NE TUZ JEVREM BRKOVIQ IA DOREZON CMIMIN “TEUTA” MOIKOM ZEQOS

0
298

Në Tuz ka përfunduar edicioni I V-të I manifestimit letrar nderkufitar “Muzat e Alpeve 2017”. Në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, karvani I shkrimtarëve të trekufirit I cili përgjatë tri ditëve përshkoi komunat Istog, Shkodër dhe Tuz,  ia ndau  cmimin e përvitshëm për vepër jetësore “TEUTA”, shkrimtarit dhe stdiuesit të shquar shqiptar akademik Moikom Zeqos. Cmimin ia dorëzoi doajeni I letërsisë malazeze Jevrem Berkoviq, njëri ndër katër laureatët paraprak, krahas Dritëro Agollit, Mirash Martinoviqit dhe Ramiz Kelmendit.

…                                                              …                                                …

Dita e tretë përmbyllëse e edicionit të V-t letrar trekufitar “Muzat e Alpeve 2017” i mbajtur në Tuz filloi me vizitë në Muzeun e Etnografik të Malësisë, në të cilin karvanin e shkritmarëve të trekufirit I priti ikona e trashegimise kulturore, Shtjefen Ivezaj, I cili pëllëmbë pas pëllëmbe ka lëshuar shtëpinë e tij private për relikte trashëgimore, duke e shndërruar ndër muzetë më të pasur.Xhubleta mijëvjecare dhe flamuri kuq e zi, dy simbole te shenjta të trashëgimisë kombtare shqiptare si dhe nje public I mrekullueshëm dhe në numër nga vendi dhe diaspora, ishin imazhi më dinjitoz me ane të të cilit karvanit  shkrimtaëve do mund t’ju ofrohej mireseardhje në qytetin e Tuzit. Teksa  ulur në karriket  radhitura nën hijet e drunjve të shtëpisë së dikurshme e luksoze të Shtjefën Ivezajt të shndërruar në muze të katërfishtë, vapën përvëluese sikur vec për ta shuante një erë e hollë vere perzier me freskinë e poezisë dhë këngës shqipe e cila po dëgjohet gjithnjë e më pak në këto hapësira që po shkretohen ditë pas dite. Ndërsa, I madh gëzimi dhe poaq e madhe mirënjohja nga ky hero I trashëgimisë kulturore shqiptare I cili nuk ka një shembull të dytë në botë:“Unë jma I lumtur që keni ardhë në muezun e Malcisë t’më nderoni mua dhe gjithë Malcinë dhe falemidnerit për fjalët e bukura për Shtjefën Ivezaj dhe trashëgiminë tonë kulturore. Jam mirënjohës për ardhjen tuaj nga të tria shtetet dhe shpresoj të vini prapë dhe besoj se do të vini këtu edhe pas vdekjes sime.Ky takim është shumë me rëndësi sepse na bashkojnë. ”, tha Ivezaj, duke falenderuar për kontrbutin rreth organizimit, Gjeto Kolën Camaj dhe Nikolle Camajn.

Në “MUZAT e ALPEVE“ PER IVEZAJN TE KUJTOHEN AKADEMITE SHQIPTARE DHE AJO MALAZEZE

Studiuesi I mirënjohur I Malcisë Sokol Lulgjuraj, I cili krahas dy albumeve të botuara për trashëgiminë kulturore të këtyre hapësirave dhe treti pritet së shpejti, përkrah vështirësive nga goditja e papritur e sëmundjes, I shte në radhët e publikut, me kët ërast përcolli mesazhin e tij në gjuhën malazeze se:”Unë kam propozuar që Shtjefnit t’I lidhet një pension shtetror dhe që Akademia e Shqiperisë dhe e Malit të Zi ta deklarojnë si një ekspert I fotografisë dhe t’I ndahet nje pension shtetor që të jetojë ditët e fundit të jetës më dinjitetshëm”, tha Lulgjuraj.Elmi Kurti, lexoi poezi kushtuar heroit të trashëgimisë kulturore shqiptare Shtjefën Ivezajt , përderisa poetja Shefqete Gosalci, para këngës “thërret Prizreni mori Shkodër”me të cilën solli një emocion të vecantë ndër të pranishmit, tha se”jemi të nderuar për këtë muze për këta njerëz fisnik I cili ka arritur të ruajë gjithë këto artefakte që është një capital kultuiror dhe ndoshta një ditë dot ë trokasë në ndërgjejgen e isntiucinet q te mbrohen ato ne menyre insitucionale dhe  sipas meje këta njërëz janë heronj që kane arritur t; I ruajnë këto vlera”.

MOIKOM ZEQO : “IVEZAJ , SHEMBULL SE SI INDIVIDI E BEN CFARE S’ARRIN DOT SHOQERIA SOT”

Një e papritur e bukur për dr.Moikom Zeqon I cili i aka kushtuar jetën studimit shtegtimit pas gjurmëve te thesarit të trashëgiminë kulturore, promovimin e të cilit shoqata “TEUTA” e ka pjesë të misionit. “Befasi për mua, eshte shmebelltyre dhe shembelltyra t jane met e rendishme sesa fjalet Fjalet edukojnë shembëlltyrat. Shembelltyra e shtejfnit I cili eshte I zoti I shpisë, frymëzuesi,  ose konceptuesi pse sendertuesi I ketnografik eshte dicka e pashembullt.  Pra është një unikat. Nje shqiptar I cili tregon se  atë që mund ta bëj një individ I vetëm nuk mund ta bëjnë as një strukrurë e tërë njerezisht. Pra, është një admrim I madh por  I paartikulueshëm për ktë njeri”, tha dr.Moikom Zeqo.

Karvanit të “Muzave të Alpeve”, të përbërë nga prof.dr. Sali Bashota. Prof.dr.Anton Berisha, Ajetë Beqiraj, Smajl Smaka, Shefqete Gosalci, Mirash Martinoviq,  Mexhid Mehmeti e Agim Desku, etj.si dhe nga laureati I sivjemë I Cmimit “TEUTA”, shkrimtari dhe studiuesi I mirënjohur shqiptar, dr.Moikom Zeqo, në Tuz iu bashkangjitën figurat më eminente të letërsisë së Malit të Zi si Jevrem Berkoviq, Zuvdija Hoxhiq, Fran Camaj, etj., por famullitari I Kishës Katolikë shqiptare në Tuz, fra Pashk Gojçaj. Ndaj, Albert Kurtulaj, përfaqësues I Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës,  deklaroi se mbështetja e isnitucioneve të Kosovës për ngjarje të tilla do të jetë gjithmonë e pranishme. “Aktivitete të tilla janë të domosdoshme për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe si dhe njohjen dhe këmbimin të larta letrare që prezantoni të gjithë ju të pranishëm, njerëz të letrave. Dhe, mbështetja e instiucioneve të Kosovës nuk do të mungoj asnjëherë për prezantime të këtij niveli“.

MESAZHE TE FUQISHME NGA “MUZAT E ALPEVE” NE TUZ

Beqiraj, para historikut të “Teutës” uroi publikun për kurëorëzimin e përpjkejve të tyrre shumëvjecare për shpalljen e Tuzit ,komunë duke I bërë thirrje Malit të Zi që sic u  pavarëzua nga Serbia me votën e popullatës autoktone shqiptare brënda hapësirave të tij, të respektoj në ptni të drejtat e tyre si dhe të ndihmojë tutje shtetin e Kosovës në zgjidhjen e cështjeve të hapura ende.” Poezia kudnër luftës” mbi të cilën doli me kuntesë prof. Anton Nikë Berisha. Pasoi promovimi në- mungesë I librit “Këngët e përgjërimit-Zavjetne pjesme”, I autorit Lulzim Tafajt nga Kosova, I cili në castin e fundit mungoi për shkaqe objective. Për librin floën prof. dr. Sali Bashota si dhe shkrimtari I mirënjohur malazez, Mirash Martinoviq. Përderisa, ndarja e Cmimit për Vepër Jetësore dhe dorëzimi I tij nga laureati I parë Jevrem Berkvoqi tek lauerati më I fundit Moikom Zeqo, ishte kurora e edicionit të V-të letrar ndërkufitar, “Muzat e Alpeve 2017”, me motivacion të cilin e solli të plotë Beqiraj. “Erudit I rrallë  I  historisë dhe traditës së qytetërimit shqiptar, akademiku Moikom Zeqo me veprën e tij, iu takon  pararendësve të brezit të lindur pas luftës së dytë botërore, duke shprehur me një kurorë të re mendimtari dhe njeriu të shqetësuar dykuptimësine  e njeriut të sotëm,pa pasur dro  të na japë përgjigje të pafundme  në se është ky realiteti I  thellësive historike që ka krijuar njeriun, apo është njeriu I pa epur për ëndërrim që krijon realitetin e një bote të përbashkët  dhe universale”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e “TEUTËS”.

Dr. Moikom Zeqo, shkrimtar, piktor, studies dhe arkeolog I shquar I hapësirave mbarëkombtare duke marr në dorë “Teutën” e skalitur në gurë të Trepces, tha se:“Ështe ndjenjë e vecantë të marrësh cmimin “Teuta” pas recitimit te poezise kushtuar Teutes nga doajeni I letërsisë malazeze Jevrem Berkoviq. Ky sigurisht është një homazh me karakter te madh simoblik,sic është emri i teutes. Ne ende nuk jemi te ndergjegjshem pas 24 shekujsh se kush ishte në të vërtet “TEUTA”. Nuk jemi në gjëndje ta kuptojm sepse, pavaresisht se eshte shkruar ne ende mbetemi skllevër të një historiani imperliasit te kohës dhe ne nuk e kuptojmë dot domethënjen e kësaj figure. Teuta është një heroinë e madhe semantike, jo thjesht një mretëreshë. Ajo duke kundërshtuar tregoi dinjtietin e një popuplli të madh sic ishin iliret. “, tha mom Zeqo I cili falenderoi shoqaten Teuta pe ndarjen e keti jcmimi si dhe roganizatoren Jeta beqiraj për nje eveniment kaq te dinjitetshem.Takimin e përshëndeti edhe shkrimtari nga diaspora Fran Camaj, I cili I uroi mirëseardhje këtij karvani trekufitar:“Mirëseerdhët në Malcinë tonë-në Malcinë tuej,n’Malcinë e shqiptarisë dhe të   e cila ndonëse e lanun anash ka ruajt me krenari vlerat dhe traditat e popullit shqiptar. Tubime të tilla na afrojnë dhe na bashkojnë jo vetëm ne si shqiptar por edhe popujt tjerë me t’cilët bashkëjetojmë,përkundër problemve të shutma të cilat I kemi tejkaluar me mirësjellje dhe gjakftohësi për interesin tonë të përbashkët.Shpresojmë që takime të tilla të cialt na mungojnë, të vazhdojnë edhe në të ardhmen Në Tiranë, në Prishtinë, në Plavë guci e kudo tjetër“.

“FUQIA ME E MADHE MIQESIA NDERMJET POPUJVE”

Këmbimi I ndërsjellë kulturor në një gjuhë nga dy popuj të ndryshëm si dhe vlerësimi që iu bë letërsisë shqiptare nga shkrimtarët më të mirënjohur malazez, Jevrem Berkoviq, Zuvdija Hoxhiq(Berisha), Mirash Martinoviq, Dimitrov Popoviq si dhe Braho Adrociq, ishte një shembull se si dy popuj pavarësisht barrierave gjuhësore apo të cfarëdo lloji, mund të cmojnë vlerën ndryshe që ofron tjetri si vlera universale. Me këtë rast  poeti malazez Dimitrov Popovic, I cili shërbeu për shumë vite si mësues I gjuhës shqipe në Shqipëri për të pranishmit solli një fragment poeme nga Kadareja, të mësuar me porosimë e plakut Dul Alia në Dragobi, ku shërbeu si mësues, për të ndjekur egërsirat gjatë rrugës nëpër pyje. “Sepse,më thoshte plaku, aty kah arrin zëri I yt eshtë mbëtëria jote. Dhë kështu ishte, se bishat nuk afroheshin ndaj them:Si është mundur  që lafshet të gjëjnë gjuhë të përbashkët e njerëzit jo?”Përderisa, Moikom Zeqo shtoi se: “Fuqia e madhe eshte miqsia ndërmjet popujve.nsaim frashëri ka bërë një poemë “miqsia e vërtet e shqiptarëve që flet për miqësinë me popujt ballkanitk, që në shekullin e 19-të, pa e ditur se do bëhej Evropa e bashkuar.Ai eështë qytetar I Evropes së bashkuar pa u futur , ë të cilën flet për miqësinë mes popujve të Ballkanit,sepse ai ishte qytetar I Evropës së bashkuar pa u future juridikisht brënda saj. Ja kaq I menqur është poeti!Përderisa, një filozof I madh francez ka profetizuar se e ardhmja e njerrëzimit mund të shpëtohet nga poezia. Ndja mos u habitni se ne me forca dhe organzime modeste mund t; I shërbjme rignajlljes së oezise, më shumë se të gjithë njërzit që kanë pasuri të pafundme por s’kanë poezi.”

Edicioni I V I “Muzave të Alpeve”u organizua në kuadër të “Ditëve të Diaporës” në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Kulturë të Istogui, me Bibliotëkn Marin Barleti” në Shkodër, si dhe me Muzeun Etnografik të Malcisë, në Tuz, mbështetur nga Ministria e Diaporës se Republikës së Kosovës, pasuar edhe nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, si dhe komuna e Istogut, ku edhe filluan aktivitetet.Paraqitja diunjitoze e “Muzave te Alpeve 2017” në Istog, Shkodër dhe në Tuz, I cili në masë të madhe u përcoll nga mediat e të tria shteteve,  la pas vetes një rreze drite si meteor. Ndërsa, në gjirin e këtyre tri qyteteve të kulturës dhe traditës jehona e edicionit të V të manifestimit letrar trekufitar “Muzat e Alpeve 2017 Manifestimit Rajonale të Shkrimtarëve “do të jetojë edhe kohë të gjatë, përdërisa karvani I këtyre shkrimtarëve dot ë vazhdojë misionin e tyre fisnikn nëpër komunat e trekëndëshit kufitar:Kosovë-Mal I Zi-Shqipëri”.

Sh.R.Sh “TEUTA”

SHARE
Artikulli i mëparshëm“TEUTA” MBRETERESHA QE “MBRETEROJ” SOT EDHE NE TUZ
Artikulli tjetërTRUPAT – SKELETE ESHTRASH, KU JANË ??

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here