POEZIA E TIJ ISHTE MUZIKË

0
1328

-Vizatim letrar-

Atë ditë e mora çadren me vete ,  jo thjeshtë si zakon që kur nisesh për rrugë të gjatë njeriu bënë mirë që i merrë edhe masa të tilla , por edhe se shiu në at mengjes ende binte në Shkoder . Kur mbërritem në Tiranë , qielli ishte bërë xham . Mendova , ah sikur të ishtë një çader e vjeter do e hillja , por jo … Aq shpejt sapo kasha mbërritur tek “Ded Gjon Luli, aty në shpatullen e muzut kombëtar , se nga dhe si u mblollen rëtë kaq shpejt , dhe ja ca pika shiu rane mbi trotuar … Vetem kaq minuta u desh cadra dhe u futem në sadhen e Muzeumit , qaty ku do mblidheshin nga kater anet e vendit, në kujtesen njerzore , për njërin nga njerzit që ka një vit që dha proven ”se paska njerz që nuk vdesin ” , edhe pse fizikisht na mungojnë.

Ishte shoqata e shkrimtarve ose e thënë ndryshe klubi “Drita” në Greqi të cilet na mblodhen të gjitheve nga Greqia , nga Vlora , nga Korca , nga Shkodra , nga …  Shumeë prej nesh nuk njiheshim me njëri tjetrin, por ky Dritero Agolli , ky njeriu që nuk vdiska , paska edhe veti të tjera që i bënë njerzit aq të dashur me njëri tjetrin sa të gjithë kujtuam sikur kemi vite që njihemi , por paskemi vite pa u par … Unë në fakt fillimisht u bëra me Shkodranët dhe Shkodranet e mijë . Pastaj u zgjerua rrethi , Rudina poetja e talentuar nga Vlora , menjëherë u bë super mike me shkodranet , po kështu edhe Nasi , edhe … të gjithë . Madje kolegia ime gazetare në Tvsh , por edhe mike e revistes “Fjala” Anila , shprehet bukur : Kemi nevojë per pakë muzikë … Dhe ja Margarita Xhepa , kjo artiste me shpirt njeriu të gjithë duan nje foto me të … Edhe e bija e te madhit Dritero Agolli është pjesë ë kësaj kujtese , por natyrshem kësaj i rrjellin lotet … I madhi poet , super i madhi njeri Dritero Agolli na fali këte dite miqësi dhe buzëeshje siç dinte Ai.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.