Njerëzimi dhe veçmas Kombi ynë , ka një Nënë , quhet e Shenjtja Nënë Tereze!

0
585

Më:26.08.2017

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

… 

Simboli i Nënës Shqipëtare, i njohur në mbarë botën, për vyrtyte, të cilat i admiron njerëzimi, tashmë i jep vendin meritor përmes Shenjtës Nënë Tereza! U plotësu Binomi i Figurave Kombëtare, të përbërë nga Gjergj Kastrioti dhe tash nga Nënë Tereza!
Më 26.08.1910 u lind në Shkup të Shqipërisë ( pjesë e Vilajetit të Kosovës) nën Perandorinë Osmane!
Kisha Katolike, nuk ka njohur asnjë Shenjte tjetër me emërin Nënë, epitet që sërish gëzon, krenon dhe nderon Kombin Shqipëtarë!
Kongregacioni i Misionareve të Bëmirësisë, të cilën e themeloi Shenjta Nënë Tereza, në vitin 2012, kishte më tepër se 4500 motra dhe vepronin në 133 vende të botës!
Që për së gjalli e nderoi njerëzimi, për humanizmin e pashoq që bëri, u nderu edhe me çmime ndërkombëtare, si më 1962 me Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe më 1979 me Çmimin Nobel për Paqe!
Më 19 tetor 2003, u Lumturua duke u quajtur “Tereza e Bekuar e Kalkutës”! Për t’u kanonizu si Shenjtore, duhej t’i njiheshin dy mrekulli, në bazë të Kishës Katolike, e që mrekullinë e dytë e njohu Papa Françesku, në dhjetor 2015. Kanonizimi i saj u bë më 4 shtator 2016!
Ndërroi jetë më 5 shtator 1997, e që më 5 shtator 2017, do bëhet Shugurimi i Katedrales Shenjtja Nënë Tereza në Prishtinë , nga Kardinali Ernest Troshani!
Në Qiell- tek Krishti, për ne Shqipëtarët, ndërmjetëson kjo Shenjte!
Shqipëtarët e kemi edhe një Arsye më shumë, që t’a lusim Zotin në Gjuhën tonë Shqipe!

 

 

 

 

 

 

SHARE
Artikulli i mëparshëmRapsodi Rrustem Beqiri ; ” Sozia ” i te mirënjohurit Dervish Shaqa …
Artikulli tjetërSe nuk e kuptova…

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here