PAS VALBONES DHE VERMOSHI ME HIDROCENTRAL

0
1529

Kryeministri i Shqiperisë z. Edi Rama mësohet të ketë firmosur lejen e ndertimit të hidrocentralit më të ri në vendin tonë , ku pas atij të Valbones , tashme rradhen e ka për të filluar ndertimin e këtij hidrocentrali mbi lumin Cem në Vermosh të M.Madhe . Kompania e cila ka fituar lejen e ndertimit është “Mateo&Co” me administrator znj. Eliona Nikollaj . Kjo kompani është krijuar me 20 Maj të vitit 2016 , pikrisht një vit para se të jepej leja për ndertimin e hidrocemntralit të Vermoshit . Kapitali bazë i kësaj kompanie rrezulton të ketë qënë 100.000.00 leke . Ajo qe vlen të citohet në këtë fakt , është se kjo kompani nuk e ka patur kohën e mjaftueshme për të patur ndonjë tjetër eksperiencë në fushen e ndertimit të hidrocentraleve dhe prodhimeve hidrike , pra ky hidrocentral do të jetë edhe fillimi i punës në këtë fush i kësaj kompanie ndertimi . Gjithesesi tashmë edhe M.Madhe do ketë hidrocentralin e vetë , pikrisht atje ku janë edhe resurset natyrore ende të virgjera , nga mos ndotja e mjedisit , pra në luginen e bukur të Vermoshit . Gjithesesi duhet theksuar se tanimë kompania fituese  “Mateo .co”, ende nuk është e qarte se kur do të fillojne punimet në këtë veper të drites edhe ne M.Madhe.

Vendi ku do ndërtohet hidrocentrali : 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.