NE PISTEN E VALLEZIMIT , NE RIMINI

0
291
Italy. Province Emilia-Romagna. Rimini. Tourists walk, take a rest, sunbathe and sleep on the sandy beach. Life in the summer on the beach. Rimini is located on the Adriatic Sea and is one of the most famous seaside resorts in Europe, thanks to its 15 km-long sandy beach. 17.07.99 © 1999 Didier Ruef

NGA : ALEKSANDRA PASKO

Si cdo te shtune edhe ate nate kishte feste ne Rimini.
Ne cdo rruge grupe njerezish degjonin kenge e kercenin, Sipas grupmoshave cdokush drejtohej aty ku i plqente,ku ndjeheshin me mire e ku plotesonin deshirat e tyre.
~Ke deshire te degjosh kenget e kohes tende te rinise?~me pyeti nipi.
Shume!-i u pergjigja menjehere.
Pas pak u ndodha prane nje piste vallzimi.Rrethuar me shume stola, ku rrinin te ulur te moshuar,kjo piste ishte nder me te frekuentuararat.Kenget e bukura te Milves,Mines,Celentanos,Rita Pavones e melodite e vallzimit te njohura aq mire nga une perhapeshin e hynin ne zemrat e degjuesve Shesh me ze te ulet shoqeroja edhe une ato tenge te dashura,qe me kujtonin rinine time.
Tani vallezim!-ftoi zeri nga mikrofoni.
Dhjetra cifte u ngriten.Ndonese vitet kishin bere punen e tyre,ua kishin kerrusur trupin,shtuar rrudhat ,hequr floket,ata perpiqeshin te vallzonin si dikur.Te shpenguar silleshin rreth pistes,dikush me shpejt e dikush me ngadale,dikush me buzeqeshje e dikush me serioz,por te gjithe ndiheshin njelloj,te gezuar.
Me vone u vune ne rresht .Ishin shume… Secili kercente ne vete,por me te njejtin hap.Dukeshin si nje trupe baleti.Edhe pse gati 80 vjecare,e kembet pothuajse i hiqnin zvarre,nuk kishin ndrojtje.Secili ne qejfin dhe ne boten e tij.
~Kercejme!?-me tha nusja e nipit.
-Kam turp.-U pergjigja shkurt.
-Pse?-me tha jo pa cudi.
Ajo kish vite qe ishte aty dhe nuk e kuptonte dot kete turp timin.
Ndonese kisha deshire te madhe te kerceja,e dija se kurre nuk do te dilja aty te vallezoja.Ne jemi mesuar ndryshe.

Italy. Province Emilia-Romagna. Rimini. Tourists walk, take a rest, sunbathe and sleep on the sandy beach. Life in the summer on the beach. Rimini is located on the Adriatic Sea and is one of the most famous seaside resorts in Europe, thanks to its 15 km-long sandy beach. 17.07.99 © 1999 Didier Ruef

 Sa ndryshe i kalojme ne oret e dites!!!
Mjaftohemi te lexojme dicka,te shkojme ne lulishte e te pime nje kafe,te flasim per ate fare politike,te ankohemi se te rinjte nuk na e varin,te marrim perdore niper e mbesa e t’i cojme nder lodra e me te moshuarit te ulen ne nje stol e te lozin domino.Po muzika,mjekimi i shpirtit,po vallezimi qe te ngre adrenalinen,po shetitjet jashte qytetit qe na largojne nga hallet e jetes,po vizitat ne pikat turistike…?
Jo! ato nuk i bejme.Nuk kemi para?Edhe kjo eshte,por disa gjera behen edhe pa para.Ne nuk kemi kulturen e te argetuarit te vetes.Me erdhi keq kur mendova se ata edhe pse pleq ndiheshin te rinj,kurse ne edhe pse akoma te rinj ndihemi te bere pleq.Me erdhi keq per veten dhe bashkemoshataret e mi!
Muzika vazhdonte te binte dhe kembet vazhdonin te leviznin ne ate piste.Une mbeta gjithe kohes si e ngrire!

SHARE
Artikulli i mëparshëmVIZITE NE SHTETIN E VOGEL…
Artikulli tjetërVasel Muçaj ; Mes dy dashurive , Amerikës dhe Shqipërisë !

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here