PAS QEVERISË SË RE , VIJNË EDHE MENDIMET NDRYSHE . . .

0
111

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot qeverinë e re. Ai i besoi postin më të lartë në kabinet një femre. Bëhet fjalë për deputeten e PS në Shkodër, Senida Mesi, e cila do të jetë zëvendëskryeministre. Por, kush është Senida Mesi, qytetarja shkodrane që pak vite më parë jo vetëm dilte hapur kundër Edi Ramës, por e revoltuar i shkruante se nuk donte ta shihte më. City News iu sjell më poshtë letrën që Mesi i dërgoi Ramës tre vite më parë, pas një shpërthimi me tritol në pallatin e saj.

Letra:

Ndihesh i sigurt të jetosh në Shqipëri? Unë jo! Mbas shpërthimit me tritol mbrëmë te komshiu i pallatit tim, ndjenjës së pështjelluar (frikë, pasiguri, trishtim) i bashkohet një thirrje për qeverinë: Stop fushatës PR për show politik që keni ndërmarrë, mjaft me konferencat për shtyp, boll më duke dalë në TV! Nuk dua t’ju shoh si protagonistë televizorësh, as gazetash, nuk dua të dëgjoj më vendime që ky vend bëhet nëse investojmë në rindërtime, zyra pune, dogana etj, apo pjesëmarrje me ‘konkurs’ në Ekzekutiv, apo që keni hartuar plane afatmesme dhe afatgjata. Nuk dua të dëgjoj çdo nëpunës të administratës duke dhënë intervista dhe mbushur programacionin e TV kombëtare dhe lokale, që më shumë se neveri dhe inkompetencë më japin përshtypjen që po i paguajmë për spikerë të rëndomtë që shumica prej tyre nuk di aq shqipen mirë. Dua të ndiej dhe shoh përditë që Kryeministrit që i besova po bën punën, dua të shoh njerëz të qeshur, që nuk mendojnë çdo ditë të ikin nga ky vend, që nuk mendojnë çdo ditë çfarë do hanë darkë. Dua të shoh çdo krimbërës në burg, dua të shoh shkolla të reja dhe të sigurta, dua të shoh spitale që funksionojnë, dua të shoh rend dhe rregull, dhe jo thjesht njerëz që dalin në punë, rrinë në zyra dhe llafosin apo pinë kafe, por s’ia kanë idenë cila është përgjegjësia dhe përshkrimi i punës për të cilën marrin pagën.

KATER MANDATE NJE ZEVENDESKRYEMINISTRE DHE NJE MINISTER . . .

E migjithëkëtë jetojmë në Shqiperi. Ku 4 mandate PS në Shkoder ka marrë historikisht , dhe kësaj rradhe , kater mandate të barazvlefshme me dy poste të larta qeveritare. Si duhet lexuar kjo lëmoshë e kryheministrit apo taktikë e tij?! Secila që të jetë, mbase për mirë do jetë por jo në kohen e duhur.Themi kështu , mbasi edhe dy mandate të tjera të majta që i ka prodhuar Çeles përfaqesues i LSI. Gjithsesi Shkodra ia “mori” zëvendëskryeministrin Korçës, jo vetëm për tre muaj, siç veproj me Ledina Mandin, por për një mandat katër vjeçar……….

A DO FLASIN KRYEMINISTRI ME ZËVENDËSKRYEMINISTREN DHE MINISTRAT ?!
Në fakt kjo pyetje mbase nuk shkon tani, pasi të gjithë ministrat e rinj janë lëngu i një mishi. Ç’ka do të thotë që tepsia nuk do të ketë kësaj radhe edhe mish deleje edhe dhije edhe . . . ndaj edhe ajo që ndodhi në tre-katër muajt e fundit, ku qeveria Shqiptare u bë rast unikal i vetëm , i pa shoq në botë, ku kryeministri dhe zëvendësja e tij të mos flasin as edhe një here të vetme, por jo vetëm kjo edhe ministrat teknik të tjerë patën deklaruar se nuk i kanë thënë asnjëherë të vetme kryeministrit mirëmëngjes! Ndaj kësaj radhe me siguri do të kthehet gjuha në mes qeveritarëve tanë të një “fisi”.

 

SHARE
Artikulli i mëparshëmSe nuk e kuptova…
Artikulli tjetër“RRËFIME SHPIRTI” TË NJË SERBEJE , + VIDEO …

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here