PENA SHQIPTARE , CIKEL ME POEZI NGA : IZOTA REXHO HARUNI

0
387

DASHURI 

Dashuri,..nuk di c,te beje më, me kurmin tende, 
Te te mbajë ne shpirte, a te hedhe ne varrë
Sa here te kerkoj , zhdukesh zbrazesisë
Nuk di ne ke vdekur, apo je e gjalle.

A veten ke djegur edhe je bere hi
S’di nese po tretesh ,si qiriu veten,
Ne je bere hi, a nje grushte me rere,
Te shperndaj ne male, te hedhe nder dete.

Sdi ne eshte e mundur, te te hedhe harreses..
Koha te mendoj, le te veshi pluhuri.
Thelle shpirtit te vdekur, gjalle le te mbesesh
Ndoshta s,isha une, apo ti,.. i duhuri…

NE NUK E NJOHEM …

Ne , nuk patem nje kenge te tonen ,  
Nuk kemi as nje vende ,te takimit te pare.
Nuk njohem kurre perkedheljen e ngrohte,
As te emblen puthje qe te ndeze zjarre.

Ne jemi deshiruar e puthur vec me sy.
Une, puthjet e mija , ja kam besuar eres.
Here ti ka sjelle me rrebesh e suferin,
E here te kane ardhur me flladin e pranveres.

Herë ti thante buzet, e ti bente shkrumbe,
Me gjuhe shpesh kerkoje ti sillje ne jete
Kuptoje qe mbi buze , kisha ngelur une
Une, qe po mpakesha per nje puthje te vertet..

Une mbi buzet e tua vija te timin zjarrë,
Sa here e shijoje, e ndizje nje detë
Puthja nuk jeton nga buzet e ndare
Une pata vec pritje, dhe pritja me vret…

NJE GRUA E DASHURUAR 

Kur dashuron nje grua,  
Bene pakt edhe me djallin.
Ja ngre stuhite detit,
Ja shkule zemren malit.

Nje grua nuk njehë lekundje
Ajo , i nenshtrohet ndjenjes
I kundervihet gjithe botes
Per dashurine e jepë jeten

Nje grua e dashuruar.
Nuk donte qe tradheti te kish
I duhet pak per ta kuptuar
Tradhetia e kthene ne bishe

Kur nje grua dashuron
Bota vishet me lumturi
Nga syte e saj, jete i buron
Lum, kujt i perkasin ata sy…

JETA IME , EMRI PARE 

Me mungojne ato kohe kur te mbaja hopa, 
Kur ti ushqeheshe në mua.
Me sytë gjys mbyllur qe nuk mi ndaje
Me shihje gjithmon e qete,
Dockat e vogla ngaterroheshin me te mite floke,
Dhe une ndihesha me flete…
Jeta ime…..
ky ishte emri qe njohe te parin,
E ktheje koken kur te flisja,
Ohhh, ti o shpirt me njihje zerin.
Dhe une…une e prekja qiellin me gishta…
Engjell…..
Me mungojne ato kohe,
Kam mallë per gumezhitjen me endje
Per kohen kur te merrja ne gji
Kur une te ushqeja ty,
Dhe ti me ushqeje mua me eren tende
Dua te mos harroj kurre diten qe fillove te hecje,
Me nje shkop ne dore , ku mendoje se ishe e sigurt,
Hapat e para te tuat, vrapi qe nuk do ndalet kurre,
Rrugices hece, pa frik e pershkove ate rruge…
Dua prap te degjoj fjalen “Nuk dua ”
Me zerin si gurgullima e nje burimi ne rrjedhje
Sa here me pyetje me mbysje
Nje tjeter” PSE”, per cdo pergjigje qe merrje
E vogla ime…e embla ime.
Ti qe me ndihmove te rritesha edhe une
Sa here ke ndejtur e vetme
Mamit tende i duhej te ikte ne pune
Ti mikja ime me e mire
Drita e syve te mi
I hape krahet, fluturove qiellit
E vogla, e madherishmja ime , do ngelesh pergjithnji…

Ta dish o jeta ime….une jetoj per ty

KAM NEVOJE PER TY 

Sotë, kisha nevoj per ty 
Ashtu sic kam nevoj per djellin.
Te me futeshe fshehtas ne shpirt
Sic fshihet hena,pas reve te qiellit

Ahh, sa shume te kerkova sotë
Si trendafilat kur i luten qiellit
T’jua shuaj etjen e nje dite te ngrohte,
Te gezuara pastaj ti buzeqeshin djellit

Sotë, doja qe buzet te kerkoheshin,
Si te shtrenjtin nektar e kerkon bleta
Ku buzekafshuar te te pyesja,… Sa me do
Nder dhembe te me thoshe,
SA TE ME MBAROI JETA…

DEBORE E DJEGUR  

U dogjë bora e bardhe , 
shteroi qielli,
Zemra nuk vallzon.
Pret qe te kthehet skifteri,
te dale djelli
dalengadale nis e frymon.
Sonte copera deshirash te avullta
perkedhelen me ndjenjen,
E ngacmojne.
Dy dite ikin shpejt
Dy dite nuk mbarojne.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here