Qeni që kujdeset për bashkë-jetuesen e vjetër …

0
191

Na qëllon shpesh në rrugë të shohim qentë të lënë pas dore derisa kontrollojnë kontejnerët dhe qeset për të gjetur ushqim.  Por e njëjta nuk është me qenin të cilin po e shihni në fotografi . Ai në gojë është duke mbajtur një qese në të cilën të gjithë do të supozonin se ka ushqim , por nuk është ashtu . E qeni në fotografi ka qenë miku i pandashëm i një gruaje që nuk kishte shtëpi , derisa edhe qeni ishte i tillë dhe së bashku kaluan kohë për vite të tëra . Pasi qeni u adoptua nga një familje , ai nuk e harroi asnjëherë pronaren e vjetër . Çdo mbrëmje në orën nëntë qeni merr ushqimin nga shtëpia e tij dhe i dërgon gruas . Kur njerëzit kanë marrë vesh të vërtetën , janë mahnitur dhe kanë qarë nga habia se si mund të jetë kaq e dashur me njeriun një kafshë .


SHARE
Artikulli i mëparshëmNumrat (Simbologji)
Artikulli tjetërUlqin : Partitë Shqiptare s’bashku mund të qeverisin pas këtyre zgjedhjeve
Revista "FJALA" është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe...

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here