Presidenti i Republikes Dekoron tre figura të shquara …

0
634

Prg – Ndue Bacaj –  Presidenti i Republikes Dekoron tre figura të shquara të historisë së Malesisë dhe këngëtaren shkodrane Mukades Çanga.
     

Si asnjë president tjetër i mëparshëm i Republikës së Shqiperisë , shkelqësia e tij z. Bujar Nishani ka vlersuar me dekorata e tituj nderi , treven e Malësisë Madhe “Nderi i Kombit” , (Kelmendin “Nderi i Kombit” , Kryengritjen Antikomuniste të Malësisë Madhe të 1945 me ”Medaljen e Artë të Shqiponjës” e tjer) , si dhe mjaft figura të saja historike , patriotike e kulturore-artistike , që i lanë nderë e lavdi ndër mote e shekuj Malesisë e Shqiptarisë. Presidenti i Republikës në vijim të ketij vlersimi historiko-patriotik me daten 19 qershor 2017 , nderoi e vlersoi duke dekoruar figura të shquara të historisë e atdhetarisë të Malësisë së Madhe e Shqiptarisë :
1. Çun Mulen (1818-1896) , patriotin e bajraktarin (flamurtarin) e njohur kombëtarisht e ndërkombëtarisht të Hotit , Malësisë e Shqiptarisë.
2.Zenel Shabanin (1850-1919) , vojvoden dhe patriotin famëmadh të Kastratit , Malesisë Madhe e më gjërë.
3.Elez Hoxhën (1915-1919) , Imamin atdhetar , fetar dhe antikomunist të Malesisë , i palekundur edhe kur ai per bindjet e tij u persekutua e denua me burg.
Ketë ditë presidenti nderoi e vlersoi edhe Znj.Mukades Çanga , kengëtare famëmadhe e kengës qytetare shkodrane , (me origjinë të hershme nga lagja “Çangaj” e Rrjollit të Malesisë , gjë që e tregon edhe mbiemri).
Motivimet e ketyre dekorimeve , flasin mjaft qartë per njohjen dhe vlersimin e veprimtarisë së tyre , ndaj menduam ti citojmë nga orgjinali si vijon:
Presidenti i Republikës i jep :
Çun Mulës (pas vdekjes) , dekoratën “Nderi i Kombit” :
“Per kontributin e shquar në luftën per krijimin e shtetit shqiptar dhe mbrojtjen e kufijve të tij , duke organizuar me aftesi të larta strategjike e drejtuese forcat e zones kundër armiqve , per rolin e madh në pajtimin e gjaqeve dhe vendosjen e harmonisë ndërfetare në të gjithë Shqiperinë. Per persekutimin familjar nga diktatura , per shkak të qendrimit të pathyer antikomunist dhe në mbrojtjen e teritoreve kombëtare Shqiptare”.
Nr. dekretit 10481
Tiranë , më 19.06.2017 .
Presidenti i Republikës i jep :
Zenel Shabanit (pas vdekjes) , dekoraten “Nderi i Kombit” :
“Per kontributin e shquar patriotik si personalitet e udhëheqës i njohur i Malesisë Madhe , firmëtar i shumë memorandumeve derguar fuqive Europiane , luftëtar i pa epur per shumë vjet kundër pushtuesve të huaj në mbrojtjen e trojeve Shqiptare nga tjetersimi”.
Nr. Dekretit 10479
Tiranë , më 19.06.2017.
Presidenti i Republikës i jep:
Elez Hoxhës (pas vdekjes) , titullin “Kalorës i urdhrit të Skenderbeut”:
“Në vlersim e nderim të veprimtarisë së tij të çmuar atdhetare , për kontributin e jashtzakonshëm si Imam i shquar i zonës të Malësisë Madhe , i cili u persekutua nga komunizmi per atdhedashurinë dhe frymen tolerante e bashkuese që percillta në mësimet e tij”.
Nr. Dekretit 10480
Tiranë , më 19.06.2017.
Presidenti i Republikës i jep:
Znj. Mukades Çanga titullin “Mjeshter i Madh” :
“Në vlersim të kontributit të saj shumëvjeçar në ngritjen e e nivelit të muzikës shqiptare , interpertimit me passion e orgjinalitet , pa u shkëputur nga vlerat e traditës të këngës qytetare shkodrane”.
Nr. Dekretit 10482 , Tiranë , më 19.06.2017.
Cermonia e dekorimit nga presidenti i Republikës z.Bujar Nishani u zhvillua në sallen e cermonive të presidencës (Tiranë) , ku muaren pjesë dhjetra trashigimtar dhe të afërm të patriotëve të dekoruar , të ftuar të tjer , veprimtar të njohur të gazetarisë , publicistikes e historisë , të cilët ndër vite me punen e tyre të publikuar kishin arritur të sensibilizojnë opinionin , autoritete kompetente të vlersimit të figurave patriotike dhe vetë Presidentitn e Republikës. Gjithashtu në cermoni ishin të ftuar edhe autoritetet lokale si kryetarja e Qarkut Shkoder znj. Gerta Bardeli , kryetari i Bashkisë Malesi e Madhe z.Tonin Marina , N/Kryetari i Bashkisë (M.Madhe) z.Sytki Ndrecaj –njëkohesisht presidenti i shoqates patriotike Malesia e Madhe “Nderi i Kombit” dhe një nga vlersuesit dhe promovuesit e njohur të figurave dhe vlerave historike-kulturore të trevës së Malesisë Madhe. Presidenti i Republike ju a dorzoi ekoratat : “Per Çun Mulen , sternipit Maliq Çunmulaj , per Zenel Shabanin , mbesës Hana Islam Zeneli , per Elez Hoxhen , djalit tij Enver Hoxhaj . (Zonja Mukades Çanga ishte prezente dhe e mori vetë dekoraten). Ata që kishin nderin t’u dorzohen dekoratat në mes emocioneve të mëdha falnderuan President e Republikës z.Bujar Nishani…
Mbasi unë kam shkruar në gazeta e portale per tre figurat patriotike të Malësisë e më gjërë , si dhe realizuar portrete e dokumentare që para shumë viteve (së bashku me gazetarët Vasel Gilaj dhe Gëzim Vuçaj në TV-Kopliku e tjer) , unë mendova të mos perserisë vetvehten duke shkruar ketu portrete per keta tre të dekoruar , që me vepren e tyre patriotike e kanë shkruar portretin e tyre me shkronja të arta në panteonin e shqiptarisë.
V00: Duke u bazuar në rregulloren e presidencës , ne (si pjesmarrës të kesaj cermonie) , nuk na u lejua të bejmë fotografi në sallen e cermonive të presidencës. Fotot me të cilat po e shoqerojmë ketë reportazh janë realizuar jasht ambienteve të presidencës , ndersa u lejuan të filmojnë aktivitetin me kamera “statike” televizionet : TV-Kopliku (Gëzim Vuçaj) , TV-Boin (Sandra Bojaj ) dhe një televizion i Potgoricës (Malit Zi).
Tiranë , më 19.06.2017.

SHARE
Artikulli i mëparshëmJAM VASHE DARDANE, NUSE TIRANE E KRYEQYTETIT TE KOMBIT TONE
Artikulli tjetërMirdita për “Heroin e Popullit”Dedë Gjon Lulin

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here