PAS PUSHIMEVE , FILLON MESIMI NE ARSIMIN PARAUNIVERSITAR

0
602

Sistemi parauniversitar dhe ai universitar kete te henë kane nisur procesin mësimor , pas ndërprerjes se pushimeve dimerore . Në territorin e qarkut Shkoder jane hapur te gjitha shkollat , dhe nuk raportohet per probleme thote drejtori i DAR Shkoder Kadri Ymeri . Nderkohë që mësuesit dhe nxënësit u janë drejtuar serish shkollave të tyre , e njëta gjë nuk mund të thuhet për ata që duhet të kishin marrë masat e duhura per një rifllim sa më të mbarë të këtij proçesi mësimor . Eshtë fjala për pushtetin vendor , që ka detyrimin ligjor për të siguruar ngrohjen në shkolla . Ndoshta duke u nisur nga fakti që natyra po tregohet e butë , ënde në disa shkolla mungojne drutë e zjarrit apo gazi . Ndërsa një tjeter fakt mesohet se : Të shtunen shkollat e qarkut Shkoder do të kene mësim , kjo për të zevendesuar oret e humbura . Ndersa zevendesimi i dyte do te jete ne fillim te muajit shkurt , me nje tjeter te shtune Shkollat kane ne total 2 dite për të zevendesuar , një për shkak të mbylljes së shkollave nga urdhri i ministres Lindita Nikolla , dhe daten 27 nentor kur shkollat e qarkut Shkoder e kane bere pushim .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.