NJOFTIM NGA MICHIGANI : PAFAJËSI PËR PAL RAKAJ …

0
228

Gazeta “Dielli”, e cila botohet në Amerikë si një botim i “Vatres”, në numrin e saj të muajit Gusht, veçmas të tjerave kjo gazetë sjell një njoftim. Ne po e botojmë të plotë këtë njoftim. Lexuesit kanë mundë si të shikojnë efektet e drejtësisë Amerikane.

Gjykata e Macom County Michigan i jep Pafajsinë z.Pal Rakaj

Më 21 Gusht 2015, u arrestua Pal Rakaj , i cili më pas u nxor nga arresti për ta vazhduar gjykimin në gjendje të lire. Vetëm një tingëllim gjuhësore si i njëjtë (në fakt) u tjerr dhe u degjenerua si një fjalë (Fuck-fak), që vetë Amerikanët nuk e kanë për asgjë që ta përdorin si bukë e djathë . . . Kjo fjalë kur pretendohet se i është thënë një fëmije 15 vjeçare është shumë problem. Keqkuptimi i kësaj fjalie ‘në fakt’ që u mor si (Fuck-fak) i kushtoi Palit, rreth dy vjet në Gjykatën e Macom County Michigan. Amerikanët e mësuar me këto probleme e shikuan në forma të ndryshme arrestimin e tij. Kurse shqiptarët, të indokrinuar deri në palcë me propagandat e gënjeshtra të Partisë se Punës, që besonin çdo shpifje të regjimit e bartën sëmundjen e shpifjeve me vete deri në Amerikë. Disa prej tyre u ingranuan në sharje e fyerje kundër Palit, mirëpo shqiptarët nuk e kuptojnë akoma se këtu i thonë emrit: Amerikë, dhe se askush nuk mund të gjykohet dhe denigrohet pa vendimin e trupës gjyqësore.
Pali, as nuk e kish menduar kurrë një gjë të tillë. Dhe jo më ta bënte, se kjo nuk është në traditen e shqiptarëve. Megjithatë, Pali, duke parë se disa shëmtira po e atakonin atë dhe nëpërmjet tij dhe Vatrën, ai kërkoi largimin nga Vatra, deri në verdiktin e Gjykatës Amerikane. Ky akt, u përshëndet nga ish Kryetari i Degës Michigan Alfons Grishaj dhe ish Kryetari i Federatës Parashqiptare të Amerikës “VATRA” dr. Gjon Buçaj, duke e kuptuar largimin e tij të përkohshëm nga Vatra, si një akt përgjegjësie dhe ndershmërie nga ana e tij.
Gjykata Amerikane, i dha pafajsinë Pal Rakaj, me, 25 Korrik 2017. Z. Rakaj nuk dha asnjë shenjë gëzimi. Barra e rëndë që i kishin vënë mediat dhe gojët e liga e kishin çuar para një betimi: Ata dhe ato që u munduan ta përbaltosnin figurën e tij, do të përballen para Gjykatës Amerikane, në bazë të ligjeve, duke përfshirë dhe disa media që nuk kërkuan ndjesë për gabimin e paragjykimeve, të cilat i shkaktuan Palit, problem serioze shëndetësore . . . Lista është bërë gati, dhe pritet një Kasë zhdëmtimi moral dhe financiare. Avokat i këtij rasti do të jetë një avokat shumë i shquar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës . . .

Urime Z. Rakaj dhe familjes së tij!

Zoti e Bekofte Ameriken!

POEZI

Mos e zant ken rreziku
Mos u bafsh për fjal t’miletit
Atëher dim se kush ashtë miku
Atëher dim kë ke prej vedit

Hetuesi prokurori
Deshtën ftyrën me ja nxi
Kur akuza ju doli rrenë
Pali mbet ai që ka kenë

Rroftë drejtsia amerikane
Që e rrëzoj kyt akuz
Dikuj ndoshta s’ja pat ana
Por ngri ju ka buzqeshja n’buz.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here