Pak fjalë për librin me poezi “Vrap i çmendur” i Mimoza Rexhvelaj

0
606

NGA : NDUE BACAJ

Të flasesh me kompetencë profesionale per një veper poetike, si libri me poezi “Vrap i çmendur” i poeteshes të afirmuar bindëshem kombëtarisht (e pse jo edhe nderkombetarisht) Mimoza Rexhvelaj, duhet të jesh një profesionist i zoti i kesaj fushe. Mbasi unë nuk jam livrues e per-rrjedhojë as profesionist i kesaj fushe, më lejoni të themë disa fjalë si adhurues i hershem i poezisë dhe si një “fjalëtar” amator i ketij zhanri letrar, artistik, filozofik e psikologjik, që e permbajnë 72 poezitë e librit “Vrap i çmendur” i poeteshes së re në moshë, por të vjeter në krijimtari, pasi ky është libri i katërt me poezi i poeteshes sonë Mimoza Rexhvelaj, e cila siç ka emrin e një lule, lule është edhe ajo vetë, ndersa unë nuk po mundem ta “ndajë” a është lule e poezisë apo poezi e luleve vetë Mimoza.

Është një fat që nuk e ka gjithkush per t’u bërë poet apo poete. Nuk ka të ri a të re që dashuron që të pakten një herë nuk ka ëndërruar të shkruaj poezi, pasi dashnia dhe poezia kur janë të verteta nuk mund të ndahen. Poezia e Mimozes kur e lexoj më mahnit e më mrekullon por edhe më kthen dekada më prapa tek ëndërrat e mia, madje te ato ëndërra që u vyshken, sepse nuk munda t’i ujisë kurr me poezi.

Poezitë e Mimozes në keto kohë të trazuara, ku më shumë lindin ferra (politike e sociale) se lule , më duket se sjellin risi, pasi edhe shpirti dhe zemra e Mimozes nga lindin poezitë e saj janë jo pak të trazuara nga padrejtesit profesionale e sociale, por Mimoza në vend që të prodhojnë “poezi me gjemba”, per të “there” të pamerituarit e luleve, ajo “prodhon” poezi lule që në vend të gjembave të urrejtjes janë mehlem, në mos per të sheruar, per të perballuar shpirterisht kohen… Me ketë rast mendova të kujtoj se Mimoza Rexhvelaj është po kaq e sukseshme edhe si nënë, si mësuese dhe si e angazhuar në politikë, ndonse sot nuk është e mjaftë koha e të sukseshmëve…

Të gjitha poezitë e librit “Vrap i çmednur” janë të mrekullueshme dhe domethenëse, por unë mendova të veçoj ato me titull : Asgjë e re në horizont, Sot, Vrap i çmendur, Per ty, Impulse dhe instikte, S’ka ngjyrë loti, Kjo jam, Mbretëresha pa mbretëri, Babi më sheh prej larg, Rrugë pa kthim, Gjarpërushes, Sudoku që më trishton, Duke dalë nga tuneli i tundimit e tjerë.

Duke dashur t’i mbyllë fjalet e mia të vogla para permbajtjes të madhe të poezive të Mimozës, më lejoni të citoj pesë vargje nga poezia Impulse dhe instikte :

Poezitë janë perlat e shpirtit,
Me guackat e smeralda ngjajnë,
Veshin vello gri,
E valle ja marrin,
Nuk e di se si !

Megjithse Mimoza e mbyllë poezinë keshtu, ajo në fakt e dinë, por duhet ta dimë edhe ne të tjeret, dhe e ka gjë më bukur se ta dimë permes poezisë…
Faleminderit Mimoza…

Shkoder, 20 maj 2017

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here