Poezi nga Marash Gilaj

0
227

Marash Gilaj

Bariu “ i mirë”

Bariu “i mirë”,
Vazhdon t’ju quajë dele,
Dhe ju viheni në rradhë,
Me lesh e me zhele.
Për të zgjedhur kopenë e ujqërve,
në drejtim,
pa e kuptuar kurrë,
se kështu shkohet në vetëshkatrrim.

Ishte një kohë…

Ishte një kohë, kur lirinë e burgosën pas telave me gjëmba,
Dhe ne shetisnim, si kuaj përbrënda.
Dikur i premë telat, e shkatrruam rrethimin,
Por nuk dinim ç’të bënim me lirinë.
Ishin të paktë ata, që ia dinin kufinë.
Filluam të flasim lirshëm, të shajmë e të mallkojmë,
Të vjedhim, të grabisim, të tjerët të poshtrojmë.
Edhe pse vendosëm ligje, kurrë nuk i zbatuam,
Lirinë e kthyem në skllavëri, veten mallkuam.

SHARE
Artikulli i mëparshëmRINIA BRAKTIS SPORTIN
Artikulli tjetërAMANETI I FUNDIT I MARTIN CAMAJT …

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here