Per ty Nënë!

0
1532

Irena Gudha 

” Njemije e nje gjera.Perpiqem te jem sa gjysma jote . Ti ishe njeriu perfekt, pa mekate.Ne ishim shoqe.Ne ishim motra.Une te doja shume sa shumeeee… “

Po afron fundi i vitit, ky vit i zi per ne.Si do ta festojme kete vit pa ty ?Sa e padrejte u tregua jeta me ty mami im e shtrenjte! Si nuk mendove per mua, per babin ? Si e le ate? Ne lotet nuk na ikin nga syte qe nga mengjesi dhe deri ne darke. Shoh diten e re qe po agon, diellin, shiun, eren, njerez te lumtur qe ecin ne rruge dhe them :- Perse te mos jetoje dhe ti? Perse duhej te vdisje? Ti nuk te zuri pleqeria.Ahhhh, kjo semundja jote e mallkuar qe tu ngjit qe prej 3 vjetesh dhe te mundoi aq shume.Ti luftove me semundjen si trimereshe. Nuk u ankove asnjehere per dhimbjet e tua aq te medha e te forta. Nuk t’ u ndava asnje cast te vetem, tek koka te qendrova, per gjithçka te sherbeva dhe nuk me ngeli asnje merak. Me dhemb shpirti per ty. – Nene, ku je? Syte vetem me qajne. E njihja vuajtjen, dhimbjen, trishtimin, lotin, por tani po e njoh lotin e vertete, ate lot qe djeg ne faqe nga malli e pikellimi.Ti me dhe jeten me rrite me aq shume sakrifica, me edukove si ne shtepi ashtu dhe ne kopesht se ishe edukatorja ime sa me percolle te babi im, i cili ishte mesuesi i klases se pare.E ç’ te te kujtoj une ty moj e mira ime?
Njemije e nje gjera.Perpiqem te jem sa gjysma jote.Ti ishe njeriu perfekt, pa mekate.Ne ishim shoqe.Ne ishim motra.Une te doja shume sa shumeeee…..
Shtepia me duket bosh, vendi ne tryeze bosh ajo karigia jote qe ti uleshe e fundit se deshiroje qe ne tavoline mos mungonte asgje , krevati bosh, shtrihem aty dhe marr aromen tende.Nga dera hedh syte dhe me duket sikur do kthehesh perseri, nuk me besohet qe ke ikur, ne cdo moment me duket sikur do kthehesh dhe do me thuash: – Rena, erdha bija ime……Eja ma te them une e te perqafoj.E ç’ te te kujtoj une ty moj e mira ime, o duararte, gatimet e tua aq te shijshme, pastertia e nikoqiria jote, ajo buzeqeshje dhe fjalet e mira qe thoshje per cdo njeri.Mami im ti tani prehesh e qete, por aty tek ty eshte dhe shpirti im.Cfare s’ do te beja e cfare s’ do te jepja qe ti te riktheheshe perseri ne kete bote…gjithcka do te beja. Ti je mes nesh ne zemrat tona, ne kujtimet tona perjete!

Foto ilustruese : 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.