PENA SHQIPTARE , MYSAFIR MJESHTRI I SATIRES VEBI KURTAJ

0
1326

Krahas mjaftë autoreve me ëmër , të cilët kanë botuar romane , novela dhe vllime me poezi , në qytetin e Koplikut prej vitesh është prezantuar me mjaftë sukses dhe poeti i satires Vebi Kurtaj . Poezit e tijë satirike , jo vetem që janë pëlqyer  nga lexuesit , por edhe tanimë të botuara në një vllim kanë merituar vëmendjen e kritikës . Ku duhet theksuar se kritika nuk i ka kursyer fjalët pozitive , duke cituar këtë autor , madje duke rreshtuar ndër penat më të fuqishme të satires për kohen . Ndaj dhe ky cikel me poezi satirike , të cilat po i botojme në rubriken tonë Pena Shqiptare , besojmë se do jenë të mirëpritura nga lexuesi ynë .

 

UNE ZOTNI !?

Me kalë shalet një zotni Shkodret,
Kishte dalë per qejf n’ malësi,
Po m’ pershendet prej n’ maje t’ kodres:
-Puna e marë, more zotni !

-Euh, po ky a asht mirë nder mend ?!
Oooç, -i ndala qetë në vi,
Plasa i shkreti, pa xanë vend,
Ky m’ thotë: -puna e marë zotni !?

Ngjitu, ulu, hajt e eja,
Poshtë e lart, me shpirt nder dhamë,
Nuk durova, e shpejt ia ktheva:
-Jo, po zotnia i sat amë !

Këtë fjalë ia thua fshatarit ?!
Tanë diten mbas bishtit t’ qeve,
”Zotni”, shko m’i thuaj zagarit,
Asht shri n’ qerr per shtat’ palë qefe.

Me at’ fjalë, m’u duk se m’ shau,
S’ ka ma zi e ma per dreq,
Por ma n’ fund vehten e ”lau”:
-M’ ban hallall, m’ tha , -o hjekakeq…

SHENDETSIA FALAS …

Një pacient shkon te doktori,
Shokohet nga befasia ,
Çuditërisht, pare s’ i mori,
Por me kaq, s’ mbaron çudia…

Nga klinika sapo doli,
I afrohet një hallexhi:
-Sa lek të mori doktori?
-Asnjë,- iu pergjigj atij .

Jo more, -i thotë fshatarit,
Dmth, s’ na merr kush pare?!
Koridorit të spitalit,
Fillon e bertet me t’ madhe:

-Ooo, milet, o hallexhi !
Tani jemi të gjithë baras,
Kësaj i thonë qeveri,
Shëndetsinë e kemi falas.

Pacienti: -ç’ke që bertet ?
Ti nuk më kuptove parë,
Doktorat. s’ marrin ma lek,
Vetëm euro, ose dollarë…

RRUSHIN S’ E LESHOJ NGA DORA

Në mëngjes në bahçe doli,
Si drenusha neper pllaja,
Me nxitim, frutat i voli,
Se mos e kërkon mamaja…

Vrapon goca e nxituar,
Por fustani e pengon,
Nje djalosh i përvëluar,
Befas vrapin ia ndalon.

-Mos më tremb o gjetsh belanë !
S’ po më ndahesh çdo mëngjes,
Nga frika mollat i ranë,
Rrushin… e ka shumë kujdes…

Gjithënji i vardiset djali,
-Ndal moj çikë, se po m’ vdes ora,
-Merri mollat, po t’i fali,
Rrushin s’ e lëshoj nga dora…

TE SHKUARA , KRYETAR !

-Alo, alo, kryetar !
Jam ”ai”, s’ po më kujton?
Nejse, shihemi në bar,
S’ po zgjatem në telefon…

Mora vesh që je pa qef,
Desha t’ di, si i ke punët?
-U djeresitem mbrëmë në festë,
Asgjë s’ kam, më shkojnë pak hundët.

Kush je ti, se s’ po m’ kujtohesh,
Sinqerisht, s’ ia kam idenë,
-Shihemi, do befasohesh,
Eh, do thuash… kush paska qene !?

Pas pak, takohen në bar,
“Mysafiri” priste brenda:
-Tungjatjeta kryetar !
Kryetari: -ma merrte mendja…

Bëhet fjalë per një tender,
N’ dorë e ka veç kryetari,
Qe mos t’ ia rrëmbejë kush tjeter,
Don ta korruptojë i pari…

Filloi shtruar muhabeti,
Diku në një qoshe t’ barit,
Ishte bërë gati ryshfeti,
Që t’ i jepet kryetarit.

Ryshfetet ia jep me këste,
Korruptuesi, tip “velet”,
Vendos një dhuratë ”modeste”,
Nen filxhan, sa per ”adet”.

O bobo, ban kryetari,
(Ryshfeti e befason):
-Në çdo tender je i pari,
Ty, askush s’ të konkuron…

-Jemi një e të pandarë,
(Ja si e uron ky tipi):
-Pas kësaj kafe, kryetar,
Uroj që të kalojë gripi…

VEÇ PER BREKË E PRISHA THESIN…

Qyqja vetë, vojta i prrallë,
Jam mësua e shkreta “leverda”,
Sa herë dal e rri në shkallë,
M’ sheh ”kopili” e nuk ban za…

”Kopil” ia kam njitë Bajramit,
Prej n’ shkallë t’ vet, “digjet e piqet”,
Sa fryn era e akshamit,
Krejt knaqet tuj m’ pa ”valixhet”…

Po tash ia kam gjetë dermanin,
S’ ka çka sheh, as s’ ka çka prek,
Nuk mund rri tuj ruajt Bajramin,
Prisha thesin veç per brekë.

U’ tash vesin s’ mund t’ ia ndreqi,
Me demek, si eznaf hiqet,
Aty t’ rrinë e t’ vuajnë si dreqi,
S’ ka shans ma me m’ pa ”valixhet”…

GJAHTARI NE ENDERR…

Sheh nje enderr n’ gjumë të parë,
Sikur çohet në sabah,
Edhe pse s’ kishte zagar,
Po bante kerdinë në gjah.

Ma shumë vriste se plagoste,
Dhe pastaj i bante grumbull,
Kur donte që t’ i stivoste,
Çdo gjoje i behej kungull !!!

Në sabah, sa këndon gjeli,
I trembur, ankthin perpiu,
I zhgënjyer, sytë i çeli,
Paskam qenë n’ anderr, i ziu.

Pastaj çohet hop në kamë,
Me nxitim për të marrë malin,
Sot në gjah, do të la nam,
Se anderrat gjithmonë më dalin.

Prej sabahit në aksham,
Çiften n’ krah, rrypin në brez,
Asnjëherë s’ ia bani bam,
Iu kthye anderra në ters.

Prej malit, zbriti në ara,
Neper djerre e kullosa,
A thua u ka humbë fara,
Nuk pashë kund lepuj as rosa.

Genjeshtres, s’ i bien hashe,
Eh, sa herë ia fusin kot,
Këput’ ca kunguj në baçe,
Që t’ i dukej çanta plot…

S’ më ka ndodhur asnjëherë,
Që të kthehem pa e shkrepur,
Thotë per kungujt e pavlerë:
-Eh, sikur të ishin lepuj…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here