Rapsodi Rrustem Beqiri ; ” Sozia ” i te mirënjohurit Dervish Shaqa …

0
536

Nga : Jeta Beqiraj 

           

30 gusht 2008, Radio Kosova, Rapsodi Rrustem Beqiri kendoi ne vitet 70-te. Por, per shkak te rrethanave u shua duke lene pas vetem nje audio kasete, e cila pas gati 40 vjetesh del ne drite me gjithe vlerat e mirefillta te nje folklori burimor. Audiokaseta e incizuar me magnetofon Grundig-e vetmja e mbetur nga rapsodi Rrustem Beqiri, pas pothuaj 40 vjetesh do te dal ne drite per auditorin e gjere duke iu falenderuar mikut te shtepise, Mete Nezirajt nga Lluka e Eperme.

… Rrustem Beqiri pa driten e jetes me 17-te prill te vitit 1939, si femije i trete i prinderve Beqir Rrustemi nga Strellci i Poshtem dhe Ajne Likaj, nga Carrabregu. Mbetur jetim qe ne moshen shtate vjecare bashke me vellane e vetem, Shabanin dhe motrat Nifen, Monen dhe Hysen, u rriten me perkushtim nga e ema e tyre e urte, Ajne Metja. Pas vdekjes se te atit Beqir Rrustemit-nje burre i shquar dhe perkrahes i flakte i arsimit, rruga e diturise per dy djemte jetimw, njeri 7 e tjetri 9 vjec u nderpre… Por, perderisa vellai i madh Shabani pranoi fatin dhe me pervuajtje iu nenshtrua atij, shpirti i Rrustemit te vogel rrebelohej ne vazhdimesi sepse ai e ndjente se ishte i krijuar per me shume dhe se kishte dicka qe e dallonte nga moshataret e vet. Por, edhepse dhuntia e tij per kengen u verejt qekur ishte femije, rastet e vetme kur ai mund te tregonte veten mbeten livadhet e bjeshket ku ruante bagetine apo me vone arat, teksa prashiste me argatet e tjere.

Ciftelia nga baca Deme-Dhurata me e mire

Derisa nje dite, krejt papritur shkrep nje rreze drite kur djali i axhes, Ademi, ia sjell nje cifteli. Rrustem Beqiri e kujton si sot gezimin e asaj dite:

„Ma pruni baca Deme nje cifteli prej Gllogjanit ku punojke si mesues. Ne ate qifteli jam mesu. Edhe hic s´kam ngat e cka me te rame dikur!“, rrefen rapsodi i dikurshem, duke perseritur ne radhe vargjet e njeres nga kenget kreshnike te cilat i kendonte ne oda .

„N´Kacanik deri ne Boletin krejt Kosova asht mbulua me tym/mbulue me tym e i ka dale e dogj topa dergut pasha“.E kendojsha kete kenge si kupa e kresw t´lujke. Por tash s´muj. As qiftelise s´di me i ra, kurrqysh, se me i ra isha knaq edhe vet”.

Shume shpejt kenga e tij s´do te mbetej vetem brenda mureve te kulles trekateshe te Beqir Rrustemit. Fuqia e zerit te tij do te caje muret e asaj ode ne te cilen gjeten konak burra trima e atdhetare, per te jehuar ne lagje, ne katund e edhe ne fshatrat perreth.

Se shpejti, zeri i rapsodit do t´caj muret e do t´pushtoj odat

„Po, po, ku o kone nje dasem diku, pas darkes shkojshim se thirrshin: “O del Rrustem Beqiri thuna nji konge. Kam kendu neper katund, pastaj n´Strellc t´Eperm, n´Isniq, n´Lluke t´Poshtme, n´Lluke t´Eperme e me djale te Dervish Shaqes, Shpendin, kam kendu te Nimon Demt. Aty na kane pas mbledh e Qamilin e Vogel postofat e kishin pas marre. Ku o kone nje dasem n´katund pa shku nuk e lejshim. Te Jusaj u pata ba lame, se kam pas qejf ne kenge patriotike, t´burrave trima. Kur e kndojsha kangen e Ise Boletint kriske alltia panda. Ise Bajrami te Pajazitaj ka qit dhjete here kur e kam kendu kangen: „N´Selanik u la gjymjeti, u rrzu kanuni erdh hyrrjeti, padishah po i thote mileti, padishah po i thote Turkia, kete kanun s´ta do shefia“…Aiii, paskna harue se kjo kange esht nje sahat“.

Dhe, vleresimi nga njerezit ishte i madh, perderisa respekti ndaj vetes i jashtezakonshem, sepse ai asnjehere nuk pranoi te paguhej per kengen e tij.

Vec, pare s´kam mar kurre! Jone kone Dervish Shaqa me Demush Nezirin, si as s´ka pas ketu e para e as s´ka me pas ktu e mas si ata. E kam pas degjue si ka thane Dervishi: „Haj more Demush. A e din cka kish t´re n´Kosove? Po i shitshin kanget e patrioteve shqiptar si defatoret”.

Rapsodin, edhe pas kaq vitesh e percjell kujtimi i qetesise ne oda teksa kendonte, jehona e zerave admirues pas kenges se tij dhe deshira qe ahengu te zgjaste sa me shume ne atmosferen qe sillte rapsodi.

„Kur knojsha vallahi as miza nuk u nike, hah! E me t´thane te drejten, kur knojsha rrast, pasha Zotin thojsha po dal mbi kulle. Sharkise i bisha fort… Eeihhyyy!”-ofshan rapsodi I vjeter, duke ferkuar fytyren me te dyja duart, sikur deshironte te hiqte parasysh ato skena te largeta qe tashme I mbjellnin nostalgji.

Lajmi per vdekjen e nanes Ajne rapsodit gurbetqar ia preu kengen ne buze

Kenga e Rrustem Beqirit po pushtonte odat dite pas dite. Popullata po e perqafonte me perzemersi edhe per faktin se zeri i tij ua kujtonte rapsodin e persekutuar, Dervish Shaqen, i merguar atebote se bashku me Demush Nezirin ne Shqiperi. Por, vdekja e nanes dhe plaga e mergimit rapsodit te ri ia prene kengen ne buze.

„Nana m´pat vdek, e atehere humbi lezeti…Une kesh kur u smu, por s´guxojsha me ndejt ma shume se atehere t´qitshin prej pune. Ate nate tuj shku une, baca Shaban m´ka qit me kerr se shkojshim me trene, atehere. Pa ardhe n´Peje kur asht kthy e ka gjet nanen te vdekur. Me e pas dit…Prej atehere se kam qel ma! Sharkine e kam thy ne ode t´madhe, bile ate sharki ma ka pas fale Hajrullah Bruci i Isniqit, o kone e mire fort!Por, m´ka ardhe nje merzi edhe e kam kap per bishti e per dru te qerges e kam ba tane copa. Nona nuk ki thone kshtu por une vet e bana se u merzita…U prish rregulli. Zoni shkon kur je ne qejf! Bile sa o kone gjalle nona e knojsha kengen:“E bardhe si pllumbi”, e kur thojsha: “Qarja jote me t´qu te burri”, nana thojke: “Hah! Ju gjet qarja!”!”, rrefen rapsodi 68 vjecar, per te cilin tingulli i qiftelisw dhe i sharkisw do te mbetet peng i jetes. Ndersa, malli per kengen e bukur folklorike eshte I vazhdueshem, pohon Rrustem Beqiri:

„Me merr malli boll…!”

Shperthim pas heshtjes 40 vjecare

Nje shtepi trekateshe ne nje lagje buze Bistrices se Pejes eshte vendbanimi I djalit te dyte, Avniut, ku Rrusterm Beqiri per cdo vjet kalon verimet. Ne sallonin e bukur tre djemte e vellait, Shabanit se bashku me te bijte i kane ardhur per vizite. Por se kjo nate do te zgjas me teper se rendom, Rrustem Beqiri nuk e ka idene. Nderkohe, ne ekranin e televizorit krejt pavetidshem percjell videokaseten e nje ahgenu familjar, kur moderatori ne prezencen e qindra mysafireve te ahengut te familjes nxjerr ne pah se Radio Kosova per here te pare pas tri-kater dekadash nxori ne drite kenget e tij. Tingulli I kenges: “Moj e mire n´ate stanishte…“ e cila krejt befasisht dhe si nga dheu po dilte nga nje ze I njohur dhe I dashur, sjell lotet ne syte e gjithe farefisit te mbledhur ne agend. Nipi I madh Nysreti, nga vellai I vetem, Shabani, vjen me emocionin e atij casti.

„Ka qene nje befasi e kendshme…Nje ndjenje qe s´pershkruhet! Se shkurt, ajo eshte ringjallje e Rrustem Beqirit!“, thote Nysreti, i cili po te ishte i vetdishem atehere kur kendonte ne gjunjte e axhes se vet krahas motres se tij, ai kurre nuk do te lejonte te shuhej si rapsod.

„Kurre e per kete toke s´do te lejoja te shuhej. E kisha ngritur ne piedestalin me te larte, krahas Dervish Shaqes sepse askush si migja jem ky nuk i perngjet zerit te tij“.

Nostalgji per zerin dhe kohen qe nuk kthehet me…

Ne videokasete vazhdon kenga „Moj e mira n´ate stanishte…“e kenduar ne vitet 70-te, ndersa syte e Rrustem Beqirit perloten…Se, kenga te cilen e kendoi bjeshkeve, livadheve e me se paku odave, i mbjell nostalgji per rinine e ikur…Per kohen qe nuk kthehet me!

„U permallova se jam plak…Se nuk jam ma 17 vjec e 18-te, vec 70-te.Mendova, pse jam gjalle tashti? Pse rrnoj une?! Ma du m´u kthy n´ate kohe se me ma dhane Banken Federale t´Gjermonise. Vallahi po, se tash kisha dit me rrnue t´kisha me u kthy ne qato vjet!”, thote rapsodi i vjeter, i cili edhepse nuk e ka te qarte tani se cfare do te bente me ndryshe, ne nje eshte i sigurt; ai kengen s´do ta braktiste kurre!

„Pasha zoten kurre jo, vec kange e piskame sa t´m´jep Zoti kyvet…“.

Perderisa, kur i kumtohet lajmi se pas nje hulumtimi dyvjecar me ne fund audiokaseta qe i perkiste atij ishte ne doren time, ai sheh me habi.

Pashe zotin, e cfare kongsh kendohen?“

„Jane 12-te kenge me motive patriotike dhe dashurie:„Boll e mire ma shtrove shtratin“, „N´derrase te vekut kush po kann“, „Mori e mire n´ate stanishte“, „Marka Gjoni“…“.

„Bash te miat aa?“, pyet me habi, e cila rritet edhe me shume kur e degjon:

Khu mori cike po kahere asht kendu kjo. Nuk po di une, ma para n´shpi teme…Nuk po di vallahi, se n ´sobe te burave nuk kendohen keto! Po baj cude ku tek jane gjet tetana kto. Une s´di ku kam kendu ktu!“

Audiokaseta e vetme e Rrustem Beqirit u gjet ne arkivin e Mete Nezirajt

Audiokaseta e incizuar me magnetofon Grundig, e vetmja e mbetur nga rapsodi Rrustem Beqiri, pas pothuaj 40 vjetesh do te dal ne drite per auditorin e gjere duke iu falenderuar mikut te shtepise, Mete Nezirajt nga Lluka e Eperme, nje telefonate e te cilit sjell te paprituren ne kohen kur rapsodi kishte humb shpresat se kih ngel dicka nga incizimet e tij.

 „Ne vitin 2005-06 isha pak i semure dhe keshtu, e gjeta dhe e leshova. U gezova shume dhe menjehere e kam thirr Rrustem Beqirin. I thashe:„E ke deshte muziken, ke kendu edhe vet. E tash po ta lshoj nje kasete, nese mundesh me e njoft kete njeri qe ka kendu dikur“. Kur e kam leshu, o kujtu nje cast edhe tha:“A mos asht Rrustem Beqiri?“Thashe:“Vet Rrustem Beqiri!“ Dhe tash jam i kanqur qe kjo kaeste del n´drite dhe tash e tutje e degjojne edhe te tjeret“, thote Mete Neziraj, i cili ishte adhurues i flakte i kenges folklorike; arsye e mjaftueshme qe ne fondin e tij te gjendje nje kasete pothuaj 4 dekada e vjeter.

Askush nuk I ngjasoi Dervish Shaqes si Rrustem Beqiri

Mete Neziraj edhe sot kujton qarte se si gjate rinise se tij , me te degjuar muzike iu bashkangjitej bashkevendasve ne ahengjet e tyre.

„Une gjithmone kam pas deshire me degju muzike dhe kur kam qene i ri, ku kam degju si ka muzike iu kam shku pasdarke, edhe si s´jom kone i thirrun. Se, nuk m´kane pas njerezit merzi, se nuk kam qene njeri i papranueshem, i kam respektu dhe m´kane respektu. E kjo dashuri ndaj kanges m´ka shty me e rujt kete kasete, e cila eshte incizu ne vitet e 70-te, e qysh atehere une e kam ruajt. Dhe une jam i lumtur qe ajo pas kaq vitesh ekziston edhe ka dale n´drite perseri”, thote Mete Neziraj per te shtuar se askush nuk i ka ngjasuar zerit te Dervish Shaqes sa ai i Rrustem Beqirit.

“Eshte e vertet…Eshte e vertet!As I biri Dervish Shaqes nuk mundet me ia perngja melosit si ka pas Dervish Shaqa,si  Rrustem Beqiri”.

Se “Askush nuk I afrohet zerit te Dervish Shaqes sa zeri I Rrustem Beqirit”, pat deklaruar edhe djali I madh I Dervish Shaqes, Shpendi, I cili ka kerkuar pikerisht kete audiokasete qe ta kete ne arhiven familjare. Dhe, ndryshe nuk kishte si te ishte kur ishte pikerisht rapsodi legjendar Dervish Shaqa, modeli i pare dhe i fundit I Rrustem Beqirit, te cilin ai edhe sot e admiron pandalur.

“Dervishi..Dervish Shaqa! Kangtar mo mas tij, s´ka!”, perserit ai per te saten here. Une kam pas marak fort ne Dervish Shaqen. Nuk di I jane kangtaret e sodit,kendo nje kenge e le.Deri ne sabah rrike ai tuj kndu pa pushu. Kangtar as aty e para as aty e mas s´ka si ai.Eshte e vdekur ajo!“

Kenget e mocme te dashurise-perla te perjetshme burimore  

Kenget e frymezuara nga pasioni I nje dashurie te cilter djaloshare tashme po degjohen ne kasetofon. Rapsodi Rrustem Beqiri edhe me 70-te vjetet e tij ua mban mend tekste kengeve te cilat i kendonte ne beqarine e tij te larget neper Bjeshken e Strellcit. Perderisa. kenget epike te frymezuara nga ngjarjet historike kishin vendin ne oda, nder te cilat edhe kengen e Haxhi Tishukut, per te cilen banoret e ketushem thone se e ka thurr vet.

„Qyre. Ato e kane qit dy djem n´Podgur. Po, ata nuk e  kane dit qysh o kone puna e Haxhise e na e kemi dit qysh o myt, ku o myt e ku o gjet, e kam permiresu tri here ma shume, edhe krejt qysh o kone. Burre n´Kosove s´ka pas ma t´mecem se Haxhi Tishuku, edhe i vendit edhe trim. Po, politika e serbve o kone ajo. Haxhi Rama i kane thane atij. Nana i ka vdeke masi iu ka nxjerr gjaku Haxhise“, rrefen Rrustem Beqiri, mendimi i te cilit per kengen e sotme nuk eshte edhe aq i mire.

„Kurgjo hic! Folklor asht lahuta, ciftelia, sharkia e jo si tash, prrt,prrt, prrt e kurgjo hic!“

Por, ai as nuk eshte ne disponim te kendoje ndonjeren nga kenget e folklorit te dikurshem burimor. “Me cka? S´muj pa e pas ate veglen me e percjell?“.

Familja krenare per rapsodin Rrustem Beqiri

Kembengulja e nipit te madh Nysretit dhe deshira qe te perterije ndjenjen e femijerise kur mblidheshin si zogjte rreth tij, do te jete nje sfide per rapsodin e vjeter, te shkeputur nga ciftelia tash kaq vjet.

 

Perderisa, kujtimet e dikurshme ruhen te fresketa dhe te dashura ne origjinalitetin e vet, .

“Nje kujtim I vecante per mua eshte se sa here ka ardhe prej gurbetit na mblidhte te gjitheve afer, vecanerisht motren e madhe, edhe I meshojke ciftelise. Po, na si femije I harrojshim tekstet e kengeve. Prandaj, mua ma s´shumti m´ka bo presion. M´binte „kop“n´koke,se i harojsha tekstet“.

Lutja te kendonin si dikur, serish has ne rezistence, sepse ai e shtyn qifteline me be: „Jo pasha Zotin. Pasha din e iman nuk di me!”

Por, pas nje kembenguljeje te gjate, percjellur nga nipi i tij, do t´ia thote nje kenge te rinise, te cilen e kendonte te Guri i Nuses, ne Bjeshken e Strellcit:

 

“Boll e mire n´ato maje/rritju bacit kadaladale/Boll jam rrit nuk rritna tjeter/jam si lira pshtjellun n´leter/Nuk jam lire po jam ducat/Po t´shoh anderr nate per nate/Po kujtoj si t´kam n´shtrat/E cova doren me t´gjet n´shtrat/ Cka me prek qarshafi thate”…(I ka dal gjumi kishe!)U cova e ia nisa me kajt/Shtrypa poshte po I veti grate/Ate syzezen a s´ma pate/A s´ma pate syzezen kund/Qatje poshte ner katund/Po lane faqet me sapun/Lajmi mire t´i…t´I pafsha(puthsha!) une!”.

Dhe, zeri i tij i kumbueshem, tekstet kuptimplota dhe paraqitja e tij, bahkeshorten Zyrafeten mbillnin krenari.

„Jam kone krenare. Kam pas qejf kur ia kam degju zanin,gjithmone. Edhe sot kur po  degjoj jom e knaqne. Por jam edhe shume e merzitun! Se atehere,tjeter za ka pas…Tash pleqeria e ka ba t´veten. Ka tjeter zo, ka tjeter muhabet. Po, prape jam e lumtur se per moshen qe e ka nuk eshe keq. Gurbeti e ban te veten moj loke! Ka ndejt gjithmone vetun, mendte te femija, te shpia, te vllaznia, te te gjithe i ka pas, tuj kujtu, tuj mendue…Tash asht mire boll. Djemte e gruan i ka jashte, me nipa e mbesa aht i knaqun. Edhe tjetrin djale n´Peje. Juve shume faleminers qe keni ardhen´kete mbremje me i marr kujtiemt tana te moshes, une 63 vjecare e ky 69 vjec. Shume faliminderit!”thote zyrafetja se ciles I perloten sye nga mallengjimi.

Rrustem Beqiri, rapsod i viteve 70-te, u lind e u shua brenda nje dekade. Por, edhepse zeri i tij si asnje tjeter iu afrua zerit te rapsodit legjendar, Dervish Shaqa, nga fondi i tij i pasur mbeti vetem nje audiokasete i mbijetoi kohes dhe luftes per te dale ne pah pas 40 vjetesh, fale mikut Mete Neziraj. Dhe sot, pas 36 vjetesh jete si mergimtar ne Gjermani, lidhja e ngushte me vendlindjen dhe kengen burimore shqipe reflekton edhe ne porosine e tij te sinqerte:

“Mos harroni folklorin shqiptar!“

https://www.youtube.com/watch?v=7lUjRhpr6tM

https://www.youtube.com/watch?v=DtIxehlCPIU

https://www.youtube.com/watch?v=AEQmchPbZZo&t=11s

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here