PENA SHQIPTARE , MYSAFIRE POETJA NGA VLORA : RUDINA MERKURI – PAPAJANI

0
1250

(Bisedë me krijuesen vlonjate , Rudina Mërkuri-Papajani)

Nga : Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues

1.Përshëndetje, mike Rudina! Është kënaqësi, që po e zhvillojmë bashkë këtë Bisedë… Unë njoh dhe kam shkruar për disa krijuese të tjera vlonjate…Desha të di, se sa je e përfshirë ti, në jetën e bashkësisë së krijuesve të Vlorës? Më qartë, a merr pjesë në veprimtaritë, që zhvillohen, siç janë:konkurset, përurimet e librave ose ngjarje tjera të tilla?
-Në qytetin e Vlorës kemi Shoqatën “Petro Marko”, që ndihmon sa e si duhet, në përurimin e talenteve të reja. Marr pjesë aktive në këtë Shoqatë dhe ndjehem e vlerësuar, që jam pjesë e saj. Ndër të tjera, kam qenë e pranishme, kur autorë të ndryshëm kanë përuruar librat e tyre, në poezi ose prozë etj.
2.Kur të lindi dëshira e pasioni për të shkruar poezi? A të kujtohet, cila ka qenë poezia jote e parë dhe a e mbajtje “të fshehur” në fletore apo e bëre të ditur, për të tjerët?
-Deshira për të krijuar më ka lindur që fëmijë. Poezitë i shkruaja në copa letre ose në blloqe. Mbaj mend që, poezinë e pare, ua kam kushtuar prindërve. Pastaj, siç kuptohet, tematika e poezive të mia është zgjaruar, duke u përpjekur që ta pasqyroj jetën përmes vargjeve të mia.
3.Kur dhe ku ke nisur t’i publikosh poezitë e para?
-Poezitë e para i bëra të njohura, për herë të parë, në veprimtaritë e zhvilluara në shkollë, kurse në media i publikova më vonë. Me poezitë e mia, jam bërë pjesë e gazetave dhe revistave të ndryshme.
4.E di që me profesion je infermiere, pra punon në sektorin e shëndetësisë…Kjo gjë, a të ndihmon apo të “pengon”, që të shkruash poezi?
-Profesioni i infermieres është një detyrë njerëzore dhe të jep kënaqësi, por dhe ndjen përgjegjësi, për këtë gjë. Puna me pacientët të bën të ndjehesh shumë miqësore me ta, sidomos kur ajo shërben si moto, në sloganin: “Shpëto një jetë!”
Sigurisht, kjo punë më ka bërë dhe shumë të ndjeshme, më ka motivuar që të futem në botën shpirtërore të njerëzve. Pastaj, natyrshëm, këto ndjenja I kam pasqyruar në krijimtarinë time poetike. Pra, nuk mendoj se puna në sektorin e shëndetësisës të më ketë “penguar” në këtë fushë, përkundrazi…
5.Ke botuar një vëllim me poezi…Po më tej, a po punon që të dalësh para lexuesve me ndonjë libër tjetër me krijimtari poetike?
-Po, deri tani, kam botuar vetëm një vëllim me poezitë e mia. Ai e ka titullin “Violinat e shiut”, i cili ka tematikë të larmishme, nga jeta jonë e përditëshme. Aktualisht jam duke punuar dhe për publikimin e vëllimit tjetër me poezi.
6.Libri i botuar dhe, në përgjithësi, poezitë e publikuara, si janë pritur nga lexuesit dhe keritika letrare?
-Poezitë e mia janë pritur mirë dhe janë ndjekur nga shumë lexues, duke më vlerësuar dhe nxitur që të shkruaj ende më shumë. Kështu, p.sh., ata i kanë pëlqyer edhe poezitë e publikuara, në mars të këtij viti, me titujt: “Më përloti rrezja e fortë…”, “Kuptoje zemrën!”, “Them, ta grisi ëndrrën!…” etj.
7.A ke marrë pjesë në konkurse letrare, zonale ose kombëtare dhe si je vlerësuar apo ke marrë çmime të ndryshme?
-Kam marr pjesë në konkurse të ndryshme poetike dhe jam vlerësuar shpesh herë me çmime. Jam bërë pjesë e disa antologjive me krijmtari poetike. Më lejoni të përmendi, se ku janë publikuar disa nga poezitë e mia: Antologjia“Sa-Kra-CH“, Antologjia “Maja Çajupiane” e Antologjia Rumune. Po kështu, në gazetat: “Bota Press”, “Telegraf”e “Alb-Dreams”, te “Poezi nga autorë vlonjatë” dhe “Kritikë e Letërsi Rumune”. Gjithashtu, poezi të miat janë botuar në revistatn “Dituria” – Suedi dhe “Obelisk” -Tirane, në ”Agjencioni Floripress”,”Agjencioni Floart-Press” etj. Jam fituese e Konkursit “Maja Çajupiane”.
8.A ke projekt për ta botuar ndonj vëllim të ri poetik dhe cila do të jetë veçoria dalluese e tij, krahasuar me të mëparshmin?
-Te vëllimi me poezi, që po përgatis, veçori dalluese nga vëllimi i parë, është se poezia shënon rritje, pjekuri më të madhe letrare dhe vargu ecën më i sigurtë,si pjesë dhe vlerësim i lexuesve, që më ndjekin. Këtë gjë e kam vërejtur me disa poezi të publikuara edhe në Internet ose në shtypin shkruar.
9.A ke ndonjë merak, për të shtuar diçka tjetër, në mbyllje të kësaj Bisede, për të cilën të falënderoj, përzemërisht?!
-Giithashtu edhe unë u jam mirënjohëse dhe shprehi respektin tim, për punën e palodhur e profesionale, që bëni në dobi të krijuesve, sidomos për femrat poete e shkrimtare, artiste dhe veprimtare të dalluara, në fusha të ndryshme të jetës!

-Ndërsa , në fund fare , për të kuptuar sadopak ndjesitë dhe frymëzimin poetik të Rudina Mërkurit , po botojmë disa ndër krijimet më interesante të përzgjellura enkas për Revisten “FJALA” :

KUPTOJE ZEMRËN!…

Kuptoje zemrën, 
ka pamundësi të shprehet;
ajo futet me guxim,
në gjakun që vlon.
Është zanë e përpirë nga dallga,
në të gëdhirë;
është kaq e bardhë,
kaq e shtrenjtë, në gazin e asaj.
Tremben muret, se ka zjarr;
dritë që feks, në plagën pa fjalë.
I thotë “lamtumirë”, qiellit me hënë,
jetën-pranverë e ngjyen,
në venat, pranë një burimi, me embrion.
Ta dini:
Këtu banon shpirti, prej akulli;
shkriu, sa pa atë….
Mori plagë…rilindi!…

 

UNË DHE TI…

Unë dhe ti,
supe të fshehura në kraharor,
puhiza të lehta nusepashkë,
përkulje në dalldisje,
nga shkulmet pranverore.
Unë e ti mbetëm të paqtë,
në zemërimin hokatar,
mbrujtëm miell të bardhë,
e shkrifëruam gjakun,
kur ishte det e tërmet,
e u tallëm me akullin,
që trokiste me tërsëllim në derën tonë.
Dritares shpotitse i vumë zemrat tona,
që dimri i plakur mos të na thante,
mos të lithte nyje në duart e bardha plot jetë.
Sot mëngjezi na gjeti ,
me një krah rrezesh të ngrohta,
duke hedhur mbas krahëve fjalët e thëna keq.
Unë e ti jemi një,
as rruga me kryqe nuk na tremb,
tek ecim pranverës nga bukuria e shpirtrave.
Unë e ti një copë qiell,
me dallëndyshet e kthyera sivjet….

TI THUA…

Ti thua..u shkrimë ëmbël,
në një godë,
mes sheqerit e kripës.
Ti thua ..je pëshpërimë,
natën kur vonë kthehem nga puna,
e sytë e skuqur ndrijnë,
nga vallja e sirenës.
Ti thua…Po çaj murin,
ditën kur grindja fliste me djallin,
e natën trokiste mallin.
Kështu do të trokasim te dera,
herë ftohtë në xhamin e ngrirë,
E herë tërbim zjarri,
në llavën vullkan.
Përherë do të quhemi “beteja”,
akulli në shpime mali….

THONË……

Thonë se Zoti kur ishte i lumtur ,
shënoi një pemë të blertë,
aty ku lindi krijesa -grua,
thonë se flaka e saj lozonjare,
morri me të mirë stinët,
që diç kuvendonin nga habia.
Atëherë guxoi pranvera,
që ngjyrat e saj tronditëse,
të preknin dhe një botë që po vinte shpenguar,
rrëmbeu të gjitha furtunat ,
në erën ambicioze hodhi trishtimin pa fre,
në faqet bosh hodhi errësirën,
në hënën enigmë mbolli faqet mollverdhë,
në qiellin e vonuar hodhi mëkatin,
që u tremb nga shkëlqimi ,
i një diamanti mishtor me erë pjeshke.
Thonë se kur erdhi nata,
yjet kishin bërë pakt me njeriun,
dëshirat e tyre u ngjyhen me gjakun e ndezur,
në supet e dridhura pati shkulm dehse,
kishte ndodhur ngjizja ,
kish zbritur jeta kacavirur në dritaren ,
me feksje jete,
thonë se u lejua të banonte edhe zilia,
që qante fatin e saj rrëzë një gardhi…

MOS HARO SE TË DUA

Mos haro se të dua,
jeta ime më e shtrenjtë,
frymë e përplasjeve,
flakë bohemë që troket.
Kam hequr dorë nga veset,
një kryengritje në shpirt,
natën ecim qiellit,
DITËN,
Toka mban dashuritë.
Mos haro e vodha gëzimin,
tek flinte heshtur tek një zog,
diku i dehur mbas një gjëmimi,
pres thurrjen ,
E botës “MBRET”….

E DASHUR ZEMER MOS U REBELO

Zemer e dashur,
mos hyr ne panik,
mos lufto mes gjakut dhe britmes,
qe rebelueshem thote ik,
mos hyre ne uri,
ne greve,
ne plangosjen e thirrjes mall.
Ka rregulla qe thyhen,
shtypje,
dhimbje deri ne palce,
trup e floke qe thinjen nga dashuria,
me mendje trishtueshem neper nate.
E dashur zemer,
mos u frikeso,
nuk kemi faj pse duhemi,
pse krahet i mbajme hapur gjithmone .

URIME O NJERI TRONDITES

Ti mendon se do te vesh ne ferr?
Jo i dashur,
prezent-vajtueshem eshte ketu,
parajsa ..ferri,
dhimbja dhe lulja qe falim,
fati qe e zeme per dore,
dhe e zbojme pa dhimbje,
trendafilat qe nga prehri,
i hedhim ne pluhurin e rruges,
gruan e embel te dashuruar,
qe e zbojme nga fjalet e te tjereve.
Urime njeri trondites,
kemba dhe fati qe ecen mes trillit.
Kujtohu!
Dy duart e tua leshojne pranvere,
dy pellumba te bardhe,
qe sjell engjellin,
formojne kopshtin ne balonen e zemres.

ME JEPNI NJE LULE..

Me jepni nje lule,
qe te me ngjaje,
qe zeri mos te rendoje,
kur toka cahet nga dale.
Me jeni nje pe,
te qep syte e lodhur,
te ze veshet,
nga rendimi i tokes me fjale.
Dyshoja dikur ne kish lumturi,
sot krahet e zogjve jane cuditshem,
me sqep mbledhin fatin tim.
Thone qe dhe rrenjet e Tokes,
kane levizur,
jane kthyer sy kali,
me kusht per te treguar,
se cfare kane pare,
kur shtegu leshonte hijet e reve…

PREFERUAN TE ZGJOHEN…

Jane ngritur te zgjuarit,
mbi te ftohtin,
mbi ata qe gdhihen,
ne ngjyra tragjike e false,
preferuan te zgjohen,
mbi brigjet qe tymojne,
ne vigjilje te ylberit.
Jane duke besuar,
pas cdo rrenje te kapur fort,
pas cdo plepi,
Fshehur ne dy medalje,
jane duke zbuluar eresiren e pa kohe,
duke pranuar faktin ,
se farat fshihen ,
pas shkelqimit te molles…..

KUR TINGULLI RRITET CIKLON

EJA!
aty ne pikat me te buta te shiut,
merr rrufene ne duar,
dhe permbys ujerat plot qelb.
EJA!
kthehu ne pike gjigande,
lagi me gjalleri,
catite e ndotura nga smira,
pluhurin coje ne rruge te prishur,
ku puhite e cmendura,
ti bien qemanes rrangalle.
Ne do te njomesh lulet e mia beje,
Shpjegohu,
sa e padukshme eshte enigma,
kur tingulli rritet ciklon….

FOL O NJERI I GJALLE

C’ rendesi ka se tallen te gjallet,
drita here i shkel syrin,
e here i tall.
C’rendesi ka,
se nuk njohin mallin,
brenda gryerje kane,
neser receten e marrin ngadale.
Prandaj fol o njeri i gjalle,
preke zemren,
ne thellimin e pare,
puthe buzen,
nga molla e pare….

A E DINI KU BANOJME….

A e dini ku banojme,
poshte ngjyrave,
ne kod te lashte,
E dini si u shfaqet,
si pike reze pas nje ylberi.
Keni sy piktori,
gjuhe melodie,
nga lindja e sterlashte.
Vodhet shume zemra,
moret emer,
gurgullime pasionesh,
ne dridhje te gjate.
Vini veshin ne oqeanin blu,
kapni majen me te gjelber,
nga ku erdhi aroma,
ndizni oxhakun,
e aty mes betejave te thengjijve,
njihuni me bijen e materies…

Tiranë-Vlorë , 22 maj 2017

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.