Në perkujtim të 106 vjetorit të memorandumit të 9 shkurtit të vitit 1912!

0
1384

Perg. : Ndue Bacaj – ( Historian i njohur )

Kishin kaluar vetem pakë ditë më shumë se gjashtë muaj nga koha kur kishte pushuar lufta antiturke e kryengritësve malësor , (sipas marrveshjes së dates 2 gusht 1911) , dhe qeveria xhonturke e Stambollit u kishte premtuar kryengritesve , njohjen dhe zbatimin e 12 kerkesave autonomiste   të memorandumit të Greçes (10 – 23 qershor 1911) ,por kjo qeveri nuk po i zbatonte kerkesat e Malsoreve dhe Shqiptareve ,edhe pse garantë kishin qenë fuqitë e mëdha të Europes së kohes. Duke parë ketë gjendje që rendohej çdo ditë nga turqit e rinjë (xhonturqit) Krenet e Malesisë së Madhe ; të Hotit ,Grudes ,Kelmendit , Kastratit dhe Shkrelit , por edhe ata të Shales , Shoshit e Kirit vendosin të mblidhen në Hot   dhe të formulojne një Memorandum tjeter të cilin ju a dergojnë Fuqive të Medha të Europes ,per të nderhyrë pranë Qeverisë së Stambollit , per zbatimin e premtimeve per të cilat ishte ndalur (perkohesisht) kryengritja e mvehtesisë dhe flamurit…. Në nderim e perkujtim të kësaj ngjarje diplomatike menduam të citojmë të plotë tekstin e memorandumit sipas dokumentit 148 që gjindet në Aktet e Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878 – 1912 , si më poshtë:

Hot 9 shkurt 1912

Memorandum drejtuar Fuqive të Mëdha me kërkesën per të ndërhyrë pranë qeverisë xhonturke per zbatimin e premtimeve të bëra prej saj malësorëve me 1911 :

“Ne ju parashtrojmë ankimet e hillura të malsoreve kunder shkeljeve nga qeveria osmane të marreveshjes së perfunduar vitin e kaluar midis sajë dhe neve . Kjo shkelje na detyron të shqetsojmë perfaqesuesit e Fuqive me kerkesen tonë per të nderhyrë pranë qeverise osmane dhe per ta bindur të marrë parasysh sa më parë të drejtat tona . Kerkesat që paraqitme mbeten në të vertet pa rezultat ; si rrjellim qellimi ynë duke paraqitur ketë memorandum është që të paralajmrohen Fuqitë per mundesinë e një prishje midis nesh dhe qeverise osmane , në rastë se kjo e fundit nuk do të plotesojnë ,brenda një kohe të shkurter ,detyrimet që ka marrë persiper në menyre të prerë vitin e kaluar:
  • Kur ne malsoret u kthyem në vatrat tona në vijim të marreveshjes me qeverine ,në morem sigurimin e një falje të pergjithshme ,që do të shpallej ,per “fajet” e kryera para vetë marrveshjes ;megjithatë perfaqesuesit e Portes nuk kanë munguar që të gjejnë çdo rast per të na fyer e poshteruar me reprezalje në kundershtim me sa ishim marrë vesh.

  • Premtimet në lidhje me zgjedhjen e mydirëve (kryepleqeve ) dhe të perfaqesuesve per çdo fisë nuk u mbajten ,sepse kjo nuk i shkon per hesapë Portes. Qeveria perdorë dhunen ,dhe kjo është në kundershtim me karten dhe me të drejtat që na u njohen edhe njeherë me anë të marrveshjes.
  • Shkollat fillore që na u premtuan per Shalen ,Shoshin ,Shkrelin ,Kastratin , Gruden ,Hotin dhe Kelmendin ,nuk u hapen dhe nuk u emeruan as mesuesit ,megjithse arsimi është nevoja me e madhe që ndjen popullsia jonë . Kjo tregon qartë se qeveria kerkon të na lërë në padije ,ndersa ne deshirojmë perparimin.

  • Megjithse qeveria na kishte premtuar ndertimin e rrugeve në Shale , Shosh ,Kastrat , Kelmend ,Shkrel e Grude ,asgjë nuk është bërë gjërë me sot. Është ndertuar vetem një rruge në Hot , por vetem per nevoja strategjike dhe aspak në interese të popullsisë.

  • Shumë familje ,të cilave u ishte caktuar një shperblim per shtepitë e tyre të shkaterruara dhe familje të tjera të cileve nuk u ishte caktuar asnjë shperblim,janë harruar krejtesisht si njera pale ashtu edhe tjetra dhe ndodhen në mjerimin më të madh.

  • Kishat tona dhe kuvendet tona janë shkaterruar dhe plaçkitur . Qeveria dhe komisioni as që mendojne të na zhdemtojnë .Prifterinjet tanë as nuk kanë ku të strehohen ,as edhe mjetet per të jetuar ,popullsitë tona nuk mund të kryejnë detyrat e tyre fetare.
  • Megjithse na është njohur me marrveshje e drejta per tu çdëmtuar per të gjitha demet që kanë pësuar pasuritë tona të patundeshme ,ne ende nuk kemi marrë asgjë. Qeveria nuk mendon të na çdëmtojë, as per arat , as per vreshtat ,as per kopshtet e shkaterruara ose të djegura ,as per varret e demtuara nga ushtaret ; nuk mendon të na kthejë as bagetitë as bletet e vjedhura nga bashibozuket që kishte leshuar kunder nesh Turkia , megjithse dihet kush janë vjedhesit.
  • Ashtu si Gruda ,Kelmendi , Kastrati , Shkreli, Shala dhe Hoti kanë të drejten që të marrin bukë dhe një lirë per një frymë-mashkull ,në çdo familje . Qeveria u ka mohuar ketë të drejtë ,duke shkelur keshtu marrveshjen,dhe keto dy rrethe ndodhen tani në një gjendje krejt të deshperuar .

  • Megjithse është urgjente që të dergohen në Shkoder kreret tanë dhe paria jonë me rastin e zgjedhjeve politike ,ne, megjithatë nuk guxojmë ta bejmë një gjë të tille ,sepse komisioni në Shkoder është formuar në menyre të paligjeshme (dhe me qellime të pabesa ) . Keshtu per fajin e qeverisë ne jemi zhveshur edhe ketë herë nga e drejta jonë e votes..”

Keto janë ankimet e hillura që ne ju parashtrojmë dhe kemi aresye të besojmë se perfaqesuesit e Fuqive do t’i marrin parasyshë. “

Memorandumi shkruhet se është nenshkruar nga 50 krerë të malsoreve të Hotit ,Grudes ,Kelmendit ,Kastratit ,Shkrelit ,Shales ,Shoshit dhe Kirit. Fatkeqësisht emrat e nëshkruesve të memorandumit nuk janë shenuar në dokumentin që cituam ,por nuk ka asnjë dyshim se ishin po ata atdhetar që kishin udhëhequr me trimeri e urti kryengritjen antiturke të Malesisë Madhe e më gjërë të vitit 1911 ,me në krye kryetrimin e shqiptarisë Dedë Gjon Lulin ,dhe shokun e tij të atdhetarisë Mehmet Shpendin e Dukagjinit… Është interesante se në Gazeten “ La Nazione Albanese “ Pallagorio (Catanzaro) ,të 29 shkurtit 1912 që e boton ,thuhet se memorandumi u miratua në një mbledhje të krerëve të malsoreve në Potgoricë ,me 9 shkurt 1912 ,ndersa në koken e ketij memorandumi shkruhet vendi i miratimit Hot , 9 shkurt 1912 ,gjë që ne kemi më arësye ta besojmë ,pasi Hoti ishte mali , bajraku apo flamuri i parë i Malesisë Madhe e më gjerë , madje ishte edhe vendi ku kishte filluar e marrë zjarr kryengritja antiosmane e vitit 1911 , si pararendëse e shpalljes së pavaresisë të Shqiperisë me 28 nentorit 1912…Gjithsesi ky memorandum vertetonte edhe njeherë se shqiptaret -malësor besonin te Europa e kohës , dhe se ishin luftetarë të zotë edhe me pendë (rrugë diplomatike) , po aq sa ishin treguar edhe luftëtar trima e të paperkulur me pushkë , në mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të drejtave të tyre , “zanat” që e kishin trashiguar besnikërish , shekull pas shekulli e brez pas brezi…

REFERENCA: – Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878 -1912 ,Fq.232 -233, ASHSH ,Instituti i historise , perg. Nga Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha ,Tiranë 1978.
-Gazeta “La Nazione Albanese” Pallagorio (Catanzaro ) dt.29.02.1912.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.