PAMFLET ose Skicë – satirike, si të doni. ËSHTË “ARRATISUR” SHOKU ENVER HOXHA, TARASI, KUSH TA GJEJË KA NJË SHPËRBLIM PREJ . . .

0
137

PAMFLET NGA : GEZIM VUCAJ

Se nga doli, por që dol, lajmi më I çuditëshëm i të gjitha kohërave. Ka dale nga zyra e tij e përjetshme në Tiranë dhe, është arratisur shoku Enver Hoxha. Sigurimi I shtetit, Shiku apo Shishi, siç quhet ndryshe u vu në alarm. Te gjithë mendonin se mund të ketë marrë drejtimin e Greqisë, por jo. Kudo në rruget nacionale , u ngritën postblloqe policie, ç’ka nuk linin automjet pa kontrolluar, çdo njeri që ngjasonte sado pak me portretin e shokut Enver , ndalohej nga policia, sipas burimeve jo zyrtare, mësohet se pisk e pati punen një kryetar . . . vetëm mosha e shpëtoj. Gjithësesi njoftimi zyrtar i sigurimit të shtetit për publikun ishte se kush mund ta gjejë shokun Enver, ka nje shpërblim prej . . . Ashtu si të gjithë të tjerët edhe ne gazetarët u vumë në levizje, hapëm edhe një faqe blogu, Kush e shikon dhe i pari njofton. Një nga informacionet e para erdhi se Enveri, në vend që të ikte andej nga jugu, pra nga vendlindja e tij, iku nga Veriu. Ishte strehuar mjeshterisht , ashtu siç din vetem Tarasi, në Shirokë të Shkodres , pikrisht ne vilen e zogut. Qendrimi prej disa kohesh aty, i kishte dhënë mundësi Tarasit, diten të dilte si profesor në plazh, ndersa në mbrëmje si strateg i politikës, kishte hartuar programin e qeverisë dhe shperndarjen e udhëheqësve të tjerë neper rrethe, pra takimet gju me gju me popullin, ose si֛ç i thonë në këto kohë moderne, degjesat publike. Pasi u bind për këtë, se qe realizur tamam sipas porosise së tij, Tarasi mori rrugen drejtë qytetit të Koplikut. Përsëri pa parashikuar në levizjet e tij. Themi kështu, se po të donte vërtet të arratisej nga Shiroka në këmbë, mund të dilte në Krajë. Kështu është në dyshim fakti se ka dashur apo jo t֝ë asrratiset?! Gjithësesi, pra pas shumë investigimesh Tarasi u gjetë në një përrua në afërsi të qytetit të Koplikut. I pari që e kishte gjetur , ishte një mbledhës kanaqesh, “jabanxhij” i ardhur nga fushkruja. Me të marrë lajmin, shkuam dhe ne gazetarët. As atij “jabanxhis” me ngjyrë , e as gazetarëve nuk iu dha kush shperblim. Kjo sepse i pari nuk perfitonte, mbasi nuk kishte regjistrimin në qytetin e Koplikut, të tjerët ishin të dytët. Nga kjo zemërat, dikush I ra grusht Tarasit. Iu thyen paksa hundet, por komunisti nuk dorzohet. Pas gjithë kësaj lodhje, të gjithë nxorëm “armet” tona dhe bëmë foto, me shokun Taras. Ai vazhdon gjithnjë Taras, këtij popull . . .

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here