PS Marreveshje me vehte …

0
112
ASAMBLEJA KOMBETARE E PS - Kryetari i PS Edi Rama, duke folur gjate Asamblese se Kombetare te Partise Socialiste, ku eshte diskutuar rreth punes se qeverisjes se majte ne keto dy vite./r/n/r/nNATIONAL ASSEMBLY OF SOCIALIST PARTY - Prime Minister Edi Rama, speaks during the National Assembly of the Socialist Party.

Dita e martë, datë 26 shtator 2017, ka nisur me një aktivitet të rëndësishëm për politikën shqiptare. Pas shumë hezitimesh,  më në fund, Kryeministri Edi Rama ka arritur të bind Taulant Ballën dhe Gramoz Ruçin për të firmosur një marrëveshje mes tyre. Ka patur shumë sherr e debat nga kreu i grupit parlamentar të PS dhe kryetari i Kuvendit (PS) për të mos iu nënshtruar qeverisë (PS), por më në fund palët, pas reflektimeve të thella, kanë arritur një marrëveshje.

Ceremonia e nënshkrimit të kësaj marrëveshje “historike” u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe sigurisht u ndoq live nga gjithë shqiptarët, nëpërmjet mediave. Qytetarët shqiptarë e ndoqën live nga televizionet e tyre, me zemër në dorë e krejt ankth sepse kishin frikë se mos do kishte sherr apo përplasje mes tre palëve në PS. Deputetët dhe ministrat ishin serioz në shkëmbimin e dokumenteve të marrëveshjes. Mungonte vetëm trupi diplomatik që të ishte dëshmitar i një akti të pazakontë. Kaq serioz ishin ministrat gjatë aktit të nënshkrimit, aqsa edhe regjizori Kiço Londo, do ti kishte marrë për aktor në teatrin e tij. Serioziteti i ministrit të financave Arben Ahmetaj apo mbajtja e shënimeve nga ministri-supërministër Damian Gjiknuri krijonte një skenë hollivudiane aktrimi, sa edhe Robert De Niro apo Mark Wahlberg me aktorët Dwayne Johnson, Leonardo DiCaprio dhe Ben Stiller do t’i kishin zili. Të mos përmendim kryeaktorin e këtij skenari, i cili pasi bëri dy foto; një me presidentin Trump dhe tjetrën me Xhorxh Soros, tashmë bën humor me të gjithë. Ka 74 vota dhe nuk don t’ia dijë më! 

Kryeministri Rama tha se një akt i tillë nënshkruar nga tre palët bëhet për të përmbushur premtimin e PS-së për qeverisje me qytetarët. Eshtë i qartë kryeministri, por e paqartë mbetet PD, e cila kërkon të zhytet vetë në kazanin me mjaltë të Edi Ramës.

Nisur nga titulli i marrëveshjes, pompoziteti me të cilin prezantua dhe solemniteti i një akti të tillë politik, pas nënshkrimi lindin disa pyetje?

Qeveria, Grupi Parlamentar dhe Sekretariatet e PS, në thelb a janë e njëjta gjë, pra Partia Socialiste. Përderisa kemi të bëjmë vetëm me një parti, që ka dhe një kryetar, përse duhet një marrëveshje? Është e njëjta gjë sikur Edi Rama si Kryeministër të firmos një marrëveshje me Edi Ramën kryetar të Partisë Socialiste!

Titulli i dokumentit është Marrëveshje e Mirëkuptimit. Mos kjo do të thotë se para nënshkrimit të saj, mes Edi Ramës dhe Taulant Ballës, nuk ka pasur mirëkuptim? Këtë askush nga anëtarët thjeshtë të PS nuk e beson dhe jo më deputetët apo ministrat e qeverisë.

Akti i sotëm i qeverisë, ishte një shfaqje e kuruar me kujdes nga stafi i Kryeministrit më në kryeideologun Endri Fuga, për të krijuar idenë e një marrëveshje historike. Në fakt, nuk ishte nevoja për një show të tillë. Partinë e drejton Edi Rama, qeverinë Edi Rama, deputetët po ashtu i zgjodhi dhe i drejton Edi Rama.

Në fund për çfarë duhet një pakt mirëkuptimi kur të gjitha vendimet i merr një njeri!?

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here