NIS KOMPOZIMI I RI I “TEPSISE” QEVERISESE NE SHKODER

0
1132

Ndryshimet ne institucionet e Qarkut te Shkodres duket se kane nisur. I pari ishte ne Drejtorine e Shendetit Publik Shkoder. Ne krye te ketij institucioni u emerua Astrit Beci. Nderkohe, pas emerimit te tij jane emeruar edhe dy drejtues te tjere. Keshtu Jetmir Lumaj eshte emeruar kete te premte drejtor i Konviktit te Universitetit ne qytetin verior. Me heret, Lumaj ka qene kryetar i PS-se ne Njesine Administrative Rrethina. Por, mbremjen e se Enjtes ka pasur nje tjeter emerim.Pas prefektit Çesk Millja nje tjeter ushtarak ka marre nje prej drejtorive te rendesishme ne Shkode. Gezim Selimi eshte shpallur fitues i konkursit te Ministrise se Drejtesise dhe do te jete drejtor i Burgut te Reçit. Selimi nje ish-oficer, sipas Ministrise se Drejtesise, ka marre piket maksimale perballe kandidateve te tjere. Selimi pritet te marre zyrtarisht detyren ne muajin shkurt te ketij viti, kur do te hapen edhe dyert e ketij burgu.Nderkohe qe mbeten ende vakante vendet e drejtuesve edhe ne disa drejtori, si Hipoteka, Aluizni, Posta, Drejtoria e Bujqesise, AKU dhe ISKSH. Me shume mundesi, emrat e drejtoreve te ketyre drejtorive do te behen publike ne keto dite. Me siguri ndryshimet ne institucionet e Shkodres nuk do ndalojne ketu , mbasi edhe të tjera instuticione pritet të njohin emra të ri drejtuesish , kjo më së shumti me qëllimin rritjen e përfomances qeverisese të maxhorancës . Të gjitha këto ndryshime tashmë kur kemi hyre në vitin elektoral duket se gjithcka do i sherbej këti qëllimi .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.