tij në çdo gjini, si në poezi humoristike, fabula, skica humori, ashtu edhe në komeditë e tij, të cilat janë vënë në skenë ne teatrin Migjeni ne Shkoder dhe janë pëlqyer masivisht nga publiku shkodran, publik i cili dihet që nuk të fal sa i përket të bërit humor sepse është njohës i shkëlqyer i tij. Por autorë si Qazim Cela nuk zhgenjejne asnjehere . Me një frymë fillova të lexoj fabulat e tij sapo me ra libri ne dore ! intrigues qysh ne titull |Shkopi  i Qorrit. Nuk mund ta dija mire se kush ish shkopi dhe kush qorri pa e lexuar ende librin por mendja me shkonte tek verberia e syve qe shohin qarte , por sduan te shohin !! Duke pasur kaq nevoje per humor , ky liber na vjen si dhurate e shpirtit ne keto kohe te veshtira ne cdo fushe te jetes ! Por, sidoqofte njeriut asnjehere si duket teper nje fabul e mire apo nje barcalete ….  Kur lind nevoja per te thene ate qe se themi dot ,drejtohemi nga alegoria dhe gjejme shpetim me te,si me nje pike uje ne mes te shkretetires ! Keshtu lind nje fabul !E fabula e Qazimit ka brenda gjithe cfare na duhet per te thene c=te duam ! Aty takojme zerin e syve,liqenin, malin e Taraboshit,lulet,numrat,gomerë ,vica,minj,germa,ujqer,ketra,kuaj,gjela,derra,thelleza,flutura,hardhuca,macoke,gjinkalla,milingona,qenj,merimangë,miza,iriqa,cakaj,ngjala,mushkonja,arinj…. bashke me personazhet autori shkrihet magjishem dhe nderton personifikime dhe simbole te vecanta te cilat vijne krejt natyrshem tek lexuesi si nje ilac clodhes per nje mbasdite kur afer te duhet vetem nje gote vere dhe nje liber_shok i cili te sjell e persjell ne harqe te ndryshme ne te cilat ska mundesi te mos e gjesh veten e te mos gjesh kenaqesi .Tematika që cek Qazim Çela, është gjithmonë aktuale dhe lexuesi gjen gjithmonë diçka nga ambienti që e rrethon, gjen veten, familjarët dhe miqtë si dhe mëson batuta të reja të cilat bëhen pjesë e frazeologjisë së vet. Vënia në dukje e të metave të shoqërisë sonë, vijnë natyrshëm në stilin e autorit Çela, i cili me ironine thumbuese që e karakterizon librin *Shkopi i Qorrit*, si vetë veçantia që ka fabula si gjini, na bën të qeshim e na bën moral me art.
Ajo që më bën përshtypje si fillim është fakti si autori gjen rast dhe mundësi të gjejë gaz edhe në fatkeqësitë natyrore, si p.sh., në fabulën *Krenari e vdekur*, si dhe *Shkopi i qorrit *ku  shkopi nuk I bëhet sy Qazimit por I bëhet titull librit. Fabula tipike ku autori ironizon me  fatkeqësinë është ajo me titull *Like*.Ttendenca më e fundit e njerëzve në rrjetin social Facebook për të vendosur në statusin e tyre lajmërime për vdekjet e njerëzve të tyre të dashur dhe përgjigja e miqve me një *Like* ose *Pëlqim*I ndesh  nervin e frymezimit autorit duke na dhene nje fabul shume domethenese ne te cilen ne fakt shpesh e kemi gjetur edhe veten dashur padashur . Edhe tek  fabula *Fjalët e shpirtit* autori thumbon të vërtetën e hidhur në të cilën njerëzit nderohen vëtëm pas vdekjes. Sa rroba te bukura Me keni gjetur Sot qe po me coni ne varr Keshtu nuk e mbaj mend Veten veshurAsnjehere me pare ….

Përmes metaforave, epiteteve, krahasimeve të shumta, hipërbolave, litodave, ndërthurur me ironinë dhe sarkazmën autori na thotë shumë për shumë.
Keshtu ,simbolin e bukurisë, lulen e përdor  si krahasim me femrën ku lulet artificial i paraqet si monument I luleve të vërteta duke qënë pro idesë së femrës natyrale, duke sulmuar fenomenin që ka prekur gjërësisht shoqërinë tonë vitet e fundit. Këtë e gjejmë tek fabulat* Lulet* *Barku* dhe *Flutura*.Mes fabulave te Qazim Celes na vjen edhe mesazhi i bashkëjetesës fetare në shoqërinë tonë shqiptare nëpërmjet fabulës *Derri dhe viçi* si një mesazh pozitiv dhe I vërtetë njëkohësisht.Një temë tjetër që prek autori është ajo e pastërtisë si në fabulat *Hardhuca dhe këpuca*, *Dy gotat*, etj. Ndërsa temës së tradhtisë I përkasin fabulat me titull *Sorkallja*, *Merimanga dhe miza*, *Tregon dhelpra*, etj. Edhe për njerëzit që nuk kanë talent dhe bëjnë si të talentuar autori, sigurisht nuk ka harruar t`u kushtojë disa fabula si: ”Mushku artist”, “Varianti I ri”, “Gara e qimeve”, “Këmbët dhe jorgani”, etj.Nuk ka si të mungojë dhe tema e dashurisë përzier me motive erotike të saj, nën titujt e fabulave “Syri I mbyllur”, “Akrepat”, “Thëllëzat”, “Ndershmëria”, “Trafik prostitutash”, “Propozim I pasaktë”, “Deklarata e gjelit”, “Gjethja e Evës”, “Zebra”, etj.Si autor tekstesh, këngësh, sigurisht nuk do të mungonte thumbi edhe për këngëtarët e rinj të cilët marrin tekste pa I situr në këngët e tyre rrep, si në fabulën “Gjeli dhe gjinkallat”.Mesazh i fortë nga libri “Shkopi I qorrit” vjen nga fabula me titull “Dasma e derrit”… për nje ceshtje e rendesishme e shoqerise sic eshte ajo e respektit ndaj prinderve ! Në qëndër të disa fabulave gjëndet si personazh  kryesor gomari, si figura tipike për të personifikuar njerëzit budallenj që fatkeqësisht për autorin janë të pa shmangshëm dhe një e keqe e domosdoshme për shoqërinë. Temë e shtjelluar kjo tek fabula “Fluturon gomari”, “Taraboshi”, “Kali dhe gomari”, etj…Energjia negative që përcillet nga politikanët tanë, që nga mënyra kur flasin e sidomos nga mënyra se si veprojnë, vjen tek lexuesi nëprmjet fabulave me tituj “Duke ndezur shporetin”, “Gindje malesh”, “Shpresë e kotë”, “Gazeta e pyllit”, “Ketri në burg”, “Kali dhe gomari”, “Ndërtim pa leje”, “Pylli I braktisur”, “Historia e jonë”, “Fallsiteti”, etj, duke shprehur mediokritetin e politikanëve shqiptarë bashkë me korrupsionin e shoqërisë deri në kalbësimin e shpirtit dhe në mbjetesën e gomerëve ngaqë sipas autorit Shqipëria ka nëvojë për ta.
Një rol të veçantë në tërësi të librit “Shkopi i qorrit” luajnë shprehjet frazeologjike si pasuri e madhe e letërsisë gojore shqiptare  dhe si gjuhë e folur e popullit shqiptar, veçanërisht nga trevat e Shqipërise së Veriut, përkatësisht në dialektin Gegë, por nuk mungojnë edhe shprehjet frazeologjike të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut. Më poshtë po rreshtoj disa nga këto shprehje:Kuq si gjaku, Kuq si shega,Kuq si molla,Si një pullë ushtrie,I`u skuq fytyra,Të luaj me bisht,Ma ke synin si filxhan,E ëmbël si sheqer,Flakë u del në sy,I qan hall,Tek për tek,Zgërdhihet Nuk e nxjerr qimen nga qulli,nën hundë,Dy tri fjalë në vesh, Punë me spec,
E prerë me thikë,Nana e mushkut,Pikat mbi I,Si më rejtën të rejta,Mbushmi zhabën,Shtëngo mk bulonat,Qen bir qeni, Për faqe të zëzë, I`u humbtë fara,Kokë më kokë,Gabim me thes,Sapunin për djath,E thërras derrin daj,Vras mendjen,Me sy në ballë,Shkopin në rrota,Bëhesh për spital,Goja lëng…

Por kemi edhe disa fjalë të urta të cilat autori di ti perpunoje dhe të na I sjelle në vëmëndje nëpërmjet fabulës si psh.Qentë le të lehin, karvani të shkojnë përpara.Moti I mirë duket në mëngjes.Këmbët duhen shtrirë aq sa ke jarganin.
Qazim Çela është një shkrimtar prodhimtar dhe cilësor. Ai duket se është si ajo bleta që mbledh nektarin në çdo lule dhe në fund ndërton mesazhe të forta nëpërmjet humorit.Duket se autori në fjalë e ka shumë për zemër  Fishtën e madh, sepse fabula “Lisi”:“Vetëtimat qiellin grisin, Një rrufe shkrep me poterë,Pa mëshir e godet lisinNjë degë bie në humnerë…-o Zot, s`di sit a përkthej, Lisi Zotit iu ankua,Bota mbushë me maskarenjE ti në rrufe më gjuan mua…!?”…më kujtoi vargjet e Fishtës
“Perendi, a ndjeve!?Tradhëtarët na lanë pa atdhë!E Ti, që më rr`feGju nlisa N`male kot”Kjo përqasje si frymëzim I autorit në rr`fetë që shkojnë dëm prodhon një mesash shumë të fuqishëm që lind nga zemerimi I njeriut me te padrejten qe e con deri ne ankesa para Perendisë .

Herë herë në këto fabula gjendet edhe një lirizëm I hollë poetik si psh.,  tek fabula “Syt딓I ankohen vajzës ngaherëSytë e saj nën vetulla strukur-mos na mbulo me kaçurelaPor krenohu se na ke të bukur…
Ndersa nga fundi I librit lexojme tri poemtha satirikë qe prekin temat me te spikatura si  *Falsiteti *, korrupsioni tek *Zarfi* dhe tek injoranca qe na sundon e cila gjindet tek perla e ketij libri qe qendron si qershia mbi torte ,ajo me titull * Koha e kungujve *Duke I uruar suksese Qazim Celes ne botimet e radhes (se di qe ka shume ne doreshkrim)dhe duke e falenderuar per keto fabula vertete te bukura qe na solli kete vit ,une po zgjedh ta mbyll shkrimin tim me vargjet e poemthit satirik qe me ka pëlqyer shume !

Koha e kungujve.
Kunguj more knuguj Ju iu humbtë fara, Se kudo që shkoj  Më dilni përpara.
Ja shkove te gjyshja Para pjata grumbull, Për darkë kishte bërë Një lakror me kungull.
Ma vonë erdh moment Me pa lajmet sot, Mbushur parlamenti Kunguj plot për plot.
I gjen nëpër zyra Prefekturë, bashki, U qesh fytyra Deri në qeveri…
Tallet me ne bota Vendi mbush ungull, Korrupsioni në hopa
I bën paret grumbull. Po pate një hall Dhe i bie në derë, Kruaje fort xhepin
Ndryshe s’të bën nder. Kudo n’jetën tone Fut hundët si derri, Kungullit gjithmonë
I shihet veç sherri. Shaheshin tërë ditën Shtyheshin si brumbuj, Veç për politikën
Grindeshin dy kunguj. Budalla i shkreti Nuk ka sy as vetull, Kungull është për vete
Mban dhe dy nën sqetull. Kunguj me kollare Të qethur, të rruar, I sheh në trotuare
Të pa paketuar. U kanë rrjedhur farat U kanë rënë në kosh, Jashtë duken të fryrë Brenda janë bosh.

Diagnozën tënde Ta gjej e ka zor, Kush shkon për vizitë Tek kungulli doktor.
Kungulli pa kurs hiç Patentën e mori, Se racë e kungujve Ish dhe instruktori.
Tuj vjedh nëpër botë Tinguj dhe poezi Kungulli këngëtar Bën album të ri..
Edhe në futboll Ke ndeshjen e humbur, Kur e drejton lojën Një arbitër kungull.

Në shëtitore pashë Një goxha kungulleshë, Shalë e gjoksin jashtë Ma shumë zhvesh se vesh.
Kungulli pa mend I trashë,arrogant, E korit këtë vend Kur shkon emigrant.
Kunguj more kunguj Ju iu humbtë fara, Se kudo që shkoj Më dilni përpara.
Flet me këmbë e duar Dehur, bërë rrumbull, Thotë jam i zgjuar Kam diplomë për kungull.
Pranë një shkolle eca Dhe pashë grumbuj-grumbuj, Speca, kastraveca Po më s’shumti kunguj.
Arsimi po vuan Rëndë nga paaftësia, Kur mësuesi është kungull Kunguj dalin fëmija.
Kungulli për vete Nuk mbet pa shkollë fare, Ka dy fakultete Që i ka marrë me pare.
Kungullit injorant Nuk i skuqet fytyra, Ai para paguan Dhe punon në zyra.
Kungulli merr votën E del deputet Se din ta lyej rrotën Ndonëse broçkulla flet.
Ka ra në hall ky popull As zgjedhjet se ndreqin, Mes dy kungujsh t’këqij Me zgjedh ma pak të keqin.
Shihni si krekosen Dy kunguj tek sheshi, Pas u servilosen Kastraveci e preshi.
Patatja e speci Bashkë me domaten, Lëpijnë sahanin Sa me ngjye kafshatën.
Kur i prish punë pak Dhe kundër i del, Se lë pa të marr hak Kungulli kriminel.
Kungulli hajdut Kungulli kusar Vjedh bankë e thesar Edhe del i larë.
Në garë ballë për ballë Biznesmenët grumbull, Por tenderin këtë radhë E fitoi një kungull.
Fryhet, flet e qesh Nëpër shëtitore, Se një kungulleshë Paska zënë dashnore.
Tash bota e kungujve Përditë përparon, Kungulli me kungullin Flasin me “ iphone”.
S’ke pse me u habit Kur kungujt me loze, I sheh tu shëtit Në makina luksoze.
Por le të ketë makinë Avion le të ketë, Një gjë ta dijë mirë Kungull ka për t’mbet.
I kanë futur rrënjët Thellë në këtë vend, Edhe në qeveri Edhe në parlament.
Me u bë si bota Gjatë duhet me pritë, Ngaqë te ne bëjnë Kungujt politikë.
Kunguj more kunguj Ju iu humbtë fara, Se kudo që shkoj Më dilni përpara.

SHARE
Artikulli i mëparshëmKarikature Nga : Shaban Bercaj
Artikulli tjetërSENIDA MESI I THOTE : LAMTUMIRE KESHILLIT TE BASHKISE SHKODER PER …

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here