PENA SHKODRANE – CIKEL ME POEZI NGA EVLONDA PERLALA

0
1191

Kësaj rradhe në rubriken tonë Pënda shkodrane , për lexuesit e revistes sonë po sjellim një cikel me poezi të poetes , Evlonda Perlala . Autorja e këtyre poezive ka lindur në fshatin Dardhë të rrethit të Pukës me 07.03.1982 . Eshtë diplomuar në vitin 2004 për Gjuhë Shqipe dhe Letersi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër . Nga shtatori i vitit 2004 e deri tani ushtron profesionin e saj si mësuese . Poezia duket sikur ka lindur bashkë me të, ashtu si dhe profesioni i saj . Ndaj duke iu uruar poetes rrugëtim të mbarë në udhen e vështirë , por të bukur , të  poezisë vlerësojmë se edhe lexuesi do të jetë inkurajues për një talente të tillë si Evlonda.

MOS MA VRISNI GJUHËN!
Ajo është e shenjtë,
është e lashtë sa Ne,
pa të s’jemi shqiptarë,
pa të s’kemi atdhe.

Mos m’ja prisni duart,
as këmbë e damarë!
Mos i helmoni zemrën,
me fjalë të huaja mbarë!

Gjymtyrët po m’ja prisni,
Po m’ja nxirrni sytë…
Si mundeni more bukëshkelur,
gjuhën tonë me mbytë!?
Ajo është gjaku i kombit,
E bashkë me kombin ruhen,
Në gjunj po ju bie,
MOS MA VRISNI GJUHËN!

Ëndërr pritmë!
Mos ik!
Pritmë ashtu siç shpesh të pres…
E në mëngjes ëndërr e pagjumë,
Të lutem!
Zgjomë në mëngjes!

Kur shpirti puth shpirtin,
e behen nje te dy,
ecin nje hap,
nje rruge,
behen nje tingull, nje melodi….

Nje buzeqeshje kane,
kane te njejtin lot,
nje dhimbje mbajne te dy,
nje buzeqeshje ndajne tok…

Arome jete plot jete,
ne akull ngrohtesi,
duar qe mbahen fort,
mbeshtetje dhe siguri…

 

Kur shpirti puth shpirtin,
I falet krejt atij,
gjithe bota eshte e tyre,
gjithe bota jane te dy….

Duaj vetveten!  
Adhuro shpirtin tënd!
Beso në drejtësinë tënde!
Vlerëso ato që ti ke!
Këmbëngul!
Kërko nga jeta aq sa mund të marresh,e jep aq sa te mundesh!
Mos harro të puthësh duart që janë zgjatur drejt teje kur ke pasur nevojë!
Mos harro shtigjet ndër të cilat ke gjakosur këmbët për tu rritur!
Mos harro lotët kur ishe e dobët se ndër ta u bëre e fortë!
Mos harro të falenderosh Zotin për gjithçka,
Sepse Ai pa Ty është akoma Zot,
Ti pa Zotin je asgjë!

Ka akoma diell…
Diell jetedhenes e fisnikmadh.
Ka akoma diell per te pritur ,
mengjeseve plot vese me mall.
Ka akoma.
E akoma do te kete.
Vete ji rrezediell ne shpirt,
Rrezediell do kesh ne jete.
Se diellin e jetes e mbajme ne gji,
Aty lindin shterngata, termete e dashuri.
Hape zemren e lere te lire,
Do jesh diell e pranvere eremire!

MEDITIM

E tretur
tutje,
në kujtime,
larg…
Përtyp
nostalgji,
e kapërdij
mall…

Dheu im ate…
Dheu i atit tim dhe i atit te tij.
Dheu qe mban ngrohte kockat e bimeve te shpirtit te vet.
Dheu qe e kemi fale gjakut lume te derdhur nga ata qe nuk i zuri gjaku kurre.
Dheu i shenjte i atdheut.
Te paret te paten mbi gjithçka.
Te tjere per shumeçka.
Te tjere te lenduan At’ …
Por Ati eshte fisnik, nuk i shet bijte!
Te tjere nuk te deshen kurre, megjithate çuditerisht vetequhen ‘Atedashes’.
Por Ati eshte fisnik, nuk I shet bijte cipeplases!
Ate, enderrat e tua te para nuk jane keto;A ke force te me thuash nese te kane mbetur enderra pa ti vrare!?
A ke force te me flasesh per bese, per trimeri e kuvend?
Mban mend Ate sa bukur ligjeroje moteve te ikura dhe pse pervuajtshem.
Ate, me fol ,pash gjakun qe kemi bashke!
Mos valle vitet te kerrusen krenarine!?
Mos valle dhimbjet e tua te dhembin mbi dhimbje dhimbjesh!?Ate, mesome te zgjohem ne dhimbjen tende!
Me zgjo ne dhimbje dhimbjesh!

Ti…
I vogli im gjigand…
Ngrohtesia e dimrave…
Dielli i jetes plot jete…
Ti…
Ajri im…
Bima e shpirtit,drita e syve…
Gjak i gjakut tim…

Ti…
Fisniku im i vogel si gjysherit e medhenj…
Trimi im…

Ti…
Bashkeudhetari im besnik…
Shoku dhe miku im …S
Shpirt prej shpirtit tim…

Ti…
Biri im…
Zemra e nenes plot krenari…
Dashuri mbi dashuri…

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here