Notoj në ujërat e vargjeve , Cikël me poezi nga : Teuta Osmani (SHBA)

0
1228
Teuta Osmani 
Kurre nuk kam pasur FRIKE te shkruaj me fjale ate qe ndjej ,aq me shume kur behet fjale per jeten ,perjetimin dhe realitetin .Te tjeret ne e kuptojne ashtu sic e ndjejne ne thellesi ,I FALENDEROJ ,ne rast te kundert ,jane brenda ne vargjet e Poezise sime.-”Poezia eshte uji i kulluar qe del nga shtrydhja e shpirtit QELIBAR e cdo Poeti [ne menyra dhe forma te ndryshme]”. Pra kushdo qe noton ne ujerat e ketyre vargjeve eshte se, me te vertet e ka ndjere dhe i pershtatet me jeten dhe ndjesite e tyre ,me nje fjale kane gjetur vetveten !

E çastit

E pra, kam përjetuar mbi gjurmë të thara
shëmbjen e një balte të vjetër
ku shkela dhe vrapoja
se s’kisha rrugë tjetër.

Kam përjetuar lajkat e njerëzve
që njëherë i kam parë,
kam ndjerë keqardhje ,
kur më thanë ;- Se nga të kam?

Kam përjetuar të vërtetën në fëmijëri
sepse atëherë besoja dhe përrallat
që tjetër më dalin tani
nga një kohë e largët.

Kam përjetuar lavdërimet
deri në kënaqësi
deri sa më thyen ndërgjegjjen
të mendoj jo si njeri.

Kam përjetuar zhgënjimin
si kohë e vranët,
që shpesh merrja ombrelën
për mbrojtjen nga tufanët.

Kam përjetuar se s’jam vetëm
me dëshirën me mall për jetën
por me mua bëja luftë
se pse jam gjallë me veten.

Kam përjetuar se jam një grua
të marr jetën e ta bëj si të huazuar,
ndofta dhe veten kam mohuar
sepse kështu ish dhe vetjeta e kurorëzuar.

Kam besuar shpesh në sytë e mi
të tregoj sinqeritetin,
ato veç lotin më treguan
si një mëshirë që luhet me të vdekurit.

Kam përjetuar dhe jetuar
por veç një gjë kam kuptuar
se që të mbijetosh mbi veten
duhet më parë të mësosh interesin…

Sot!

Po dremis mbi dallgët e fryra nga era
andej ku ish ëndrra me erën time kërkoj
aty gjeta fjalën ,
frymën,
zërin tim të jetoj
si një pulëbardhë mes kohërave m’at’anë të fluturoj.

Edhe në mëngjeset kur ngrihem
prapë ndihem se valëzoj,
ashtu si nëpër dallgët e lëna me ëndrrën,
kur shohë se sytë më qënkan
me kohën,
me diellin,
me yjet,
me tokën,
lartë nisin rrugëtimin
me flatrat e mia të qartësoj
ëndrrën e parë, kohë më parë…sot!

Më kërko

Më kërko Ti përmes erërave
ku fryn maleve e fushave, 
më kërko atje ku ka pyje
ku ka gjelbërim, Diell dhe yje.

Ku ka Hënë, Tokë dhe det
aty ku lumturohem dhe gjej shteg,
atje më kërko të lutem
ndoshta do të pëlqej kur të më gjesh.

Do të hijeshoj bukurie e kësaj natyre
ku unë fluturoj me dallandyshet,
më kërko të lutem, mos u vono
sepse me Ty dua të jem gjithmonë.

S’di përse!

S’di përse ikin orët kaq shpejt
rreth një katërkëndëshi më janë sjell
erërat, që fryjnë nga një dritare  
nuk di nga ikin, e në ç’drejtim venë,
më pas në mure përplasen.

S’di përse ndërrohen ditët ,
javët ,
muajt
me kaq padurim,
si një varkë që lundron pa busullin këndvështrim.
Ashtu më janë vënë në dukje edhe ëndrrat,
sapo pash një, e një tjetër pa lëkundur as gjëma.

S’di përse kërkoj me kaq ngulm
këtë thyerje ngjyrash në pafundësi
kur dal me diell, e flakërijë
tej,
matanë,
e tutje mërzinë.

Më pas vjen një tjetër kënd
një qoshe ,
një vështrim,
përtej errësirrës pafund,
dhe s’di se ç’te bëj më tani
në këtë orë
me ëndrrën apo me nostalgjinë të rri?!

S’di përse ikin orët ,
minutat,
sekondat papërtim,
kur mua s’më ka ënda mbrapa tyre të rri
edhe pse më pëlqen ta jetoj edhe çastin
e pakapshme
e paarrir
në duart e mija dua t’i vërtis…!

Bardhësi dëbore

Tej bardhësisë po shkoj
gjurmë të thella përshkoj,
në shtresën e dimrit harboj
ah, sa e ftohtë ,sa ftohtë!

Bardhësi pafunde
mbi çatitë ,male dhe fushë
ëndrrat të bardha përditë
frymë e ngrirë ,e hirtë!

E ngrirë pas zjarrit , ngrohtë
në vatra të heshtura ,mburoj
nën dritën e hënës, vëzhgoj
eh ,sa kujtime , më thonë.!

Ëndërr

Nëe natë heshtur
veshët m’u shurdhuan
nga gjumi marrë 
sytë m’u verbuan

nuk pash dritë
as nuk dëgjova
ëndrrën e lash
pastaj u zgjova

mëngjesi plot diell
me tëseç u gëzova
jam në jetë i thash
ëndrrës që m’kish marrë
me vete i them
do të vijë prapë…!

ME VALSIN E DASHURISË

Me valsin e jetës të ndjej dashuria ime 
si një këngë zemre që hedh hapat me ritme,
ashtu si një fëmijë e porsalindur mësova
të më bindesh me hapa dalëngadalë të lozja.

Hedhur krahun tënd mbi timin sup
e të mbeshtetesha unë në gjoksin tënd,
në tingujt e zemrës seç u ndjeva e gjallë
pas kaq rrahjesh melodi, valsi e këngë.

Dashurisë i kënduam me vargje e fjalë
sa malli për Ty nuk më lëshon kollaj,
ajo më mban pesh mbi sferën e natës
ku yjet lëvizin, e më duken si sytë që kam dashur.

Dashuri, dritë, arome, shprese e jetë
linde tek unë per të mos vdekur në trupin e një tjetre,
nën lëkurën time zure shtrat e streh”
dashuri e palëkundur, nga shpirti im kurrë nuk pr

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.