PENA SHQIPTARE , MYSAFIRE POETJA LUSHNJARE BLERINA HILA …

0
535

Kjo poete , mësuese letërsie vjen nga Myzeqeja me një bollek poezish , duke hedhur në  “tregun” e këtijë madhi , prodhimet më të mira të poezisë Lushnjare .

KËRSHËRI INSTIKTI

Udhëtoj
nëpër kohë
që rend
në karvanin
e ditëve,
në terr
udhëtoj.
Sytë e lodhur
mendueshëm
në mjegull
zhduken.
Këmbët zvarriten
nëpër labirintet
e pashkelura
të shpirtit.
Dhe aty…
më kot rropatem
në kërkim
rrugëdaljeje
për objektin
e ekzistencës…
kërshëri e instiktit.

 

LARGOJU VETMISË

Largoju udhëve të vetmisë
boshe shpellash,
pa kurrfarë drite.
Kap trenin e duhur
të së ardhmes,
largoju stacionit
të së djeshmes,
largoju vetmisë…

 

ÇAST

Diku ….. tej ……
vështrimin
hedh,
mendimin
zgjoj.
Mendimi
zgjon
mendimin,
mendimet
pështillen
e shpështillen,
mendime
të ngrysura
si valë
reshë
të përgjumura.
Momenti
ekzistencën
zgjoi.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here