Promovohet në Shkodër libri me poezi “Vrap i çmendur” i Mimoza Rexhvelaj

0
844

Perg . Gëzim Vuçaj

Në sallen e bibliotekës “Marin Barleti” me dt. 20 maj (2017), nën kujdesin e kryetarit të shoqatës të shkrimtarëve Shkodër z. Skender Temali, u promovua libri me poezi “Vrap i çmendur” i poeteshes së njohur nga Malesia e Madhe, znj. Mimoza Rexhvelaj. Fillimisht duhet thënë se ky liber me poezi është i katerti i ketij zhanri që publikon kjo autore… Salla e bibliotekes si rrallë herë ishte mbushur plotë me poet, shkrimtar, publicist, gazetar, intelektual e tjer të ardhur nga Malesia e Madhe, Shkodra, Ulqini, Durrësi e më gjërë, të cilet perbenin një auditor të shkelqyer, shpesh edhe të munguar në promovime të tjera librash.

Fjala e mirseardhjes dhe hapjes së promovimit të librit “Vrap i çmendur” i Mimoza Rexhvelaj-t e mbajti me mjaft profesionalizem dhe elokuencë organizatori, shkrimtari dhe veprimtari i njohur z. Skender Temali, i cili në fjalen e tij prezantoi edhe një curriculum të jetes, punës dhe veprave të poeteshes të njohur kombetarisht e më gjërë znj. Mimoza Rexhvelaj, e cila është edhe autore e tre librave të tjerë me poezi : – Dashuri ti je mëkati im, – Fshima lotin dhe – Jepi fjalës kohë, si dhe i librit studimor – Vështrim mbi poezinë e Diasporës.

Pas zotit Temali, që ishte edhe moderator i promovimit, do ta merrnin fjalen shkrimtari nga Ulqini Ibrahim Berjashi, shkrimtari nga Durrësi Vladimir Muça, poetja Diana Çelepia, gazetarja dhe poetja Fatime Kulli, poetja, mësuesja dhe redaktorja e njohur letrare znj. Farida Ramadani, publicisti e studiuesi Ndue Bacaj, z. Luigj Temali, i cili “recitoi” edhe disa poezi nga libri i Mimozës, per të cilat tha më emocionojnë e veçanarisht poezia “Babi më sheh prej larg”… Ndersa një fjalë interesante mbajti edhe studiuesi i folklorit, letersisë dhe shkrimtari Kadri Fikaj, i cili me kompetencë profesionale dha disa vlersime të bukura per librin me poezi “Vrap i çmendur” dhe autoren Mimoza Rexhvelaj, me të cilen siç tha ai kanë një njohje dhe bashkëpunim të hershem, që kur Mimoza kishte qenë nxenëse e tij dhe kishte filluar të shkruante vjershat dhe poezitë e para.

Ndersa duke e mbyllur fjalen e tij z. Fikaj tha se znj. Rexhvelaj është po kaq e mrekullueshme dhe sukseshme sa poete, edhe si mesuese, bashkëshorte dhe si politikane e angazhuar që meriton shumë më shumë… Promovimi i librit me poezi “Vrap i çmendur” i Mimoza Rexhvelaj-t mori vlera më të mëdhaja per auditorin, kur disa nga poezitë e librit u interpertuan mrekullisht nga aktoret e shkelqyera të teatrit “Migjeni”, znj. Merita Smaja dhe znj. Rajmonda Marku. Në fund të promovimit pershendeti të pranishmit vetë autoria e librit znj. Rexhvelaj, e cila pershendeti edhe ata që nuk kan pasur mundesi per të qenë fizikisht ketë ditë, por siç tha ajo i kanë derguar urimet e tyre me anen e mesazheve apo telefonatave. Në fund të ketij promovimi per të pranishmit, autoria kishte pergatitur një koktei të pasur e domethënës…

Shkoder 20 maj 2017.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here