Pena Shkodrane , të ftuara tre poete me tre poezi …

0
392

Poezi Nga : Bona Mulaj Llukaj

Jam….

Me te semurin qe dergjet anes shtratit
Me te larguarin qe endet rrugeve te fatit
Me nenen qe digjet nga malli per birin
Jam dhe me te keqin sic jam me te mirin
Jam me vogelushin qe thrret atin ne gjume
Me mikun e merzitur qe dot spo gjen pune..
Jam me lypsarin qe kerkon lemoshe cdo dite
Me te verbrin qe se di a eshte nate a dite
Me te shurdhin qe sdegjoj kurre nje “te dua”
Me vashen qe u vyshk,e kurre s’u martua
Me bujkun qe vapa,ja thau buzen per uje
Me djalin qe pret vajzen,mallin te ja shuje
Me cobanin qe pret te ktheje bagetite ne stan
Me motren qe e dogji malli per vellane
Me lulen qe celi e si mori kush ere
Me ata qe se priten dot dhe kete vere..
Jam dallge e stuhi ne te acartat caste
Puhize maji,si prekja e buzes ne faqe
Qetesi liqeni ne te bekuaren vere
Arome lule bjeshke,qe s’mbaron asnjehere
Jam agu i mengjesit,kur dielli te puth syte
Perendim i arte,qe flakeron si yjte
Jam flokez bore qe bie pa u ndjere
Rrebesh shiu vere qe prish cdo te mbjelle
Jam heshtje qe uleras me shume se njemije zera
Ortek bore mali qe merr c’te zere perpara
Rrenje lisi qe kapem me kthetra pas jetes
Dashuri qe smbaron,idhtare e se vertetes
Jam mikja qe gjithkush do donte ta kishte
Kur mos te me shohesh..pyet Bona ku ishte?
Jam grua…jam nene..jam bije e moter
Vella me quajti vellai tere jeten ne voter
Jam femer..krenare sa bjeshka qe me rriti
Jam Perjetesi..qe dhe pas vdekjes do i flase shpirti…!

Poezi Nga : Elida Rusta

Dashnia s’ka faj…

Ku je dashni e andrrave n’beze? 
Pasha zemrën
kurrë s’deshta me t’lëndu,
asgja s’premtova,
as lypa,
veç zemrës qetësi
e me diell t’shpirtit
me t’nxe edhe n’stuhi.
M’thuej!
Ku ta çoj ket’ dashni
që megjithë zemër
m’ka shti n’dhe?
Sa t’u desht me m’vra mbas vdekjes?!
Tash s’i njoh rrugët kah eci,
s’ju di emnat vendeve ku rri,
përditë lypi vend me dekë.
Faqeve rrjedh lot i nxehtë
loti që kurrë s’ma fshive.
Po ti vetë deshte me ma shtue
me dashni t’huej,
t’vorfën
se veç shpirtit endacak
s’të ka mbetë tjetër.
Mos i ul sytë përdhe
prapë kam me t’bekue.
Dashnia s’ka faj…

Nga : Farida Zmijani Ramadani 

Poetit Shpirti s’i vdes kurrë

– Ç’ka ndodhur, çka ndodhur!? – dëgjohen disa zëra. Njerëz grumbuj , grumbull po vijnë.
– Aksident, aksident…Një njeri i shtrirë përtokë.
Venat i kishin dalë përjashta, të mavijosura të nxira. Çudi një venë ishte akoma Kuq.
– Po kjo ç’do të thotë!?
– Ishte poet,- tha dikush,- kjo është vena e shpirtit të tij. Ajo nuk nxihet. Afrohuni ju lutem ta varrosim se librat nuk iu shitën.
U bënë vërtetë shumë. Për disa sekonda gjithë venat iu skuqën. Një zë erdhi nga brenda tij.
– Sa shumë më njihkan!?- dhe buza e tij humbi në buzëqeshje.
– Eh poeti!- të paktën Respektin mori me vete i bindur se nga shkrimet e tij do te gjelbërojë diçka. 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here