NJË KUMTESË E VOGËL PËR KUVENDIN 315 VJEÇAR TË DHEUT TË ARBËRIT (1703-14-15 janar 2018) ..!

0
1295

Nga : Ndue Bacaj

“Populli em u ba rob, se nuk pat dijen”-(Papa Klementi XI)

Kishin kaluar 224 vite kur diellin e qiellit të Arberisë “Skenderbegejane”e kishin mbuluar retë e zeza aziatiko- turko-osmane. Po kaq vite në keto troje mbizoteronte erresira . Rrezet e diellit ishin zevendesuar perdhunisht me ato të gjysemhenes të zbehte ,ndresa mbi token arbenore shprazeshin pa pushim gjamë ,vetimë , rrebeshe  e stuhi të shoqeruara me acare të pafundme ,që shqiptareve po u “asfiksonin” jo vetem trupin ,por edhe shpirtin…Shqiptaret në pergjisthsi e ata të Gegnise në veçanti nuk ishin nënshtruar asnjeherë , por kishin luftuar me heroizem të pashoq, ndonse prej më shumë se dy shekujsh u mungonte shpata toksore e hyjnore e races Iliro-Arbenore,Gjergj Kastrioti Skenderbeu , mesia qe shpetoi besimin e qytetrimin kristian  në Europen e shekullit XV… Në ketë Europ që tashma  qendronte e strukur me zemer në dorë , e me sytë nga qielli… Në keto kushte “vetmie” mjaft nga shqiptaret  kishin ndryshuar besimin ,shumë kishin bashkepunuar me pushtuesin, por nuk mungonin edhe ata që kishin  qendruar besnik të besimit jetdhenes Kristian-katolik, që në keto vite identifikohej me atë shqiptarë… Gjatë ketyre shekujve pushtuesi turko-otoman perveç kerbaçit (dhunes) edhe kulaçit (joshjes me pasuri dhe ofiqe zyrtare), kishte arritur që në themelet e shoqerise solide të ketyre trojeve (familjes dhe menyres së jeteses) të fuste dinakerisht “helmin” e veseve, dhe menyren më të keqe të jeteses , që do të gerryenin nga brenda  jeten e virtyteshme të shqiptarëve… Tashma grigja kristiane e Arberisë  ,por njekohesisht edhe “fara” Europerendimore e saj , gjindej në zgrip të mbijeteses. Në keto kushte kishte lindur nevoja e një kuvendi historik ,vendimet e të cilit per  t’i venë në jetë në trojet arbenore kishin nevojen e  njohjes dhe perkrkrahjes  nderkombetare e veçanarisht të Selise së Shenjte.. Kleri më i lartë shqiptare prej kohesh e kishte njoftuar Selinë e Shenjte per gjendjen e grigjes katolike shqiptare me anen e relacioneve , letrave e dokumenteve të ndryshme , si dhe  i kishin kerkuar Selisë së Shenjte ndihmë per  mbjatjen e nje kuvendi historik…

Pergatitjet dhe njoftimi për Kuvendin e Dheut të Arbërit…

Vetë Krijuesi kishte bërë emer që në krye të Selisë Shenjte në vitin 1700 të vinte Papa Klementi i XI ,prej mishi e gjaku Arbënor , familja e të cilet nga fundi i shekullit XV ,ishte detyruar të largohej në drejtim të  trojeve italiane ,per ti shpetuar pikrisht kesaj mizorie turko-otomane..  Per të realizuar kuvendin historik me emrin domethenes “Kuvendi i Dheut  Arbërit” u ngarkua  figura e ndritur pastoriale e grigjes katolike shqiptare e më gjerë , Arqipeshkevi i Tivarit e Diokles , (1701-1712) At Vinçenc Zmajeviku , (i lindur ne Perast te Kotorrit me 1670 ,dikur treve etnike Ilire ). At Vinçenci mbasi mori bekimin  nga  kreu i Selisë së Shenjte filloi vizitat baritore per të njohur  gjendjen e besimtareve , famullive , kishave dhe shkollave pranë tyre… Kontaktet e Zmajevikut me shqiptaret “katolik”kishin qenë të perhershme e të aferta edhe më perpara , por tani ato thellohen më teper. Me daten 2 dhjetori At  Vincenc Zmajeviku  (me miratimin e Papes )  leshon leterqarkoren ,me të cilen njofton të gjithë kleriket shqiptare  per mbajtjen e kuvendit  të Arberit në katundin Merqi të Lezhes me datat 14 dhe 15 janar të vitit 1703.. Në ketë  kuvend  ftoheshin drejtuesit kishtar shqiptare si ; kryepeshkopet e Durresit e Shkupit , peshkopet e Shkodres ,Lezhes, Pultit , Sapes , 45 krerë e fumultare dhe 200 besimtarë të shquar te Arberise e tjer..  At Zmajeviku  në letren që u dergon Kryeipeshkvijve , Ipeshkvijve dhe mbarë meshtarise të Arberisë ,por edhe Serbisë… ndër të tjera u shkruante :
”…. Gati është duke mbaruar muaji i tretë ,që unë duke e bartur barren e rendë ,që më vuri në qafë Shenjti At Pape ,pa pushuar jam  duke kaluar qytetet ,katundet ,lagjet  e gjithë  mbarë kopshtin (bashtinen) e Tenzon. Duke kqyrur vreshtin e Tenzon… Oh  ç’mjerim pashë .. E pashë kete vreshte të prishur ,të shkaterruar ,të lënë si një gjë e mbetur shkretë , mbuluar prej ferrmacash ,prej ferrash ,prej rrozgash ,e pashë  në vend që të qesin rrush duke qitur larushk. Ketë vreshtë  e shkeli   me ndihmen e njerzve të keqij, ai armiku i moçem i Tenzon (turku..N.B.)…. i cili nuk pushon prej zemres  së keqe per të prishur faren e mirë që është mbjelle në  kopshtin e Tenzon…Ndër gjithë keto ngaterrime e peshtjellime  çka do të bejme o vellezer ?   A do të shkojmë motin duke qarë  hallin e zi  , apo do të mundohemi ta sjellim mbarë vreshtin e Tenzon ?. Mos qofte thënë, që puntoret e ketij vreshti të rrine me duar kryq  në brez ; por zelli që do të kenë per të madhin Zot , ti pushtoje zemrat e tyre per tju perveshur punes . Të hyjmë pra ta punojme vreshtin, që e kemi para syvet ,të hyjmë ta dlirim prej ferrave , e ferrat ti kepusim në rrenjë  që të mos dalin perseri…Ju pra o vellezerit e mi ,kryeipeshkvij ,jeni thirrë prej meje , e ju ipeshkvij që jeni nën mua , dhe meshtarë të tjere ,të paret e kishave , duke ju urdheruar po ju bejë të ditur  që të vini e të mblidhemi në Kuvend të Arberise që në dashtë Zoti ynë ,do ta bejmë të dielen e dyte mbas ujit të bekuar ,në Kishë të Shenjtit Shen Gjon Pagezuesi  në katund të Merqise  në Dioqez të Lezhes….. Vincenc Zmajeviku…Shkruar në të dhjeten ditë të dhjetorit 1702”. (1).  At Vincenc Zmajeviku njofton edhe Papa Klementin e XI ,per permbushjen  e urdherit të tij me perkushtim të thellë në viziten apostolike , ku  me ketë rast ndër të tjera i shkruan : “…Ti më urdherove ,o Shenjti At Pape , ti vizitoj e ti ve re , si vizitor apostolik kishat e Arberisë (Shqiperisë), dheut tim. Unë  iu permbajta urdherit , iu solla dheut reth e reth e gjithë mbarë e kerkova , dhe pashë  nevojat e Shqiperise. Pashë vuajtje shumë. Qytetin ,që më parë ishte i pari i të gjitha vilajeteve (Shkodren N.B.),  venë në haraç , Zojen e njerzve me futë në krye ,kalanë e trimave të rrenuar ,murin dhe meterizin e forces sonë të çartur e prishur ; pashë të pafetë hyrë në vende të shuguruara, kishat perlyer ,lteret ndyrë sa mezi pashë një vend ku mund të mblidhej populli në tubim. Pashë pleq duke vuajtur  ,meshtaret sherbetoret e Zotit duke qarë e duke lotuar ,barinjet e travajuar ,dhëntë  shperndare e tretur  neper pyll ; pashë  murtajen që mbyste njerzë e bente kerdi të madhe  neper të gjitha vendet. Keto vuajtje i pashë  dhe gjimova. Zemra e bashkuar me mjerimet e popullit tim donte të ndahej pergjysem , kur i shihja bijte e mi në rrezik të bjerrin fenë….Nën hijen tende ,o Shenjti Ate Pape  ,dheu i Arberise po gazmohet …që tash sa mot ka ndejtur i harruar ,varferuar  e  mbuluar prej mjegulle , por  nën një Pape shqiptarë  po del në dritë , e mezi pret të fitoje namin e lumninë e moçme…” (2).

Disa nga zezat që kishin prekur objektet e kultit dhe menyren e jeteses ndër shqiptarët katolik …

Shqiptaret (katolik) të shquar ndër mote per pastertinë e figures morale ,dhe per shenjtenin e familjes e kunores  ishte mbytur në mekate e vese  të shemtuara ,por i gjithë ky mjerim nuk kishte ardhur  vetem per faje të  “grigjes” , por edhe  per fajin e disa “barinjeve” shpirterore (prifterinjeve) të cilet me veprimet apo mos veprimet e tyre e kishin lënë grigjen në meshirë të udhes plotë mjegull të perzier me tymin  helmues që perhapte pushtues turko-otoman. Disa nga mekatet më “kryesore”që behen të ditur në matrialet shkresore të Kuvendit të Arberit ishin : Marrja per grua e kunates (moter e gruas ,apo nusja e vellait),grabitja e vajzave e grave të huaja ,kurveria edhe brenda farefisit , fejesa e femijeve që në djep ,si dhe blerja e vajzave me para per djem.. poligamia (martesa me më shumë se një grua), më të cilat kisha nuk u bekonte kunoren. Raste të  tilla kishte jo pak ,madje kishte edhe prifterinjë që ishin martitirizuar  kur kishin kerkuar të ndalonin poligamin. Një ngjarje e tillë tragjike kishte ndodhur edhe në Malesi të Madhe në shekullin XVII , e pikrisht  me daten 14 dhjetor  1644 ,kur dy Eter misionarë Franceskan ; Paolo nga  Mantova dhe  Salvadore nga Offida (italian) , kishin refuzuar të flinin pranë  një familje të njohur në Kelmend, pasi kryefamiljari mbante një grua me kunor dhe një pa kunor. Kelmendasi që  kerkonte të strehohen  dy meshtaret në shtepin e tij  e ndau gruan pa kunorë ,por gjinia e gruas së ndarë  (nga kastrati) më vonë u zuni prit  dhe i vrau dy misionaret.. (3). Gjithashtu ishte venë re edhe mungesa e  regjistrave të  kishes ,ku prifterinjet nuk regjistronin  të dhenat jetesore-fetare  per çdo familje e famulltar të famullisë tyre…(4). Mjerisht konstatohet se  prifterinjet ishin edhe të pa kompletuar me  arsimimin perkates , ku kjo padije i kishte çuar deri aty sa kishte prifterinjë që shkruanin edhe hajmalia , dhe në letrat trekendeshe  të cilave shkruanin thenie biblike ose lutje..(5). Shpesh  per pa -aftesi ,por edhe kryeneçsi të prifterinjeve shumë katolik kishin lënë fenë e Krishtit dhe ishin bërë muhamedan. Një rast i till “interesant”  tregohet per zonen e Anes  Malit ,ku një prift diten e Pashkeve donte të mbante meshen  në oren e zakonshme të dites ,por besimtaret nuk kishin arritur të vinin të gjithë ,ndaj i ishin lutur priftit  të priste edhe pak ,por ai me kokefortesin e tij  nuk ju a vuni veshin dhe i kercenoi se di ti shkisheronte nese kembengulin të vonojnë meshen. Në ketë moment banoret e  Anes  Malit  të verbuar nga zemrimi dhe nga një krenari e rreme të drejtuar nga i pari i tyre ,me flamur të shpalosur  moren rrugen per te Pashai ne Shkoder,dhe atje  u shpallen të gjithë musliman.. (6). Por me e keqja kishte ndodhur kur prifti i Jubices Dom Nik Leka (ne vitin 1674)  kishte braktisur  besimin Kristian dhe ishte bërë  musliman ,dhe turqit në formë pershendetje  u thonin besimtareve katolik ,behuni edhe ju turq (musliman..) si  prifti juaj.. (7).. Ndersa në një relacion (të At Zmajevikut) i cilesuar edhe në dokumentet e Kuvendit të Arbënit, që tregonte per gjendjen e popullsisë së Shkodres e Malesisë ndër të tjera gjejmë të shkruar :” Vërejmë me të madh hillërim të zemrës sonë si shqiptarë dhe si meshtarë, që ia duam të miren ketij dheut tonë , që gati të gjithë turqit , (keshtu i quanin edhe të krishteret që ishin konvertuar në fenë Islame ,N.B.), që sot kanë zënë vend në Shkodrën tonë , kanë dalë prej malësorve të krishterë , të cilët sidomos në kohë e Mahmud Pashës , që kanë mbetur në Mal të Zi , në kohën e Ibrahim Pashës e të Mahmut Pashës , shumë herë per asnjë send , po prej kryeneçësisë e ndërronin fenë e beheshin turq. Turqit e Podgoricës , të Pejës , të Gucisë , të Gjakovës gati të gjithë janë bijtë e malësorve të krishterë , që kanë dalë ose prej Hotit , ose prej Grudet , ose prej Kelmendit , ose prej Pultit e sidomos prej Alsiçjet….(8). Në keto kohë  bënte kerdinë edhe SKIZMA (ortodoksia) ,e cila duke mashtruar me kristianizmin e “perbashket”  kishte arritur ti shkepuste grigjes katolike  jo pak shqiptarë katolik , por  edhe i kishte shpallur luftë besimit katolik (që e njesonin me kombesin shqiptare)… Në keto kushte të vështira  shpesh perfterinjtë detyroheshin të strehoheshin edhe neper shpella ,siç mund te shenohet rasti i priftit të Grudes At Bartolomeut..(9). Në keto momente  ,“fara” katolike e shqiptarise gjindej në zgrip të mbijeteses, edhe nën peshen e taksave dhe mohimit të të drejtave më elementare të ketij komuniteti ,pasi identifikohej me  pengesen kryesore per krijimin e një “ishulli” turko-aziatik në Europe.

Kuvendi i Dheut të Arbërit…

Kuvendi i Dheut të Arbërit siç ishte njoftuar u zhvillua në ditet e caktuara të 14 – 15 janarit 1703 në katundin Merqi të Lezhes dhe u hap me fjalen brilante të At Vinçenc Zmajevikut ,ku një pjesë fare të vogel të kesaj fjale po e rikujtojmë : “…Fortuna e stuhia e detit  ,krisma e furia e ferrit  janë perpjekur bashkë per  t’i   perpirë kishat tona ,aq sa edhe njerzit e mirë duket se mashtrohen. Shumë janë ndarë prej fesë ,mashtruar e tradhtuar prej thenieve  të shtremebra të njrzve ; të rrahur shumë prej tallazeve të tillë…druajnë se mbyten dhe dalin feje. Gjithë duke parë veten në rrezik të birrën ,duke qarë e duke dënesur  shtrijnë duart prej nesh  e kerkojnë ndihmen tonë. Ata që hiqen  rrëshan per të vdekur , t’i nxjerrim ,e ata që nisen të mbyten , pa pushim  tu shpetojmë barken (Kishen e Shqiperisë) të rrahur prej tallazeve ,duke pertritur e duke  e goditur ,ta sjellim mbarë e ta vëmë në vend të shendoshë , që tallazet të mos kenë  më çka ti bajnë… Gjatë dy diteve të kuvendit folen shumë nga pjesmarresit e kuvendit .Me  fjalet e tyre  ata treguan gjendjen e mjerueshme  në të cilen gjindej  kisha katolike  dhe famulltaret e saj. Në kuvend u miratuan shumë dekrete ,dhe u vendosen apo më sakt u rivendosen mjafte rregulla të detyrueshme per t;u zbatuar nga ipeshkvijtë , meshtaret dhe famulltaret. Ato janë të shumta të shkruara e ndara në kapituj , ku bie në sy detyrimi i zbatimit të shtatë sakramentve të vendosura prej Jezu Krishtit  si ; Pagezimi  ,Krezmimi , Kungimi (Eukaristia) ,Rrëfimi o Pendesa  , Vojimi i Shenjtë , urdheri i prifterisë dhe kunora  (e bekuar) e marteses..Gjithashtu u vendosen  rregulla të forta per të gjithë ata që nuk zbatojnë urdhenimet e Tenzon, deri në shkisherimin e tyre. Rregulla të forta u vendosen edhe per prifterinjët që i neglizhojnë detyrimet kishtare ,ku perveç zhvillimit të mesheve dhe zbatimit te sakramenteve ,ata duhet  të mbajnë  regjistrat e sakta të famullive të tyre ,ku të shenohej data ,dita e viti i çdo martese ,çdo lindje ,çdo vdekje ,çdo pagezimi ,çdo krezmimi , të shoqeruara keto me gjeneralitet qe kerkoheshin  me emrat e famulltareve , të prinderve (babë ,nënë), të kumarve ,nunëve ,dëshmitareve e hollesira të tjera të nevojshme.. Vlenë të theksohet se gjithçka shkruhej e shenohej në regjistra e dokumente të tjra kishtare duhej të shkruhej në gjuhen shqipe… Me kete rast kuvendi konfirmon edhe mirmbajtjen e mjaft shkollave që ishin ngritur pranë Kishave ,kryesisht në zonat malore, ku mesohej edhe shqipja e “kohes”,së bashku me dashurinë per fenë e të pareve , atdheun ,doket e zakonet me në krye besen ,bujarin ,trimerin , urtinë dhe  bashkejetesen…

Dekretet e Kuvendit…

Per të gjitha çfar u folë e vendos në Kuvendin e Dheut të Arbërit , u miratuan dekretet perkatëse , të cilat duhej të zbatoheshin nga meshtarët e famulltarë , si dhe hierarkia e lartë e kishes katolike në Arbëri. Per të mos “merzitur” lexuesit mendova që dekretet t’i rendisë vetem me titujt e tyre , si vijon:
“-Permbi besimin e fesë , -Permbi atë që e bën fenë e Krishtit , -Permbi ata të krishterë , të cilet ndonse kanë mohuar fenë në faqe të dheut mbahen turq dhe tinzisht mbahet të krishter , -Per çka do të ndahen të krishterët prej të pafeve , -Permbi detyren që kanë meshtarët per t’i mësuar të krishterët në punë të fesë , -Permbi detyren që kanë meshtarët të predikojnë Ungjillin , -Permbi të mbajturit e festave , -Permbi agjirimet e urdhëruara e permbi detyrat që kanë të krishterët per t’i mbajtur , -Permbi agjirimet e Kreshmeve perpara Pashkëve , -Permbi be të rrejshme ose të shtrembër , -Permbi sakramentet , -Permbi Pagëzimin , -Permbi Krezmimin , -Permbi pendesën ose të rrëfyerit , -Permbi eukaristinë ose kungimin , -Permbi vojimin e shenjtë , -Permbi sakramenin e urdhërit të priftërisë , -Permbi sakramentin e martesës , -Permbi zakone të mbrapshta të martesave të pakunorë , që janë per t’u hequr e per t’u ndaluar , -Permbi ipeshkvijtë , -Permbi borxhin që kanë ipeshkvijtë të dalin e ti vizitojnë kishat e dioqezat , -Permbi mënyren që ipeshkvijtë do të zbatojnë duke i treguar Kuvendit të Prpogandes punët e dioqezit të vet , -Permbi kufijtë e dioqezave të Zadrimës , të Lezhës e të Albanit që sot janë nën kryeipeshkvinë e Durrsit , -Permbi kufijtë e dioqezës Pultit , -Permbi dheun e Postribës , -Permbi shtepitë e konaqet e të krishterëve , që prej një dioqezi shkojnë në dioqezin tjeter , -Permbi kishat që do të mbahen me nderë e me devotshmeri , -Permbi lterët që kanë mbetur pambuluar , -Permbi meshët që meshtari ia thotë popullit në famullinë e vet , -Permbi rrobat e shuguruara , -Permbi varret dhe vendet ku varrosen të krishterët , -Permbi priftërinjët që kanë famulli , -Permbi fitime të priftërinjve , që ketyre u dalin prej gjërave të kishës , dhe permbi detyrimet që duhet të kryejnë mirë e si duhet , -Permbi shkollarët e Kuvendit Shenjtë të Propogandës (De Alumnis) , -Permbi fretrit misionarë , -Permbi shkollen e Kurbinit e të Lezhës , -Si do t’i bëhet mbrapa nevojave që ka dheu ynë…”.(10).
“Perfundimi..”!
Në fund të Kuvendit të Dheut të Arbënit , protagonistët e tij paraqesin “perfundimin” me “fjalët” të cilat po i citojmë : “Të gjitha ato punë që e kemi bërë , per arësye të detyres sonë e të kohëve të veshtira me sa ligje e dekrete , po i vëmë në gjyq të shenjtit Atë Papë të Romës , që është vikari i Krishtit në tokë , që është urdhëruesi i parë i të gjitha kishave , krijuesi e gjyqtari i pagabueshëm i të gjitha sendeve që i perkasin fesë e virtyteve ; e ketij per shenjë të ndergjegjes sonë , po i bienë me pervuajtëri të madhe në të dy gjunjtë , ne që jemi mbledhur me udhë (të drejtë) në ketë kuvend , ashtu me pervuajtni po ia paraqesim keto vendime Kishës së Shenjtë të Romës , që është nëna dhe mjeshtra e të gjitha kishave , keshtu edhe kardinalëve të kuvendit të shnjtë të propogandës ; keto punët tona t’i shikojnë , t’i gjykojnë e t’i pastrojnë dhe t’i forcojnë per nderë të Zotit të pushtetshëm dhe per të miren dhe per të rriturit e fesë katolike.
-Ne Vinçenz Zmajeviku , kryeipeshkëv i Tivarit , i pari i Serbisë , vizitori apostolik i Shqiperisë, keshtu urdhëruam e po vëmë doren (nënshkrimin) ketu në fund.
-Unë , Pjetër Zumi , kryeipeshkëv i Durrsit , pajtohem e po vë doren në fund.
-Unë , Pjeter Karaxhiqi , kryeipshkëv i Shkupit (emruar) , pajtohem e po vë doren time në fund.
-Unë , Gjergji ,ipeshkëv i Zadrimes , pajtohem e po vë doren time në fund.
-Unë , Nikollë Vlladanji , ipeshkëv i Lezhës , pajtohem e po vë doren time në fund.
-Unë , Nue Babi , ipeshkëv i Shkodrës (emruar), pajtohem e po vë doren time në fund.
-Unë , Marin Gjini , ipeshkëv i Pultit (zgjedhur) , pajtohem dhe po vë doren time në fund.
-Unë , frat Exhidio , prefeti apostolik i Misioneve të Arbënisë , pajtohem prej anës sime e prej anës së misionarëve.
-Unë , frat Frano Maria a Lycio , prefet apostolik i Misioneve të Maqedonisë , pajtohem prej anës sime e të misionarëve.
-Unë , frat Mertini a Gionima , i pari i trojeve të fretneve , pajtohem prej anës sime e të fretërve , që shkruhen de Observantia.
Frat Raimond Gallani Scrivani .(11).
Gjithë puna e Kuvendit të Arbënit  është  trashiguar e botuar (disa herë) që  nga viti 1706  e deri në botimin special të vitit 2003 (me rastin e 300 vjetorit..) ,si dhe emrat e korifejëve  të  binomit FE dhe ATDHE.. Ky  eveniment  me permasa toksore e hyjnore ka në “qiellin”e tij yllin “polarë” të kuvendit të Arberit, të perndriturin At Vinçenc Zmajeviku ,të rrethuar me yjet  e ndritëshme , pjesmarresit në ketë Kuvendin , (si ata që iu cituam emrat , dhe të tjeret , që nuk kemi mundur t’ua mesojmë emrat)… Vlen të theksohet se nga dhjetë nënshkruesit e vendimeve të kuvendit të Arberit , shtatë të paret janë qartesisht shqiptarë ,dhe vetem tre emra “tingellojnë” si emra misionaresh “italian”.. Vendimet e Kuvendit të Arberit u miratuan nga  Selia e Shenjte  me në krye Papa Klementin e XI dhe u inkurajuan per tu zbatuar në Dheun e Arberit e më gjerë. Kleri i lartë katolik per venien në jetë të vendimeve të Kuvendit zhvilloi disa sinode të shenjta në Shkoder ,Kasena , Obot ,e veçanarisht  dallohet sinodi i shenjtë i Beltojes i zhvilluar në vitin 1704..(12). Kuvendi i Arberit në pamje të parë dukej se kishte rendesi të madhe vetem per komunitetin Katolik të Shqiperise ,por koha tregoi se ky kuvend dhe vendimet e tij kishin vlera per të gjithë ata që e quanin vehtem me zemer e shpirtë shqiptarë të vertet  me orientim nga Perendimi.. Kuvendi i Arberit ishte  “balsami” hyjnore që ruajti të pa sterilizuar “FAREN” e shqiptarisë , që është e njejtë me atë Europerendimore , mbi themelet e të cilës është ndertuar Europa e Bashkuar (BE-ja), që dje e kishim ënderr, ndersa sot shpresojmë…realitet…
Referencat:
(1).Kuvendi i Arbënit 1703 , botues Kryeipeshkvija e Tivarit , Kuvendi Salezian –Prishtinë 2003 , fq.30-33.
(2). 2.Kuvendi i Arberit , po aty ..fq.12-14.
(3).Fulvio Kordinjano ,Shqiperia  permes vepres dhe shkrimeve  të misionarit të madh italian At Domeniko Pazzi….vll.II. fq.91.
(4).Kuvendi i Arbënit …fq.69.
(5).Fulvio Kordinjano ,Shqiperia….vll.I. fq.278.
(6).Hyacinthe Hecquard , Historia dhe pershkrimi i Shqiperise se Eperme ,ose i Gegenise , fq.47.
(7).Odette Marquet,Pjeter Bogdani ,letra dhe documente ,fq.142-143.
(8).Kuvendi i Arbënit , po aty , fq46.
(9).Fulvio Kardinjano..po aty ,vll.I. fq.102.
(10).Neper fletët e librit Kuvendi të Arbënit 1703..).
(11).Kuvendi i Arbënit , po aty , fq.150-151.
(12).Nevila Nika ,Dioqeza e Shkodres gjatë shek.XIII ,sipas doreshkrimeve  Arkivore ,fq.33-34).  
-N.B.-

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.