” Pshtun Katolikët ” …

1
439

NGA : TAULANT KOPLIKU

Nje shkrim i perkryer nga Taulant Kopliku! Mesazhi ma i mire qe kam lexu tash nji jave !

Gjithe sa shkruaj me poshte eshte nje histori e vertete e me personazhe reale…….
Ka nja dy dite qe kam marre qendrim luftarak. Mendohem me u ul ne tastiere e me t‘iu shpervjel katolikeve e me i “mbyt“ krejt, meqe bomba nuk jam i afte me vu. Shume prej “nesh“ e kane thy tastieren tashma. Edhe nga ana tjeter kane ba llogoret e na jane turr. Po na thone mongol e talebane.
Tash, thashe edhe une si musliman, me babe Njazi e gjysh Hamit, duhet me sha randshem me thane te drejten. Sa u ula, nisa me mendu se kush ka me lexu. Mu kujtune direkt shoket e lagjes ku jam rrit e kalu pjesen ma te bukur te jetes. Renato, Fredi, Andi, Denis, Herjoni, Elton, Elvis, Oliver. Yyyyy, sa shume.
Dreq. I kam shoke prape. Disa ne Itali e disa ne Shkoder. Mezi presim me u mbledh, me pi ndonje birre a ndonje ven. E flasim deri n‘sabah per tana marrinat e botes, pervecse per hoxhe e prift.
Perpushem me vedi e s‘me del inati. Mendoj me djallezi me i fshi per disa dite prej miqesise ne fb e mandej ketu jena, i kthej prape.
Ulem gezueshem me shkru, kur me kujtohen do tjere, shoke te mire fort, edhe pse ma te vone. Elvin qe sa here kthehem ne Shkoder, perfundojme te Elita e aty ulet me ne edhe Genti. Te dy katolike 24 karatesh. Kenaqena ne biseda aty dy hala prej kishes s‘fretenve, e pak ma larg del diku njera minare, por birra me krrikel aty asht nam krejt.
Shkoj ne Tirane e me pret Ylli, katolik rrethinash 😉, qe me con me zor te shpia diku andej nga Fresku. Ka raki super ne shpi se ka gruan prej jugu (bektashi). “Marrinat“ tona nuk kane fund kur bahena dhe me Jetmirin. Per fe? Po, ngacmohena. Ai me shan katoliket e une muslimanet. Ata radikalet kuptohet.
Po shoket e Tv Rozafes Berti, Blerti, Cezari apo Dorian. Medet, se u bana hor sonte.
Por e kam nda mendjen. Nuk kam ça i baj askujt.
Aty, me kompjuter ne preher, kthej kryet majtas e djathtas. Perkrah kam gruan, qe ka babe Nikolinin e nane Rozinen. Asht edhe motra e Gjergjit.
Ma ndej jane dy femijet e medhenj. Ata jane mbesa e nipi i Margarites e Marashit.
Ehhh, ça qenkam rrethu keq more njerez.
Po i bjen me sha gjakun tem keshtu a me duket.
Dal pak ne ballkon me u qetesu e me bjen telefoni:
“He maj nan, si po kaloni? A keni dal ndopak si dite e dile“?
“He Kime…. (se une jam fort “modern“ per me e thirr nane dhe e therras Kime). Ca bane? Si po kalon?
“Hiç per zotin. Mire. Na mblodhi Klara e na nxorri nje dreke per Bajram“.
“Kush moj, kush“?
“Klara mor. Gruaja e Marinit, shoqja jeme e punes“.
“Ajo, ty? Per bajram“?
“Po pra. Na mblodhi ne Velipoje e s‘la kend me pagu. E ka kryt mushke“. !!!!!!!!!!
U ktheva e mbylla, kompjuterin. Pshtune katolikt prej meje. Tan shans jane. A i pshtoi dreka e Klares apo sa shkruajta ma siper, hala nuk e kam vendos.
Milano, 3 Shtator 2017

SHARE
Artikulli i mëparshëmMË I MIRI NDRYSHE . . .
Artikulli tjetërNjë ftesë nga Gjergj Leqejza …

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

1 KOMENT

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here